LIVE UPDATES
Aktualitet

Kadastra e digjitalizuar, Karçanaj: 74 shërbimet e saj ofrohen në e-Albania, zero kontakt me administratën

Më tej në anlizën e saj drejtoresha e AKSHI-t ndaloi tek vëmendja e madhe që po u jepet jo vetëm shërbimeve digjitale por edhe përmirësimit të sistemeve.

11 Mars 2023, 20:25 Nga DOSJA
Kadastra e digjitalizuar, Karçanaj: 74 shërbimet e saj ofrohen
Linda Karçanaj

TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t Linda Karçanaj, informoi sot mbi transformimin digjital në Kadastrën Shqiptare ku të gjitha shërbimet e saj jepen online në e-Albania, pa asnjë kontakt me punonjësit e administratës. Gjatë prezantimit që Kryeministri Rama i bëri sot drejtueses së re të Agjencisë Shtetëtore të Kadastrës Dallëndyshe Bicit, drejtuesja e AKSHI-t tha se falë digjitalizimit, shqiptarët nuk mbajnë me radhë në zyrat e Hipotekës.

“Kur qeveria shqiptare nisi revulucionin digjital, edhe ato që ishin më optimistët nuk e besonin kurrë që do të kishim shërbime digjitale për kadastrën. Kishim parë çertifikata të gjendjes civile, dëshmi penaliteti por kurrsesi nuk mendonim që do të kishim vërtetime pronësie me vulë digjitale. E pra, sot të 74 shërbimet e kadastrës janë online në e-Albania. Që nga regjistrimi fillestar i pronës, regjistrimi i akteve të trashëgimisë, të saktësimeve të kufijve etj. 640 mijë aplikime janë bëre vetëm në e-Albania”- është shprehur Karçanaj duke theksuar se këto shërbime u kanë kursyer 110 vite pritje në rradhët e tmerrshme pranë hipotekave.

“Paralelisht kemi zhvilluar dhe integrimin me sistemin e noterëve "NISA". Kemi një sistem tjetër të integruar që ju shërben jo vetëm qytetarëve por të gjithë institucioneve publike. Që nga bashkia, prokuroria, gjykata, policia etj.”

Më tej në anlizën e saj drejtoresha e AKSHI-t ndaloi tek vëmendja e madhe që po u jepet jo vetëm shërbimeve digjitale por edhe përmirësimit të sistemeve.

“Është inplementuar rradha "FIFO". Pra ai aplikim që vjen i pari, ai trajtohet i pari. Kuptohet sipas tipologjisë së aplikimit. Që do të thotë që nuk ka më nevojë të kërkosh një mik në kadastër sepse mjafton të bësh një klik. Janë reduktuar ndjeshëm aktet e verifikimit me të cilat më parë edhe abuzohej ndjeshëm. Tani ato janë totalisht të monitorueshme dhe sistemi identifikon nëse duhet apo jo një akt verifikimit dhe qytetari njoftohet menjëherë nëpërmjet mesazhit në telefon ose nëpërmjet emailit mbi dokumentin që po kërkohet për llogari të tij.”

Karçanaj ka vijuar me të tjera shërbime e sisteme duke e vënë theksin edhe më shumë tek fakti se tashmë në kadastër kemi një sistem multifunksional të integruar i cili është në shërbim të të gjithëve, me infrastruktura të përmirësuar si në qendër ashtu edhe në zyrat rajonale, ç’ka ka zhdukur kështu vonesat në ndërveprimet me sistemet e tjera.

“Tani jemi gati për implementimin e teknologjisë "Blockchain" i cili po bëhet në këtë moment që flasim për të gjithë transaksionet e pronës. Do kemi siguri për çdo veprim, për çdo ndryshim ku qytetarit do t’i shkojë njoftim për çdo ndryshim të bëre në pronën e tij.”

Në fund të fjalës së saj, drejtoresha Karçanaj tha se ne lidhje me legalizimet, tani do të digjitalizohet i gjithë procesi, pra çdo hap do të jetë digjital, transparent dhe përgjigja do të jetë me vulë digitale.

linda karcanaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen