LIVE UPDATES
Aktualitet

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit

Pjerind Ndoci ka qenë dëshmitar okular më datë 29 qershor 2024, ditë kur 6 gardianët e Reçit rrahën për vdekje të dënuarin Edmond Piraniqi.

3 Korrik 2025, 20:47 Nga M.B
“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e
Foto nga emisioni


TIRANA- Një dëshmi shokuese, e fortë nga një ish i dënuar, ka nxjerrë zbuluar një mori institucionesh, të cilat kanë tentuar që të fshehin një ngjarje të rëndë kriminale brenda Burgut të Reçit. Pjerind Ndoci ka qenë dëshmitar okular më datë 29 qershor 2024, ditë kur 6 gardianët e Reçit rrahën për vdekje të dënuarin Edmond Piraniqi.

Emisioni Fiks Fare vijoi të investigojë ngjarjen e rëndë, disa ditë pasi Prokuroria e Shkodrës dërgoi dosjen në gjykatë, duke marrë të pandehur 6 punonjës, me akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare dhe shkaktim vetëvrasje. Në dosje shkruhet se i burgosuri u rrah para se të tentonte të vriste veten në qeli. Në kamera, shkruan prokuroria, duken veprimet në grup të gardianëve që kapin prej flokësh dhe e godasin me shkelma. Në dosje janë edhe detaje që, i burgosuri i ka pasur këmbët në tokë kur u gjet në dhomën e izolimit.

Pas transmetimit të këtij investigimi, në redaksinë e emisionit Fiks Fare telefonoi një ish i burgosur, Pjerind Ndoci. Pjerindi ka qenë në izolim më datë 29 qershor 2024, në dhomën përballë ku qëndronte po në izolim edhe Edmondi. Ai thotë se Mondi shau doktorin dhe më pas doktori shau të burgosurin. Më pas polici i shërbimit lajmëroi grupin e gatshëm që kanë ardhur menjëherë.

“5 gardianë u futën në dhomën e Mondit dhe e qëlluan për gati 15 deri 20 minuta. Më pas e morën zvarrë në korridor dhe para derës së qelisë sime i ra pantofla. Gjendja e Mondit ishte tepër e rëndë, në gjendje tepër të rënduar dhe me kokën varur. Gardiani e ka qëlluar në korridor dhe e futi më pas në një dhomë tjetër izolimi, duke e qëlluar përsëri” thotë Pjerindi.

Ai dëshmoi me zë dhe figurë, për kamerën e emisionit Fiks Fare, se gardianët e Burgut të Reçit kanë kamufluar vetëvrasjen. “Mondi s’kishte takat të vriste veten. Ata gardianët e bënë sikur vrau veten. Unë kam dëshmuar edhe për Avokatin e Popullit dhe Komitetin e Helsinkit. Prokuroria s’më ka marrë në pyetje. Disa ditë pas ngjarjes më kanë transferuar në Tiranë. Jam i gatshëm të dëshmoj për të gjitha këto edhe në prokurori” thotë ish i burgosuri.

Pas kësaj dëshmie, ish i burgosuri flet në telefon me babanë e Edmond Piraniqit. Pjerindi i tregon ngjarjen që s’ka vrarë veten, por ia kanë bërë gardianët që e rrahën. Lulzimi i thotë se do të vijë në Shqipëri pasi është në Francë dhe do t’i marrë dëshminë. Pjerindi i thotë se është i gatshëm të dëshmojë dhe të japë rrëfimin e tij edhe ligjërisht. Lulzimi e falënderon dhe i kërkon numrin e telefonit./ Top Channel

burgu i recit

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri