23 Prill 2023, 15:25
Nga k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 27-vjeçar nga fshati Grudë e Re është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një marketi në këtë zonë. Policia tha se rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, i riu i identifikuar me inicialet T. M. ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë së Policisë Shkodër se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marketit të tij, gjatë kohës që ky biznes ka qenë mbyllur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka mbërritur në vendngjarje, duke shpallur në kërkim 27-vjeçarin L. L., banues në fshatin “Grudë e Re”. Nga hetimet paraprake dyshohet se disa ditë më parë 27-vjeçari ka tentuar të vjedhë në marketin e shtetasit T. M, por nuk ka mundur të realizojë vjedhjen.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shkodër: Qëlloi me armë zjarri, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në drejtim të një marketi në fshatin Grudë e Re, identifikohet dhe shpallet në kërkim 27-vjeçari, banor i këtij fshati. Vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e 27-vjeçarit. Rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, shtetasi T. M. ka njoftuar sallën operative të DVP Shkodër se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marketit të tij, gjatë kohës që ky biznes ka qenë mbyllur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi L. L., 27 vjeç banues në fshatin “Grudë e Re”. Nga hetimet paraprake dyshohet se disa ditë më parë 27-vjeçari ka tentuar të vjedhë në marketin e shtetasit T. M, por nuk ka mundur të realizojë vjedhjen.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e 27-vjeçarit. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia e shtetit
Aktualitet
23 Prill 2023, 14:52
I.A
Foto Ilustruese
SKRAPAR- Një konflikt ka ndodhur në Çorovodë të Skraparit ditën e sotme mes të të rinjëve. P...
Aktualitet
23 Prill 2023, 14:03
I.A
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
SARANDË- Zhdukja e dy 46-vjeçarëve në Sarandë Leonard Thodhori dhe Fatmir Su...
Aktualitet
23 Prill 2023, 13:22
I.A
Foto Ilustruese
DIBËR- Një 28-vjeçar është arrestuar në Dibër për vjedhje. Mësohet se në pranga ka...
Aktualitet
23 Prill 2023, 12:44
I.A
Policia
DURRËS- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Durrës pas një sherri që kishin...
Aktualitet
23 Prill 2023, 12:25
I.A
Policia
TIRANË- 4 persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një...
Aktualitet
23 Prill 2023, 11:48
I.A
telefonat e kapur
TIRANË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për organizim të lojërave të f...
Aktualitet
23 Prill 2023, 11:18
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga për përdhunim, trafikim të q&eu...
Aktualitet
23 Prill 2023, 11:01
I.A
Kallashnikov
VAU I DEJËS- Një 25-vjeçar është arrestuar në vaun e Dejës për armëmbajtje pa leje. Më...
Aktualitet
23 Prill 2023, 10:42
I.A
Momenti i vrasjes
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, mërkurën e...
Aktualitet
23 Prill 2023, 10:18
I.A
Libra
TIRANË- Data 23 prill është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995 me një rezolutë t&eu...