LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një karburanti në Manëz, shpallet në kërkim një 21-vjeçar! Konflikti nisi për një kafe (EMRAT+PAMJET)

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. • Mësohet se 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. • Autopri 21-vjeçar quhet Daniel Pepa dhe është shpallur në kërkim. • Mësohet se njëri prej viktimave dhe një tjetër kanë shkuar në ambientet e lokalit, duke i kërkuar kamarierit një kafe, por ky i fundit u ka thënë se ekspresi është i fikur. • Ndërkohë, Paluçi që ka qenë në lokal si klient është përfshirë në ngjarjes, pasi personat kanë pasur debat me kamarierin fillimisht se pse nuk po u bënte kafen. • Në këto momente, debati ka agravuar mes Paluçit dhe Pepës, ku janë nxjerr armët. • 33-vjeçari ka vrarë fillimisht Aranit Kurtin, ndërsa mbi Paluçin ka qëlluar Daniel Pepa.

14 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Vrau Aranit Kurtin dhe më pas u vra edhe vetë/ Ky është Flori Paluçi, pjesë e një bande në Itali

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
Flori Paluçi

DURRËS- Personi që shihni në foto është Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në një lokal në Durrës. Paluçi rezulton me një të kaluar kriminale. Ai është arrestuar më herët në vitin 2015 në Itali, si pjesë e një bande të strukturuar grabitësish që vepronin në mënyrë të sofistikuar në disa qytete italiane.

Grupi përbëhej nga 6 shtetas siçilianë dhe Paluçi si i vetmi shqiptar, të cilët identifikoheshin nga metoda e veçantë që përdornin për grabitjet, hapjen e vrimave në muret e bizneseve për të depërtuar brenda tyre. Hetimet ndaj këtij grupi nisën në verën e vitit 2014, pas dy grabitjeve të dhunshme të argjendarive në Ravenna dhe Alfonsine, ku brenda një periudhe 20-ditore, autorët arritën të merrnin sende me vlerë rreth 200,000 euro.

Në njërin prej rasteve, grabitësit janë përballur edhe me pronarin e dyqanit, duke mbajtur armë lodër për të trembur dhe neutralizuar viktimën, e më pas janë larguar me një sasi të konsiderueshme sendesh të çmuara.

Si ndodhi ngjarja në Manëz?

Gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe. Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.

Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Dalin PAMJET nga lokali ku ndodhi krimi, ekspresi dhe tavolina ku ishin të rinjtë

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Pamjet brenda lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Durrës janë publikuar. Siç shihet edhe në pamje, duket ekspresi dhe tavolina ku ishin të ulur të rinjtë.


Gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe. Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.

Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

U vra pas sherrit për një kafe në Manzë/ Del FOTOJA e të riut Aranit Kurti

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
Aranit Kurti

DURRËS- Personi që shihni në foto është Aranit Kurti i cili u vra pas sherrit për kafe në orët e para të mëngjesit.  23-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë me Daniel Pepën, i cili i ka kërkuar kafe kamerierit, por ai nuk ia ka bërë për shkak se ekspresi ka qenë i fikur.

Pas sherrit, personi që ishte në tavolinë me kamerierin, Flori Paluçi ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Aranit Kurtit duke e lënë të vdekur. Më pas, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Pepa pas ngjarjes është larguar nga lokali dhe është në kërkim nga policia./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Shoqërohen 5 persona, çfarë thanë të dyshuarit para bluve

 

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
foto ilustruese

 

DURRËS- Pesë persona janë shoqëruar nga policia lidhur me vrasjen e dyfishtë në Durrës, ku humbën jetën Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Bëhet me dije se të gjithë të shoqëruarit ishin në lokal në momentin e ngjarjes. Ata kanë deklaruar para autoriteteve të njejtin variant, pra që konflikti ka nisur për ekspresin e kafesë rreth orës 01:45. 

Siç u raportua Daniel Pepa, së bashku me Arianit Kurtin kanë shkuar në lokal dhe Danieli i ka kërkuar kamarierit të lokalit që t’i bënte një kafe. Por, kamarieri i është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte kafe.

Më pas, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit dhe në atë moment ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë që ti nuk mund ta fyesh, pasi kamarieri është ulur në tavolinë me mua.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë Paluçin.

