23 Prill 2023, 16:18
Nga k.m.
Droga e sekuestruar
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se dy të rinj, të identifikuar si Mariglen Kristo dhe Dorjan Totoshi janë vënë në pranga pasi tentuan të trafikojnë heroinë dhe kokainë drejt Greqisë. Në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Pragu” u sekuestruan rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kapshticë
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Pragu”. Sekuestrohen rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë. Tentuan të trafikonin sasi drogash të forta, drejt Greqisë, teksa udhëtonin me kamion, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (drejtues dhe pasagjer në këtë automjet). 4 pakot me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë pasagjerit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut dhe të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, operacionin policor antidrogë të koduar “Pragu”.
Falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit me strukturat e DVP Korçë, shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin kamion tip "Man", me drejtues shtetasin D. T. dhe pasagjer shtetasin M. K. Nga kontrollet e imtësishme në kamion dhe ndaj këtyre shtetasve, u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe heroinë (rreth 1.1 kg heroinë dhe 750 gr kokainë), të cilat i kishte fshehur në trup, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi M. K.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit D. T., 36 vjeç dhe M. K., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
mariglen kristo dorjan totoshi operacioni pragu
Aktualitet
23 Prill 2023, 15:25
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 27-vjeçar nga fshati Grudë e Re është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi ...
Aktualitet
23 Prill 2023, 14:52
I.A
Foto Ilustruese
SKRAPAR- Një konflikt ka ndodhur në Çorovodë të Skraparit ditën e sotme mes të të rinjëve. P...
Aktualitet
23 Prill 2023, 14:03
I.A
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
SARANDË- Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë Leonard Thodhori dhe Fatmir Su...
Aktualitet
23 Prill 2023, 13:22
I.A
Foto Ilustruese
DIBËR- Një 28-vjeçar është arrestuar në Dibër për vjedhje. Mësohet se në pranga ka...
Aktualitet
23 Prill 2023, 12:44
I.A
Policia
DURRËS- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Durrës pas një sherri që kishin...
Aktualitet
23 Prill 2023, 12:25
I.A
Policia
TIRANË- 4 persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një...
Aktualitet
23 Prill 2023, 11:48
I.A
telefonat e kapur
TIRANË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për organizim të lojërave të f...
Aktualitet
23 Prill 2023, 11:18
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga për përdhunim, trafikim të q&eu...
Aktualitet
23 Prill 2023, 11:01
I.A
Kallashnikov
VAU I DEJËS- Një 25-vjeçar është arrestuar në vaun e Dejës për armëmbajtje pa leje. Më...
Aktualitet
23 Prill 2023, 10:42
I.A
Momenti i vrasjes
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, mërkurën e...