LIVE UPDATES
Aktualitet

Zgjedhjet e vitit 2021 shtuan biznesin e televizioneve në Shqipëri, 4 media kontrollojnë 77% të tregut

Të dhënat e bilanceve të kompanive të dhjetë televizioneve kryesore në Shqipëri tregojnë se viti 2021 ishte i mbarë për bizneset e televizioneve, me rritje të të ardhurave me pothuajse 30%, por ecuria nuk ishte e njëtrajtshme; tre televizione pësuan rënie, ndërsa TV Klan mori shumicën dërrmuese të të ardhurave shtesë.

23 Shtator 2022, 12:29 Nga k.m.
Zgjedhjet e vitit 2021 shtuan biznesin e televizioneve në Shqipëri, 4
Foto ilustruese

Televizionet në Shqipëri realizuan të ardhura totale prej 5.7 miliardë lekësh [afërsisht 48 milionë euro] gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej 1.3 miliardë lekësh ose 29.7% në krahasim me vitin 2020, bëhet e ditur nga bilancet e kompanive të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. BIRN analizoi të dhënat e dhjetë televizioneve më të mëdha të vendit: TV Klan, Top Channel, News 24, A2CNN, Media Vizion, Euronews Albania, Report TV, ABC News, Ora News dhe Scan. Tre nga dhjetë televizionet rezultuan me humbje gjatë vitit të kaluar, ndërsa tre televizone pësuan rënie në të ardhura në krahasim me vitin 2020.

Rritja e të ardhurave gjatë vitit të kaluar duket se lidhet pjesërisht me zgjedhjet parlamentare të prillit, kur partitë politike zbrazën xhepat për më shumë reklama apo transmetime live. Televizioni Klan rezultoi televizioni më i madh në vend sa i përket të ardhurave duke marrë 35.6% të tregut, pasuar nga Top Channel me 27.7%.

Katër televizionet më të mëdha në vend, Klan, Top Channel, News 24 dhe A2CNN kontrollojnë së bashku 77% të tregut. Shkalla e dominimit të tregut nga katër të mëdhenjtë është rritur në krahasim me vitin e kaluar. TV Klan shënoi 2 miliardë lekë të ardhura, me rritje 74% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa Top Channel arkëtoi afro 1.6 miliardë lekë të ardhura me rritje 16%.

Focus Media News, kompania që operon kanalin News 24, shënoi të ardhura prej 396 milionë lekësh me rritje 33%, duke u renditur në vend të tretë për nga niveli i të ardhurave. A2CNN, televizioni relativisht i ri nën pronësinë e ndërtuesit Bashkim Ulaj, u rendit në vend të katërt me të ardhura në masën 392 milionë lekë dhe me rritje prej 25% në krahasim me një vit më parë.

Media Vizion, kompania që operon kanalin Vizion Plus, pësoi rënie të ardhurash në masën 15% duke u renditur në vend të pestë me 362 milionë lekë të ardhura. Televizioni tjetër i ri, Euronews, u rendit në vend të gjashtë me 285 milionë lekë të ardhura. Të ardhurat e këtij televizioni u rritën me 33%, por sërish viti 2021 u mbyll me humbje të konsiderueshme në masën 26.6 milionë lekë. Humbjet e akumuluara të këtij televizioni kanë bërë që kapitali aksioner të jetë në kuotën minus 86.6 milionë lekë.

Në vend të shtatë sa i përket të ardhurave u rendit MultiScreen, kompania që operon televizionin Report TV. Të ardhurat e saj nga aktiviteti kryesor dhe dytësor ishin në nivelin e 268.6 milionë lekëve, ndërsa kompania shënoi edhe të ardhura nga dividenti në masën 74 milionë lekë. Këto të ardhura lidhen me pronësinë që kjo kompani ka mbi kompaninë C – 7 – Integrated Communication Systems, e cila ka si aktivitet të deklaruar teknologjinë e informacionit.

Televizioni ABC News, i cili ka lëvizur nga televizion i përqendruar te lajmet në televizon më gjeneralist pasi ndryshoi pronësinë, realizoi të ardhura në masën 156 milionë lekë. Të ardhurat u rritën me 31%, por sërish viti financiar u mbyll me humbje në masën 31.5 milionë lekë.

Televizioni Ora News, i cili gjatë vitit të kaluar ka qenë nën sekuestro shtetërore, pësoi rënie të të ardhurave prej 36% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa të ardhurat e tij prej 120 milionë lekësh ishin sa 2.1% e tregut. Në vend të fundit u rendit Televizioni SCAN, i cili u ble nga biznesmeni Samir Mane për 700 mijë euro në mars të këtij viti. Televizioni raportoi 251 milionë lekë humbje për vitin 2021, humbje që vijnë si pasojë e rivlerësimit në rënie të vlerës së aseteve fizike të televizionit.

Rritja e fortë e të ardhurave të televizioneve duket se lidhet me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar. Në fakt, vitet zgjedhore janë zakonisht të mbara për shitjet e reklamave apo shitjet e shërbimeve të tjera për partitë politike.

Një analizë e mëparshme e BIRN zbuloi se partitë politike transmetuan 89 orë reklama në 17 televizione të rëndësishme, të cilat, në bazë të çmimeve të deklaruara të televizioneve, mund të kenë kushtuar minimalisht 6.5 milionë euro. Gjithsesi, të ardhurat reale të televizioneve nga fushatat zgjedhore janë të vështira për t’u vlerësuar saktë për shkak se përveç fushatave, shumë prej televizioneve vënë në shitje edhe një pjesë të emisioneve apo transmetojnë kronika reklamuese, të cilat nuk shënjohen si reklama./ BIRN

zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet