13 Mars 2024, 16:06
Nga r.ll
isa myzyraj
TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj, njëkohësisht aktivist për të drejtat e njeriut, u kërcënua me jetë të martën përmes një emaili në adresën e tij elektronike dhe adresën zyrtare të televizionit ku punon, Ora News.
Dërguesi figuron të jetë një emër i huaj, gjë që sipas Myzyrajt e bën më të dyshimtë dhe të paidentifikueshëm autorin.
“Nuk mund ta them me saktësi nga ka ardhur ky kërcënim. Ajo për të cilën jam i sigurtë është se kjo është bërë për shkak të punës sime si gazetar, por edhe si aktivist,” tha Myzyraj për BIRN.
Përveç kërcënimit, teksti përmban gjuhë urrejtjeje, anti-semite dhe homofobike.
“E-maili u është drejtuar dhe punëdhënësve të mi, ç'ka më bën të dyshoj se ky kërcënim ka lidhje me punën time,” tha Myzyraj, duke përmendur se media ku punon e ka kontaktuar menjëherë duke i ofruar mbështetje.
Sipas Myzyrajt, ky kërcënim vjen edhe si pasojë e fushatave të dezinformimit nga grupet radikale anti-semitiste dhe anti-LGBT që kanë qarkulluar në mediat shqiptare.
Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor, “SafeJournalist” u solidarizua me Myzyrajn, duke shprehur shqetësimin për këtë rast i cili sulmon jo vetëm gazetarin në fjalë, por edhe lirinë e medias.
“Safe Journalist shpreh shqetësim të thellë në lidhje me këtë rast të paprecedentë, i cili sulmon fuqishëm lirinë e medias si dhe integritetin personal dhe profesional të gazetarit Myzyraj”, deklaroi SafeJournalists.
Rrjeti i Gazetarëve të Sigurtë sheh shqetësues gjithashtu faktin se mesazhi përmban një gjuhë të rrezikshme anti-semitiste, por edhe narrativa të papranueshme me bazë të orientimit seksual.
Myzyraj i tha BIRN se në konsultim me avokatin e tij kanë vendosur që denoncimin në organet ligjzbatuese do ta bëjë brenda ditës së mërkurë. BIRN
isa myzyraj
Aktualitet
13 Mars 2024, 15:51
r.ll
albert zaja
TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fier...
Aktualitet
13 Mars 2024, 15:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Procesi i identifikimit elektronik të votuesve, i cili u ndërtua dhe u përdor në zgjedhjet parla...
Aktualitet
13 Mars 2024, 14:59
r.ll
TIRANË- Një 31-vjeçare në Tiranë është arrestuar në Tiranë, pasi policia zbuloi një qendër masazhesh ...
Aktualitet
13 Mars 2024, 14:50
h.k
Foto ilustruese
VLORË-Përgjegjësi i punimeve të një firme që kryente gërryerje në shtratin e lumit Vjosa, me q&eum...
Aktualitet
13 Mars 2024, 14:55
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që ka të bëjë me ndryshime të rëndësishme në...
Aktualitet
13 Mars 2024, 14:36
M.B
Janis Xanthopoulos
GREQIA- Pas aksidentit që i mori jetën një 20-vjeçari shqiptar paraditen e djeshme në Greqi, këngët...
Aktualitet
13 Mars 2024, 14:44
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Kapet dhe arrestohet një 26-vjeçar i kërkuar nga policia e Korçës, në qytetin e Tiran&e...
Aktualitet
13 Mars 2024, 14:20
S.B
foto ilustruese
FIER- 3 persona janë proceduar penalisht në Fier ditën e sotme. Procedimet kanë ardhur si pasojë e veprave pe...
Aktualitet
13 Mars 2024, 14:16
N.F
Pamje nga aksidenti
MILOT- Një aksident është regjistrua pasditen e sotme në segmentit Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit ...
Aktualitet
13 Mars 2024, 14:10
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohet penalisht një tjetër në Korçë për vepra t...