LIVE UPDATES
Aktualitet

Kalendari i shfaqjeve private/ Si e “privatizoi” Altin Basha Teatrin Kombëtar

Që prej emërimit në krye të këtij institucioni, Basha vendosi infrastrukturën dhe burimet e Teatrit Kombëtar në dispozicion të aktivitetit të tij privat dhe familjar.

31 Gusht 2023, 18:15 Nga m.s
Kalendari i shfaqjeve private/ Si e “privatizoi” Altin Basha Teatrin
Altin Basha dhe Ilirjana Basha

Altin Basha u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar në 12.12.2022. Ngjan si datë apokaliptike, por në fakt mund të jetë pikënisje për monopolizimin e kalendarit të Teatrit Kombëtar. Që prej emërimit në krye të këtij institucioni, Basha vendosi infrastrukturën dhe burimet e Teatrit Kombetar në dispozicion të aktivitetit të tij privat dhe familjar.

50% e prodhimeve që u vunë në skenë në 6 muajt e parë të drejtimit të tij në Teatrin Kombëtar, janë prodhime private të atij vetë ose të bashkëshortes së tij, Ilirjana Bashës.

Ai e çeli sezonin e drejtimit të Teatrit me një premierë private ku është vetë regjizor dhe gruaja e tij skenografe dhe kostumografe, duke vënë në dispozicion të një shfaqjeje private infrastrukturën e Teatrit Kombetar. Duke ndërprerë shfaqjet e kalendarit të teatrit, duke lënë trupën pa punë dhe duke okupuar skenën e teatrit me një shfaqje private që nuk përfaqëson logon e e Teatrit Kombëtar por është produksion 100% privat i Altin Bashës me producente bashkëshorten e tij Iliriana Basha. Për këtë, ndërpreu shfaqjen e Institucionit Ivanov.

Në 28 Dhjetor 2022 “Jesus Christ Superstar” është premiera me të cilën Altin Basha nis punën si Drejtor i Teatrit. Shfaqja ka si producente gruan e tij dhe si regjisor vetë atë. Një veprim në shkelje të hapur të ligjit, por që bie në syrin qorr dhe veshin shurdh të Elva Margaritit. Por ky është vetëm fillimi. Më poshtë po listojme shfaqjet e ngjitura në skenën e Teatrit kombëtar dhe autorët e tyre

Dhjetor 2022 Jesus Christ Superstar – producente Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Janar 2023

Edmond – Teatri Kombëtar

Çifti – Produksion privat, regjisor Altin Basha, Skenografe, kostumografe Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Shkurt 2023

La Baby Sitter – produksion Vasian Lami

Shtëpiakë të dëshpëruar – produksion Artan Imami

Tërësisht të Huaj – produksion Privat – kostumografe Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Mars 2023

Monologjet e Vaginës – produksion privat, regjisor Altin Basha

Çifti – produksion privat, regjisor Altin Basha, skenografia, kostumografia Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Tërësisht të Huaj – produksion Privat – kostumografe Ilirjana Basha (bashkëshortja)

Java e Kosoves

Orfeu Zbret ne ferr – produksion teatri Kombetar

Prill 2023

Orfeu Zbret ne ferr – produksion teatri Kombetar

Maj 2023

Endrra ime Rina – Teatri Kombetar

Certifikata e Martesës – Teatri Bylis

Me lehtësi mund të numëroni që janë 13 produksione nga të cilat 6 janë private të drejtorit në disa raste, të drejtorit dhe gruas së bashku, në raste të tjera, të gruas. Me një llogari të thjeshtë në 6 muaj 23% të kalendarit të aseteve të Teatrit Kombëtar i ka përdorur trupa e teatrit, pra vetëm 23% e kohës është vënë në dispozicion të asaj për të cilën publiku shqiptar paguan taksat.

30% është përdorur nga produksione të tjera dhe gjejeni pak… 47% e kalendarit të Arturbinës është zënë nga aktiviteti privat i drejtorit apo gruas së tij. Kjo përbën një shkelje flagrante dhe të rëndë dhe organet kompetente duhet të reagojnë. Detyrimin së pari e ka Ministrja Elva Margariti që ka lejuar këtë privatizim skandaloz të një institucioni Kombëtar. /Marrë nga Lapsi.al

altin basha ilirjana basha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion