LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kemi dy vjet që rrimë në burg prej tij”/ Mungon sërish 'pentito' Luftar Reçi, revoltohet Viktor Imeraj

Shkak u bë mungesa e të pandehurit Luftar Reçi, i penduar i drejtësisë në proces, si edhe mosnjoftimi për gjyqin i Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt.

4 Tetor 2022, 12:24 Nga k.m.
“Kemi dy vjet që rrimë në burg prej tij”/ Mungon
Luftar Reçi

TIRANË- Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për të disatën herë nisjen e gjyqit ndaj Emiliano Shullazit, Lulzim Berishës dhe pesë të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në dy ngjarje të veçanta në vitin 2005. Shkak u bë mungesa e të pandehurit Luftar Reçi, i penduar i drejtësisë në proces, si edhe mosnjoftimi për gjyqin i Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt.

Mungesa e Reçit ngjalli revolte tek i pandehuri Viktor Imeraj.

“Pse nuk vjen Luftar Reçi? Kemi dy vjet që rrimë në burg prej tij, s’ka ardhur në asnjë seancë, të vetme. Ç’është ky muhabet? Le ta sjellë policia me forcë!”, tha Imeraj.

Për njoftimin e Berishës dhe Dervishajt Gjykata relatoi se përveç shpalljeve të fletëthirrjeve në gjykatë dhe pranë banesës dhe kërkimit të policisë, ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol. Zyra e Interpol Tirana ka konfirmuar faktin se Berisha dhe Dervishaj janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare. Për Lulzim Berishën Interpol nuk kishte asnjë informacion që të ishte ndaluar, apo arrestuar në ndonjë shtet të huaj. Në lidhje me Plaurent Dervishajn Interpol Tirana ka pohuar se i është drejtuar me shkresë Interpol Abu Dabit, por ende nuk kanë marrë informacion prej tyre.

Vrasja e Lamajt dhe Saliut, zbardhet dëshmia që “fundos” Berishën e Shullazin

Në 8 dhjetor të 2020, SPAK njoftoi zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të 2 ngjarjeve kriminale në operacionin e koduar “Asgjë nuk harrohet”. Zbulimi i personave të përfshirë në këto dy ngjarje do të bëhej përmes një prej të akuzuarve, Luftar Reçit, i cili zbuloi emrat e personave që organizuan dhe ekzekutuan atentatet. Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Reçi, si i përfshirë në të dy ngjarjet, zbardhi dinamikën e vrasjeve që tronditën vendin në vitin 2005, si dhe përfshirjen në të të ish-kreut të Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, dhe ish-kunatit të tij Plarent Dervishaj, të cilët janë shpallur në kërkim.

Dy ngjarjet kriminale të zbardhura nga SPAK kanë ndodhur shkurtin e vitit 2005. Mbrëmjen e 26 shkurtit Klodian Saliu po udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” në aksin Durrës-Maminas, kur nga një automjet në lëvizje u qëllua me breshëri automatike. Saliu u vra, ndërsa u plagos edhe një person tjetër. 24 orë me vonë, biznesmeni Vajdin Lamaj u vra nga një shpërthimi telekomanduar i një sasie tritoli të vendosur në ashensorin e pallatit të tij pranë stadiumit kombëtar, të quajtur asokohe “Qemal Stafa”. Përveç tij, i vrarë mbeti edhe Artan Arsi./A2CNN

luftar reci operacioni asgje nuk harrohet edison harizaj viktor imeraj klodian saliu vajdin lame

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet