LIVE UPDATES
Aktualitet

Pedagogët takojnë Kushin, s’ka dakortësi për pagat, arsimtarët: I quan hata 180 euro. Ministrja: Diskutimi do vijojë! Berisha: Akt cinik i Ramës

Duke folur pas takimit për mediat një nga pedagogët u shpreh se ata kanë këndvështrime të kundërta me ministrinë ndërsa shtuan se protesta e datës 5 tetor e paralajmëruar nga ana e tyre nuk do të anulohet.

23 Shtator 2022, 15:28 Nga e.k
Pedagogët takojnë Kushin, s’ka dakortësi për pagat,
Pedagogët protestojnë para Ministrisë së Arsimit

TIRANË- Pedagogët të cilët protestojnë prej javësh duket se nuk kanë arritur dakortësi me ministren e Arsimit dhe Sportit sa i përket rritjes së pagave. Në një takim që zgjati më shumë se tre orë në zyrën e ministres duket se palët nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket pikave dhe çështjeve të ngritura.

Duke folur pas takimit për mediat një nga pedagogët u shpreh se ata kanë këndvështrime të kundërta me ministrinë ndërsa shtuan se protesta e datës 5 tetor e paralajmëruar nga ana e tyre nuk do të anulohet.

“Në momentin që di kuptohet që synimi i kërkesave tona është synimi për një arsim të lartë cilësor, që studentët të studiojnë në Shqipëri. Ne në kërkesat tona kamë qenë minimaliste, megjithëse ministria pre. Jemi në pritje të një feedback për kërkesat që ramë dakord me ministrinë. Nuk mbettë gjë tjetër veçse të vazhdojmë protestat, protesta e 5 tetorit nuk anulohet. Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi. 180 euro ministrisë i duket hataje, ne 200 euro na duket tallje. Ramë dakord në lidhje me transparencën te U-transprenca të shpenzimeve të universiteteve. Premtoi që do u kërkojë universiteteve me shkresë që qytetarët të kenë njohuri sesi shpenzohen paratë publike. Për pikën në lidhje me doktoraturat, me kushte për të marrë titullin profesor. Mund të rregullohet se është një non sens. Ramë dakord për një rikonceptim të orës mësimore. U ra dakord që do analizohet në tërësi që të mund të vihet një koeficient. 23% që i është vënë për tatim. Ministrja tha se do rakordohej me rektoratet”, tha pedagogu.

Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale ministrja Evis Kushi shkruan se bisedat për rritjen e pagave do të vijojnë por që aktialisht kanë të tjera prioritete në proces draftimi.

"Zhvilluam sot një tryezë diskutimi të gjatë me Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me kërkesat e parashtruara prej tyre.
Pjesën më të madhe të çështjeve të parashtruara e kemi tashmë në proces draftimi edhe me Komitetin e Përbashkët të Politikave për Arsimin e Lartë dhe Konferencën e Rektorëve, të tilla si:
- mbështetja e kërkimit shkencor, e cila do të reflektohet edhe në Strategjinë e re Kombëtare të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit;
- rishikimi i udhëzimit për veprimtarinë dhe ngarkesën mësimore të pedagogëve;
- rishikimi i procedurave për pagesën e orëve suplementare;
- rishikimi i kritereve për marrjen e titujve akademike;
- si dhe rritja e transparencës për veprimtarinë akademike dhe financiare të universiteteve.
Ndërkohë, do të vazhdojmë dialogun për politikën e pagave jo vetëm me ta, por edhe me rektorët euniversiteteve dhe grupet e interesit. Ne synojmë që kjo politikë të lidhet me performancën e universiteteve, me qëllim vlerësimin e suksesit dhe nxitjen e cilësisë dhe konkurrencës", shkruan Kushi.

Pas reagimit të ministres Evis Kushi ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili e ka cilësuar dështimin e një marrëveshjeje mes pedagogëve dhe ministres si një akt cinik të kryeministrit Edi Rama. Berisha shkruan se ofron mbështetjen e plotë për pedogogët dhe protestën e tyre të thirrur në datën 5 tetor të cilën Berisha e cilësoi dhe si një ditë greve të përgjithshme. Ende nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë duke marrë parasysh edhe thirrjen e fundit të kreut të selisë Blu nga foltorja e Kuvendit i cili, bëri thirrje për greva dhe protesta në të gjithë vendin.

"Qëndrim cinik i Edi Ramës ndaj pedagogëve të universiteteve! Zonja Kushi me porosi të Ramës sillet si zonja Askushi! Ajo, në emër të Edit, refuzon kërkesat minimaliste të pedagogëve për pagat dhe kushtet e tjera minimale për universitetet. Pedagogët shpallin 5 tetorin ditën e grevës së përgjithshme!  Mbështetje të plotë pedagogëve grevistë! Dënim qëndrimit cinik të Edi Ramës", shkruan Berisha.

Pagat e pedagogëve dhe kërkesat e studentëve për mbështetje me një fond mujor prej 100 euro, ishin dy nga temat e nxehta që përfshinë në debat opozitën dhje mazhorancën në parlament të enjten. Deputetët e opozitës gjatë seancës në Kuvend u "kujdesen" që t'i kujtojnë ministres Kushi se pedagogët dhe studentët janë lënë pa mbështetje. Nga ana tjetër Kushi u mbrojt duke thënë se në lidhje me pagat e pedagogëve kanë nisur diskutimet me rektorët që në muajin gusht.

“Në datën 22 Gusht, në Ministrinë e Arsimit, ne kemi zhvilluar një takim me rektorët dhe administratorët e universiteteve, madje bashkë me ministren e Financave pikërisht për çështjen e pagave të pedagogëve, por edhe për çështje të tjera financiare. Çfarë vendime do marrim nuk mund ta them që tani, e rëndësishme është që ne e kemi këtë çështje në vëmendje, e konsiderojmë shumë të rëndësishme në varësi të shumë faktorëve që lidhen me situatën ekonomike, sigurisht do kemi dhe një vendimmarrje”, tha Kushi në Kuvend.

Pedagogët kërkojnë në veçanti rishikimin e pagës së tyre. Sipas tyre, prej vitit 2004 për këtë kategori nuk janë rritur pagat dhe as janë indeksuar sipas inflacionit. Ata kërkojnë edhe rritje të buxhetit për kërkimin shkencor, si dhe rritje të pagës për orët suplementare. Ata në protestat e mbajtura më parë kanë paraqitur dhe kërkesat e tyre ndaj kryeministrit dhe qeverisë. Nga ana e tij kryeministri Rama është shprehur se nuk pranon ultimatume dhe se gjërat duhet të zgjidhgen me dialog. Kujtojmë se dhe studentët kanë dalë në protestë ku kërkojnë kushte më të mira dhe një bonus nga qeveria për të përballuar çmimet e larta dhe kostot e larta të jetëses.

ministria e arsimit dhe e sporteve evis kushi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Shtator 2022, 15:28 k.m.

E premtja… në Open Tech Day

Vodafone Është e premte, pragu i ëmbël i fundjavës, kur çdonjëri prej nesh nis e bën plane, në mos për ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj