LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kam marrë telefonatë nga babai i Suel Çelës!" Sekuestrimi i pasurisë me vlerë 4 mln euro/ Gazetarja: Rezulton se është një ndërtesë me vlerë të konsiderueshme në Verona

Gazetarja tha se telefonata ishte mjaft e tensionuar, ku ai ka pretenduar se këto pasuri nuk kanë lidhje me djemtë e tij, duke shtuar se media ka përndjekur familjen e tij. 

3 Korrik 2025, 21:15 Nga M.B
"Kam marrë telefonatë nga babai i Suel Çelës!"
Klodiana Lala

TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka folur sot për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se i përkasin organizatës së Suel Çelës nga SPAK dhe antimafia italiane. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit",  Lala dha detaje nga sekuestrimi dhe zbuloi se ka marrë një telefonatë nga babai i Suel Çelës.

Gazetarja tha se telefonata ishte mjaft e tensionuar, ku ai ka pretenduar se këto pasuri nuk kanë lidhje me djemtë e tij, duke shtuar se media ka përndjekur familjen e tij. Lala tha se përballja e Petrit Çelës është me drejtësinë dhe jo me gazetarët.

Gjithashtu ajo theksoi se kjo është çështje me mjaft interes dhe se nuk bëhet fjalë vetëm për SPAK, por edhe antimafian e Veronës dhe gjykatën e Veronës. Lala tha se sipas njofitmit zyrtar, bëhet fjalë për një hetim të kryer nga ata dhe pretendohet se janë identifikuar flukset e parave, që janë para që burojnë nga trafiku i drogës.

"SPAK ka njoftuar se ka bërë në bashkëpunim me Antimafian e Veronës një sekuestrim me vlerë 4 milioonë euro. Rezulton se nga hetimet disa mujore, janë sekuestruar një sërë pasurish që ju përkasin Suel dhe Mario Çela, vëllezër. Sipas SPAK, Suel Çela është kreu i një organizate kriminale, që ndër të tjera dyshohet edhe për trafik narkotikësh. Hetimi është kryer në bashkëpunim me hetuesit atje, është bërë ngrirja e pasurive. Rezulton se është një ndërtesë me vlerë të konsiderueshme në Verona. E dyta, një ndërtesë me 30 njësi, zyra dhe dyqane.

Është sekuestruar një llogari bankare. Sipas hetimeve, ka rezultuar se paratë shkonin nga Shqipëria në drejtim të një shoqërie. Suel Çela është në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë vëllai i itj Mario Çela ndodhet në burg në Belgjikë.  Pas publikimit të këtij lajmi, kam marrë telefonatë nga babai i Suel Çelës, zoti Petrit Çela një telefonatë disi e tensionuar. Ai ka pretenduar se ka disa vendime të autoriteteve italiane që flasin për të kundërtën e asaj që pretendon SPAK dhe pretendon se ësht biznesmen dhe ka paguar miliona taksa.

Pretendon se djemtë e tij nuk janë përfahirë në këtë aktivitet. Biseda ishte e tensionuar, zoti Çela akuzon median se e ka përndjekur familjen e tij. Ka akuza të forta në adresë të SPAK. Përballja e zotit Çela është me drejtësinë dhe jo me gazetarët. Kemi një pretendim të SPAK dhe atë të zotit Çela. Zoti Çela, edhe pse është folur për emrin e tij, janë dyshuar djemtë, nuk ka reaguar. Kjo është hera e parë që ai ka reaguar. Është çështje me mjaft interes. Nuk bëhet fjalë vetëm për SPAK por edhe antimafian e Veronës dhe gjykatën e Veronës. Sipas njofitmit zyrtar, bëhet fjalë për një hetim të kryer nga ata dhe pretendohet se janë identifikuar flukset e parave, që janë para që burojnë nga trafiku i drogës.

Kjo është betejë që do të vijojë mes SPAK dhe palës së akuzuar, grupit kriminal Çela. Do të jetë një betejë që duhet të vijojë edhe në Itali, pasi vendimi ëshë firmosur nga gjykata e Veronës. Zoti Çela e kishte me gazetarët. Ai që kur ka ndodhur sulmi te tregu agro-ushqimor, ka refuzuar të flasë me median. Është hera e parë që reagon. Me sa dueket reagojnë kur preket pasuria", tha Lala. 

klodiana lala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj