23 Prill 2023, 12:25
Nga I.A
Policia
TIRANË- 4 persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një është arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, një tjetër për dhunë në familje. Po ashtu në pranga kanë rënë dhe dy të tjerë për veprën penale 'Mashtrimi' si dhe për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Po ashtu është zhdukur një 27-vjeçar nga banesa, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin P. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin në kërkim A. Ç., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me dy muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi". Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-
Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja K. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi J. P., 27 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
policia e tiranes
Aktualitet
23 Prill 2023, 11:48
I.A
telefonat e kapur
TIRANË- 4 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për organizim të lojërave të f...
Aktualitet
23 Prill 2023, 11:18
I.A
Foto Ilustruese
ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga për përdhunim, trafikim të q&eu...
Aktualitet
23 Prill 2023, 11:01
I.A
Kallashnikov
VAU I DEJËS- Një 25-vjeçar është arrestuar në vaun e Dejës për armëmbajtje pa leje. Më...
Aktualitet
23 Prill 2023, 10:42
I.A
Momenti i vrasjes
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, mërkurën e...
Aktualitet
23 Prill 2023, 10:18
I.A
Libra
TIRANË- Data 23 prill është shpallur si Dita Botërore e Librit më 15 nëntor të 1995 me një rezolutë t&eu...
Aktualitet
23 Prill 2023, 09:47
I.A
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari
SARANDË- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me fatin e dy 46-vjeçarëve në Sa...
Aktualitet
23 Prill 2023, 09:37
I.A
Kei Piu
ELBASAN- 26-vjeçari nga Elbasani Kei Piu është arrestuar ditën e sotme, pasi mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar.&nb...
Aktualitet
23 Prill 2023, 09:30
I.A
Policia
HIMARË- 4 të rinj janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Himarë për transportim të emigrantëve ...
Aktualitet
23 Prill 2023, 09:00
I.A
Familjaret
SARANDË- Familjarët e dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë kanë dalë në protestë ...
Aktualitet
23 Prill 2023, 07:13
I.A
moti
TIRANË- Shqipëria do të përfshihet nga një mot me kushte të qëndrueshme atmosfrike gjatë ditës s&eum...