LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ka qëndruar 3-4 orë në operacion, i kanë fut hekur…” Fëmija përdoret si “karrem” për para në TikTok

Nik Kola hap live në TikTok me nënën e fëmijës, Xhevahire Laçi, duke kërkuar para në llogarinë “gofund” për Erjon Laçin.

6 Janar 2025, 21:13 Nga E. D
“Ka qëndruar 3-4 orë në operacion, i kanë fut
fotot ilustruese

TIRANË- Një denoncim i mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” ngre dyshime për një skemë të mirëfilltë mashtrimi në rrjetin social TikTok, me thirrjen për mbledhje fondesh për një ndërhyrje shëndetësore për një fëmijë.

Nik Kola hap live në TikTok me nënën e fëmijës, Xhevahire Laçi, duke kërkuar para në llogarinë “gofund” për Erjon Laçin.

Xhevahire Laçi: Ka thy vetë..

Nik Kola: Ia thy kama vlla para 6 vitesh, 5 vitesh edhe e kanë ba me allçi në Shqipëri 4-5 herë, 5-6 herë a kupton, edhe nuk u bante gja në Shqipëri, e është detyru, me çu herën e parë në Turqi, I kanë fut një tip hekri në kam, një tip makinerie, s’e di për Zotin. Edhe tashi duhet me shku me i drejtu komën.

Qytetari X: Sa vjeç është fëmija?

Nik Kola: 6 vjeç!

Qytetari X: 6 vjeç është fëmija edhe është rrëzu e ka thy kamën?

Xhevahire Laçi: Jo, jo nuk është rrëzu, po nga kontraktimet, nga ligështia.

Nik Kola: Prapë ne ti pak vëmenie, ore fol për fëmijën tan, se më keni lodh, pasha Kishën, jeni duke më detyru me iu sha. Pasha Zotin, te po ju shaj! Hajdeni mor njerz qtu, përqendrohu në live qtu, se jam live, or ti!…

Xhevahire Laçi: Vllezër e motra shqiptarë, ju lutem…!

“Stop” ka siguruar një dëshmi, ku një shtetas pretendon që Nik Kola i ka kërkuar, t’i gjejë një person të sëmurë, për të hapur një llogari “gofund”, për t’i ndarë paratë përgjysmë.

Dëshmitari: Më ka marrë në telefon, ai rrinte me 3 vetë në live dhe më tha që pash Zotin, na gjej noj një ka Lezha, noj sakat, noj invalid, naj të smun që t’i hapin një gofund dhe të ndajmë lekët përgjys, t’i japim naj far leku të vogël atij dhe lekët tjera t’i ndajmë përgjys. A kupto? Kët gjë ma ka thënë, mos i paça kalamajt!

Por, Xhevahire Laçi dhe Nik Kola bien vetë në grackën e mashtrimit të tyre pasi një qytetar u kërkon disa informacione shtesë për gjendjen shëndetësore të fëmijës.

Qytetari: Sa kohë ka zgjat operimi radhën e parë?

Nik Kola: Herën e parë ka hy në orën 12 e sa , ka nejt 3-4 orë në spital, në operacion. Xhevahire një 3-4 orësh, a sa ka nejt fiks? Se tash s’e di as unë mirë, o vlla…

Xhevahire Laçi: Ka nejt nja 3-4 orë në spital.

Qytetari: Nuk më bind o vlla, ta them kshu troç!

Nik Kola: Po jam tu të thanë, o shok 3-4 operacioni.

“Stop” komunikoi me zonjën Xhevahire Laçi, e cila fillimisht kërkoi të flisnim më vonë, e më pas bllokoi numrin.

Xhevahire Laçi: Po! Përshëndetje!

“Stop”: Po flas me zonjën Xhevahire Laçi?

 Xhevahire Laçi: Po! A mund të flasim më vonë, se tash kam një seancë gjyqësore edhe a mund të flasim një grimë ma vonë? Mbasi të mbyll seancën.

“Stop”: Po çfarë orë jeni e disponueshme?

Xhevahire Laçi: Mbas orës 11:30, qishtu mbas orës 12:00?

“Stop”: Ok në rregull!

Xhevahire Laçi: Të rujt Zoti, faleminderit edhe prej teje!

Pas saj, komunikoi me Nik Kolën, i cili tha se llogaria në “gofund” ishte anuluar.

“Stop”: Kam parë në TikTok që keni hedhur për këtë çunin që ka bërë operacion për kontribim.

Nik Kola: Jo, jo s’kena ma “gofund”.

“Stop”: Nuk jeni më ju personi?

Nik Kola: Jo, jo, është anullu.

“Stop”: Mund ta di arsyen ose ku mund të drejtohem unë sepse më erdhi vërtet shumë keq për atë.

Nik Kola: Ciao, ciao respekte vlla, se jam në live. Të rujt Zoti!


Në fakt “Stop” verifikoi se llogaria ishte e hapur dhe Xhevahirja i kërkonte paratë me “Wester Union” dhe “Moneygram”.

Xhevahire Laçi: M’i dërgo me “Wester Union”, po mujte! Të rujt i madhi Zot! Allahu ta shpërbleftë me të mira o Zot i Madh!/tvklan.al

nik kola xhevahire laçi stop

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet