LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet pas 14 vitesh vrasja e Dodës, del në skenë 'Paçuku' i Elbasanit, ADN-ja iu gjet tek bishti i cigares dhe gjaku që la në maskë

Identifikimi i autorit të tretë, Florind Shabani, si pjesëmarës në vrasjen e Roland Rexhepit, është kryer përmes një analize ADN-je. Një profil gjaku i Shabanit u zbulua nga policia kriminale në një maskë të gjendur brenda një furgoni të bardhë tip “Reneault”, ku autorët e krimit kishin qëndruar në pritje të Roland Rexhepit.

12 Prill 2023, 14:47 Nga F.M
Zbardhet pas 14 vitesh vrasja e Dodës, del në skenë
Roland Rexhepi dhe Florind Shabani

ELBASAN- Pas 14 vite nga vrasja e Roland Rexhepit alias “Doda”, ish-shefit të sektorit të narkotikëve në policinë e Elbasanit, prokuroria e këtij qyteti ka zbuluar një person të 3-të, që ka marë pjesë në krimin e rëndë të ndodhur në 22 korrik 2009. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se bëhet fjalë për të riun Florind Shabani i njohur në Elbasan me nofkën “Paçuku”. Ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe dosja kundër tij është dërguar për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Elbasanit.

Identifikimi i autorit të tretë, Florind Shabani, si pjesëmarës në vrasjen e Roland Rexhepit, është kryer përmes një analize ADN-je. Një profil gjaku i Shabanit u zbulua nga policia kriminale në një maskë të gjendur brenda një furgoni të bardhë tip “Reneault”, ku autorët e krimit kishin qëndruar në pritje të Roland Rexhepit.

Po brenda furgonit janë gjendur 7 bishta cigaresh ku në dy prej tyre dallohen mbishkrimet e markave të duhanit. ADN-ja e Florind Shabanit, ka dalë edhe në njërin nga bishtat e cigareve, gjë që tregon se ai ka qënë pjesë e grupit të vrasjes së Roland Rexhepit.

Por përmes analizimit të ADN-ve në bishtat e cigareve të tjera dhe fijeve të flokut të gjetura në një maskë tjetër, e zbuluar shumë pranë hedhjes së automatikut, në 2009 policia e Elbasanit identifikoi dy prej autorëve pjesëmarës në këtë krim.

Armand Llakaj dhe Marjus Tafaj, u arrestuan më herët në 2009 dhe dënuan në vitin 2012 nga gjykata e Elbasanit, përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim dhe aktualisht vijojnë të qëndrojnë në burg.

Ndërsa Florind Shabani alias “Paçuku” është lokalizuar dhe arrestuar në burgun “Augsburg-Gabligen” në Gjermani, ku vuante një dënim për akuzën e “Kryerjes së Marëdhënies seksuale me dhunë”.

Tashmë ai është ekstraduar nga Gjermani dhe do përballet në gjykatë për akuzën e vrasjes. Sipas prokurorisë vrasja e “Dodës”, rezulton të jetë pasojë e përplasjes mes 2 familjeve, Çapja dhe Mema në Elbasan.

Dy vite pas vrasjes së ish-efektivit të policisë Roland Rexhepit, në 30 dhjetor 2011, vritet në Elbasan në një atentat vëllai i tij, Ilir Rexhepi.

Për këtë krim është identifikuar si autor Mihal alias Geni Toshi, i cili ka bashkëpunuar me një tjetër person nga Korça me A. Çollaku.

Por për shkak se brenda furgonit janë gjendur bishta cigare me ADN të ndryshme dhe profile gjurmësh të tjera, prokuroria ka kryer ekspertimi daktiloskopik krahasues me një rreth të gjërë personash.

Në dosje thuhet se gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasuar me gjurmët e shtetasve Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja, Agron Çapja, Enver Çapja, Bledar Muça, Sajmir Bako, Fatjon Hasa, Elvis Fetahu, Elis Killa, Dritan Hida, Alban Balliu, Dritan Myrta, Sajmir Osmani, Hysen Tafa, Viktor Tafa, Aurel Boçi. Por asnjërit prej tyre nuk rezultuan gjurmët e njëjta të gjendura në furgonin tip “Renault”.

florind shabani roland rexhepi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë