All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Kë do qëllonte? 33- vjeçari në Elbasan kapet me armën në brez, shoku i tij me thasët plot me drogë në motor (DETAJE + EMRA)

Blutë bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe një 33- vjeçar i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i dy të rinjve të arrestuar.

8 Janar 2023, 13:30 Nga a.l
Kë do qëllonte? 33- vjeçari në Elbasan kapet me armën
POLICIA
All - Paragraf - 1

ELBASAN- Erald Jaupi 20 vjeç dhe Aurel Taushani 27 vjeç janë vënë sot në pranga nga policia në Elbasan. Blutë bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe një 33- vjeçar i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i dy të rinjve të arrestuar. Shërbimet e Policisë nga kontrollet e kryera në hyrje të fshati Klos, Cërrik, kanë ndaluar motoçikletën pa targa dhe që drejtohej pa leje drejtimi Erald Jaupi i cili transportonte 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë edhe  27- vjeçarin Aurel Taushani i cili mbante në brez një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje. Nga hetimet e policisë, rezultoi se prej disa kohësh të arrestuarit ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në territorin e qarkut të Elbasanit.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Elbasan/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Cërriku 2023".

Vihen në pranga 2 shtetas (bashkëpunëtorë), njëri prej tyre i armatosur me pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje, dhe tjetri sepse transportonte me motoçikletë, 2 thasë me lëndë narkotike kanabis.

Shpallet në kërkim një 33-vjeçar, bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.

Sekuestrohen 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, 4 armë gjahu, 1 armë sportive, 3 celularë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, të mbështetura nga inteligjenca informative për një rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, dhe si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Cërriku 2023".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. T., 27 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

-E. J., 20 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim një 33-vjecar, i dyshuar si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.

Shërbimet e Policisë, në hyrje të fshati Klos, Cërrik, kanë ndaluar motoçikletën pa targa dhe që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi E. J., i cili transportonte 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të këtij operacioni, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë edhe shtetasin A. T. që mbante në brez një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje.

Si rezultat i hetimit me metoda speciale, të realizuar në kuadër të operacionit "Cërriku 2023", rezultoi se shtetasit A. T. dhe E. J., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, prej disa kohësh, ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në territorin e qarkut të Elbasanit.

Në cilesinë e provës materiale, u sekuestruan 10.4 kg kanabis, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 3 celularë. Gjithashtu, u sekuestruan edhe 4 armë gjahu, 1 armë sportive dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u gjetën gjatë kontrolleve në banesat e këtyre shtetasve.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

erald jaupi aurel taushani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet