28 Korrik 2023, 16:33
Nga k.m.
Pamje nga kamerat e sigurise
TIRANË- Sot, Policia e Shtetit ka nxjerrë pamjet e aksionit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i koduar "Metamorfoza", ku 9 persona me precedentë penale u shpallën në kërkim. Më shumë sesa numri i personave që u vunë në pranga nga agjentët e SPAK, RENEA, FNSH-të, Operacionalja, etj. Në Shkodër ndodhi "rrjedhja" më e madhe e personave në listë për t'u vënë në pranga, e duket se Policia ka zbuluar "padashje" përse ka ndodhur diçka e tillë.
Nëse sheh me vëmendje videon e Policisë, dallohen pamje të një dhome ku transmetoheshin pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të shpërndara nëpër lagje të ndryshme në qytet, psh: Skënderbeg; Drobraç; Unaza, e zona të tjera gjithashtu. Mesa duket i gjithë aksioni i organizuar nga Policia është parë nga kamerat e sigurisë, për të cilat u zhvillua aksion pak kohë më parë. Në janar të këtij viti, në Shkodër u hoqën dhjetra kamera sigurie, të vendosura në shtylla elektrike dhe jo vetëm, ndërsa Policia mori në pyetje anëtarët e fisit Lici edhe Bajri, por asnjë nuk ndihmoi hetuesit në identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e këtyre kamerave.

Por mesa duket pas përfundimit të operacionit 7 muaj më parë, kamerat janë rivendosur, e ndoshta kësaj herë përveçse për të monitoruar grupet rivale, janë përdorur për t'u ruajtur edhe nga Policia. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dje hodhi dyshime për një dekonspirim të operacionit, duke shpjeguar në këtë mënyrë dështimin në prangosjen e disa personave me rrezikshmëri të lartë. Por ndoshta nëse kanë mundur që të rivendosin pa u vënë re kamerat e sigurisë, nuk kanë pasur nevojë për asnjë fjalë nga asnjë efektiv Policie. Mesa duket, pamjet kanë 'folur' vetë...
shkoder kamerat e sigurise nga bandat
Aktualitet
28 Korrik 2023, 16:30
k.m.
Foto ilustruese
Të hënën e 17 korrikut, banorët e Porto-Romanos iu drejtuan bregut të detit dhe ndaluan në grup përpara ...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:56
I.A
Pellumb Gjoka
TIRANË- Detaje kanë dalë në lidhje me shkakun pse Pëllumb Gjoka u konfliktua me Kleanth Musabelliun. Në p&...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:40
I.A
Momenti i arrestimit
TIRANË- Pamjet e megaoperacionit të SPAK ditën e djeshme janë bërë publike. Siç shihet n&eum...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:34
operacioni i SPAK
TIRANË- Lidhur me operacionin e një dite më parë nga SPAK, mësohet se janë ekzekutuar masat e sigurisë...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:29
pamje gjate arrestimit te 31-vjeçarit
TIRANË- Ka shkuar në 10 numri i personave të ndaluar, të cilët akuzohen për mash...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:11
I.A
Behar Bajri dhe Elion Hato
TIRANË- Fotot e Behar Bajrit dhe Elion Hatos, të cilët janë shpallur në kërkim nga Prokuroria...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:13
dosja e SPAK
TIRANE- SPAK ka përcjellë detajet e megaoperacionit të zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim me Eurojust dhe Eu...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 15:04
f.i
Lajda Porja
TIRANË- Pas një muaji me temperatura rekord, muaji gusht parashikohet me kushte të favorshme atmosferike dhe temperat...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 13:52
A.B
Arrestim
TIRANË- SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që çoi në pranga 8 persona, mes tyre prokurorin...
Aktualitet
28 Korrik 2023, 14:22
f.i
Laguna e Nartës
VLORË- Pamje të magjishme nga Laguna e Nartës, e cila shihet e “veshur” ngjyrë portokalli dhe roz...