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Daniel Pepa më kërkoi kafe"/ Zbardhet dëshmia e kamarierit në Durrës: Kur nuk ia bera nisi të ofendonte

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
Pamjet

DURRËS- Dëshmia e kamarierit të lokalit ku ndodhi vrasja në Durrës është zbardhur. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, i riu ka deklaruar se Daniel Pepa i kishte kërkuar kafe, por ai nuk ia kishte bërë për shkak se kishte fikur ekspresin. 

Në këto momente, Pepa kishte nisur të ofendonte kamarierin, ndërkohë që Flori Paluçi i kishte dalë në mbrojtje. 

“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera”, tha ai./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

"Ishin çuna të sjellshëm"/ Vrasja e dyfishtë në Durrës, punonjësi i karburantit: Pashë vendin e rrethuar si skenë krimi. I moshuari: Jemi të tronditur

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
foto ilustruese

DURRËS- Punonjësi i karburantit, ku u vranë dy të rinjtë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kur shkoi në punë në mëngjes pa karburantin e rrethuar si skenë krimi. Ndërsa një banor thotë se janë tronditur nga ngjarja e rëndë. Gjithashtu banorët i përshkruan djemtë si të sjellshëm.

“Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar, si skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje. Njëri nga Manza por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm", u shpreh punonjësi i karburantit.  

“Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë. E kam pasur kushëri”, thotë një tjetër banor./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Sherri për kafen shkaktoi dy viktima/ Dalin PAMJET nga vendi i krimit në Durrës

 Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një

DURRËS- Pamjet nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Durrës janë publikuar. Shiç shihet edhe në pamje ngjarja e rëndë është shënuar pranë një karburanti dhe shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe.

Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.

Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Vrasja e dyfishtë në Durrës/ Kush janë Flori Paluçi dhe Daniel Pepa! Viktima me probleme jashtë vendit për krime, autori njihej si problematik në zonë

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një

DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e dyfishtë në Durrës. Bëhet me dije se një nga viktimat, Flori Paluçi ka qenë me probleme jashtë vendit për krime. Ndërsa autori, Daniel Pepa, i cili është në kërkim nga policia njihet si i ri problematik në zonë.

Krimi i dyfishtë ka ndodhur pranë një karburanti dhe shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe.

Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.

Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

“Pse i flet kamerierit”/ Zbardhet DINAMIKA e vrasjes, si nisi sherri për një kafe që la dy të vdekur në Manëz

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
foto ilustruese

DURRËS- Është zbardhur dinamika e vrasjes në Manzë të Durrësit, ku viktima mbetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Krimi i dyfishtë ka ndodhur pranë një karburanti dhe shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe.

Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.

Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.

Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

EMRI/ Vrasja e dyfishtë në Durrës, zbardhet identiteti i autorit në kërkim

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
foto ilustruese

DURRËS- Identiteti i një prej autorëve të vrasjes së dyfishtë në Durrës, ku humbën jetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi është zbardhur. Bëhet me dije se autori i vrasjes së Flori Paluçit është 21-vjeçari Daniel Pepa.

Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu 21-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit Daniel Pepa i cili aktualisht është në arrati./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një karburanti në Manëz, shpallet në kërkim një 21-vjeçar! Konflikti nisi për një kafe (EMRAT+PAMJET)

 

8 MUAJ ME PARE

Krimi i dyfishtë në Durrës/ 33-vjeçari qëlloi për vdekje me armë të riun, por mbeti edhe vetë viktimë! Konflikti nisi me kamerierin e lokalit...

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrës ku humbën jetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.  Bëhet me dije se njëri prej viktimave së bashku me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëj kafe. Por, ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Më pas konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Gjithashtu mësohet se ky i fundit që është përfshirë në konflikt nuk është viktimë dhe as i plagosur nga ngjarja.

Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari me iniciale D.P, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu 21-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit D. P., i cili aktualisht është në arrati./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Vrasja në Durrës, identifikohen viktimat

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
foto ilustruese

DURRËS- Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy viktimat e përplasjes me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti dhe një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.

Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu 21-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit Daniel Pepa i cili aktualisht është në arrati.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al

 

8 MUAJ ME PARE

Vriten dy persona me armë zjarri pranë një karburanti në Durrës/ Shpallet në kërkim një nga autorët, tjetri mbeti viktimë

Kërcet arma në Durrës/ Vriten dy persona pranë një
foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ndodhi pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta. Sipas policisë, një 33-vjeçar ka vrarë 23-vjeçarin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. Blutë theksojnë gjithashtu se 21-vjeçari është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.


Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Dosja.al

flori paluçi aranit kurti

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë