All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Kemi larguar 10 fëmijë”, drejtuesit e çerdhes zbojnë 1-vjeçarin sepse qan

Ajo tregon se e linte vetëm një orë fëmijën, pasi e thërriste edukatorja duke i thënë që po qante.

14 Mars 2024, 22:37 Nga h.k
“Kemi larguar 10 fëmijë”, drejtuesit e çerdhes
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË-Besarda Mehmetaj thotë se ka një fëmijë 1 vjeç, që e regjistroi në janar në çerdhen numër 3 “Dritë” në Kamëz.

Ajo tregon se e linte vetëm një orë fëmijën, pasi e thërriste edukatorja duke i thënë që po qante.

E kam lënë shumë pak që fëmija të ambientohej. Orari është 7 me 5. Ndërkohë fëmijën unë e çoja diku tek ora 8 dhe pas një ore edukatorja më merrte dhe më thoshte që fëmija qan. Kjo ka vazhduar për më shumë se 1 muaj rresht. Në Shkurt i kam thënë që fëmija do rrijë më shumë, unë jam në punë dhe nuk mund ta marr dhe ta mbaj në shtëpi. Edukatorja më çonte video ku djali luante, qëndronte dhe herë pas here qante normalisht si fëmijë 1-vjeçar. Pastaj sa shkonte ora 11 edukatore Xhensila më merrte dhe më thonte që merre fëmijën sepse po qan”, tha ajo.

Situata arriti deri në pikën që edukatore Xhensila i thotë, se mund ta lerë në kopsht deri në fund të javës, pasi nuk merreshin dot me fëmijën e saj.

Të mërkurën kur e kam sjellë bashkë me bashkëshortin fëmijën më është thënë që ky fëmijë do mbahet deri të premten që jemi sot dhe më pas nuk mund ta mbajmë më sepse ky fëmijë qan”, tha denoncuesja.

Besarda thotë, se u detyrua të marrë një zonjë, që t’i mbante djalin, por nuk ia del dot.

Me kamera të fshehtë, nëna e fëmijës takon drejtoreshën e çerdhes “Dritë”, e cila i thotë, që djalin ta mbajë në shtëpi, pasi nuk kanë se çfarë t’i bëjnë.

Drejtuesja e institucionit, si pa të keq, përmend edhe 10 fëmijë të tjerë që janë larguar, pasi edukatoret ishin të paafta për t’i mbajtur.

Qytetarja: Si kaluat?

Drejtoresha: Çfarë bëre ti?

Qytetarja: Mirë! Si je ti? Si do ia bëjmë me Amarin?

Drejtoresha: Me Amarin?

Qytetarja: Po!

Drejtoresha: Unë të kam thënë, që ai qan, por mbaje një periudhë!

Qytetarja: Meqë ai qan, edukatorët më fal, po për çfarë paguhen?

Drejtoresha: Për Zotin janë munduar!

Qytetarja: Se paguhen me taksat tona në radhë të parë.

Drejtoresha: Ke të drejtën e të gjithë botës, por tashi ka fëmijë, që nuk stabilizohen përnjëherë. Do pak periudha…

Qytetarja: Por fëmija nuk mund të stabilizohet, kur unë sa shkoj, e kam fëmijën këtu poshtë te lokali, kemi lokalin. Unë sa shkoj deri aty, Xhensila më thotë hajde merre fëmijën!

Drejtoresha: E di, e di!

Qytetarja: Hajde merre! Më fal, unë nëse e sjell, e sjell nga halli.

Drejtoresha: Ke të drejtë ore…

Qytetarja: Se jam në punë, jam me kredi, jam me hallet e mia.

Drejtoresha: Unë të thashë edhe një gjë atë ditë, mbaje pak, ca ditë…!

Qytetarja: Këtu janë djali, edhe në momentin, që e kanë marrë, e kanë fut brenda djalin, djali nuk ka qajt fare.

Drejtoresha: Jo vetëm qan aty poshtë, qan aty brenda, sa të rrijë pak, domethënë kaloi 10 minuta, dhe pastaj mbajmë në krahë, vendose në karrocë, merre domethënë gjithandej dhe nuk pushonte. Për një fëmijë, që qan gjatë gjithë kohës, mendo, që është e vështirë edhe për neve këtu brenda. Jo të gjithë fëmijët rrinë në çerdhe, këtë ta kesh të ditur. Nga këtu kanë ikur të paktën nja 10-të. A më kupton? Jo vetëm djali jot!

Qytetarja: Po!

Drejtoresha: Ka qenë edhe një vajzë tjetër. I kam hyrë vetë kam ndenjur 2 orë e gjysmë me të. Nuk kam lënë gjë pa bërë në telefon, me lojë duke luajtur, si nuk pushonte gjallë në botë.

Qytetarja: Ne kemi urdhër nga lart, për të mos mbajt fëmijën.

Drejtoresha: Nuk ka urdhër nga lart! Mos e diskuto mo, e ka thënë gabim, e pamenduar, e pamenduar. Unë fëmijë dua, por një fëmijë, që nuk mësohet është vështirë edhe për neve. Ka qenë një fëmijë lart i rritur, e kemi ndërruar në 4 grupet, nuk u mësua gjallë në botë! Çfarë të them më tjetër? Unë, detyrimi im është për të mbajtur fëmijët, për një fëmijë, që nuk mësohet, në çfarë të bëj?/Marre nga Tv Klan 

investigimi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet