Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dukate Selimi nëna e Florian Selimit endet nëpër organet e drejtësisë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj.
FIER- Kur kanë kaluar rreth 4 vite nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësi për këtë ngjarje. Dukate Selimi nëna e Florian Selimit endet nëpër organet e drejtësisë për të kërkuar drejtësi për djalin e saj.
“Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme, i kam shkruar çdo lloj institucioni. Tani mbas 4 viteve, që seancë pas seance, mbi 24 seanca janë bërë, asnjë vendim nuk ka. Njëri është në burg për arsye tjetër, kurse tjetri, kam edhe një foto që endet nëpër seanca pa praninë e policisë, është i lirë domethënë. Kërcënime kam pasur nga ata”, tha Dukate Selimi.
Pas krimit, më 13 gusht 2019, policia në komunikatë zyrtare njoftoi se kishte zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen dhe se ishin arrestuar autorët e dyshuar të krimit, por sot pas 4 vitesh, kur pyetet në sallën e gjyqit shefi i krimeve thotë që nuk mban mend.
“Nga pesë dëshmitarë që kanë pasur për të dëshmuar, vetëm njëri prej tyre ka thënë ashtu siç e ka shkruar në letra, ka thënë të vërtetën, kurse të tjerët ngrenë pretendime se kanë pasur Covid, thonë jemi të sëmurë dhe nuk mbajmë mend asgjë. Edhe shefi i krimeve të rënda Adriatik Mehmeti thotë nuk mbaj mend asgjë. I thashë që keni dhënë edhe një komunikatë për mediat që është zbardhur dhe dokumentuar ngjarja, por tha nuk e mbaj mend. Duket qartë që ata kanë bashkëpunuar për prishjen e provave”, shprehet Dukate Selimi.
Nëna e Florian Selimit pretendon se janë manipuluar provat dhe se ka pasur ndërhyrje për të mbrojtur autorët. Ajo ka kërkuar të drejtën në çdo hallkë të sistemit drejtësisë.
“Na është thënë atë natë që janë gjetur prova dhe është zbardhur çështja, na është thënë nga shefi i krimeve të rënda. Ndërhyrje të institucioneve deri lart deri në shtet, pasi kam edhe foto që një deputet është në krah të tyre, domethënë kanë përkrahjen e institucioneve ligjzbatuese, por edhe deri lart”, thotë nëna e Selimit.
Ajo i bën apel shtetit shqiptar për ndihmë dhe organeve të drejtësisë të gjykojnë çështjen pa ndërhyrje dhe autorët të marrin dënimin e merituar.
“Kërkoj nga organet ligjzbatuese që këtë çështje ta marrin me seriozitet, mos na lënë që të kalojmë në vetëgjyqësi sepse gjakun e djalit tim unë nuk e fal. Kam humbur djalin e vetëm, e kam humbur padrejtësisht, është vrarë në rrugë, kërkoj drejtësi”, tha ajo.
Marrë nga BW
Moti TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizot...
Daniel Reci ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar ka shkuar që të flinte dhe nuk u zgjua më. Ngjarja e rëndë ka ndodhur Pistoi...
i semuri LUSHNJE- Rasti i 40-vjeçarit nga Plugu i Lushnjes, i cili mbahej i lidhur në një cep dhomë nga prindërit e tij, ka ngj...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se një person është...
Anselmo Karaj TIRANË- Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lidhen me Agjencitë e Punësimit, të ...
Policia TIRANË-Dy fëmijë, 10 dhe 11 vjeç, kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Rrogozhinë pasi jan&eu...
varrezat e Vlores TIRANË- Fiks Fare denoncoi neglizhencën e Bashkisë së Vlorës për të pastruar varrezat e qytetit në...
kabina bosh TIRANË- Parku Kombëtar i Dajtit konsiderohet si një nga destinacionet turistike më atraktive të kryeqytetit, që ...
Sibora Gagani ITALI- Rezultati i testit të ADN- së ende mungon, por të gjithë elementët dytësorë për të i...
Policia ITALI- Detaje të reja rreth vrasjes së shqiptarit Alfond Kola në Itali. Autori, shqiptari Petrit Gega mësohet se ka thën&e...