LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kisha fëmijën sëmurë", 44-vjeçari grabit argjendarinë në Tiranë, florinjtë i fsheh, por ia vjedhin

Policia thotë jo zyrtarisht se fill pas administrimit të të dhënave në instagram për të cilat pronari i argjendarisë veçoi dy unaza që sipas tiji ishin vjedhur nga grabitësi, thirri pronarin e argjendarisë tjetër.

28 Gusht 2022, 17:25 Nga DOSJA
"Kisha fëmijën sëmurë", 44-vjeçari grabit
Argjendari

TIRANË- Disa hajdutë përdorin justifikime nga më të ndryshmet kur zbulohen dhe kur provat janë kundër tyre. Kështu ka reaguar një 44 vjeçar me inicialet F.H , i dënuar edhe më parë për vjedhje që u ndalua me iniciativë (akt motivimi) citon, policia e Tiranës. Ai rezulton të ketë hyrë në një argjendari në pronësi të shtetasit K.H duke thyer xhamin e derës, prej nga ku mori një sasi të konsiderueshme florinjsh.

Policia bën me dije se pasngjarjes, 10 ditë më vonë pronari i argjendarisë kishte kryer hetime personale dhe disponoi me të dhëna shtesë. Fashikulli që ju tregua gazetës "SI", detajon “I dëmtuari u paraqit në komisariat dhe tha se kishte arritur të zbulonte se disa nga sendet e vjedhura i kishte parë të reklamuara në një adresë instagrami, në dy argjendari në Tiranë”.

Policia thotë jo zyrtarisht se fill pas administrimit të të dhënave në instagram për të cilat pronari i argjendarisë veçoi dy unaza që sipas tij ishin vjedhur nga grabitësi, thirri pronarin e argjendarisë tjetër.

"Në argjendarinë në fjalë u gjetën të varura dy varëse në bustet manekinë dhe një pllakë me numër 750", -thekson policia për Gazetasi.al dhe u vu në kërkim të gjurmëve të hajdutit.

 “I bleva sendet që gjetët nga një klient që nuk e njoh”- thotë shkurtimisht pronari i argjendarisë së dytë. Megjithatë për t'ua provuar agjentëve se ishte bashkëpunues, pronari në fjalë u ka vënë pamjet filmike

“Këto pamje u kaluan në CD dhe nga kqyrja, duket personi i dyshuar që ka shitur bizhuteritë e dyshuara të vjedhura nga argjendaria e parë. Fotot e tij u shpërndanë në rrugë elektronike në policitë lokale derisa u bë e mundur të informohej se hajduti nuk ishte nga Tirana, por nga një qytet tjetër dhe ai ishte hajdut shëtitës”-  thekson një burim jo zyrtar i gazeta "SI". 

I skeduar si një person me precedent në fushën e vjedhjeve F. H del po ashtu një emër i regjistruar në Tims dhe në Adams si një nga qytetarët më shumë të shoqëruar në komisariate për vjedhje të ndryshme. Policia i thotë gazetës "SI" se sapo e gjeti adresën e tij, 44 vjeçari nuk bëri rezistencë. Madje policia pretendon se ai u rrëfye dhe tregoi çdo gjë. Ndonëse shumica e frazave të tij janë justifikuese, agjentët e drejtorisë vendore mbajtën shënim këtë deklaratë

"Kam për të thënë se e vodha argjendarinë sepse gjatë kësaj kohe kam qenë shumë i stresuar. Në darkë kur isha duke kaluar në këmbë më shkrepi në kokë ta provoja. Kisha një kaçavidë në xhep dhe e provova në derë. E hapa derën dhe kur hyra në argjendari vodha çfarë kam gjetur aty, zinxhirë,  bizhuteri, që i gjeta në banak dhe kur dola mora njëe taksi. Shkova në Astir ku dhe ndalova në banesën me qera, ndërrova rrobat, i hodha në Lanë dhe ndalova në errësirë. Mbajta disa unaza e byzylykë dhe sendet e tjera nuk i çoja dot në banesë,"- rrëfehet hajduti sipas burimeve shumë të sigurta të gazetës "SI". 

"Këto sende i kam fshehur në disa kallama tek lagjia pranë xhamisë, pranë rrugës që të nxjerr tek 'Casa Italia'. Me sendet e tjera që kisha vjedhur, Shkova në shtëpi. Më pas këto sende i çova tek argjendaria ku mendoj se më kanë kapur kamerat dhe këtu kam gabuar".

Hajduti i ofroi shitësit në fillim dy unaza dhe ditën e dytë, një unazë të tretë, një varëse dhe një byzylyk argjendi.

"Varësen e argjendit ja lashë pasi ai nuk donte ta blinte", -thotë hajduti .Supriza me e keqe sipas tij nuk ishte arrestimi , por ajo çfarë i ndodhi një ditë pas tregtisë.

“Të nesërmen në orën nëntë të mëngjesit shkova tek vendi ku i kisha fshehur sendet e tjera të çmuara , aty mes kallamave. Pashë që sendet që kisha fshehur nuk ishin më aty dhe megjithëse e kontrollova vendin disa herë nuk arrita të gjej më asgjë. Jam i sigurtë që dikush më ka parë ku i fsheha”,- ankohet në polici 44 vjeçari.

Duke i mëshuar faktit që kishte vjedhur pasi kishte një fëmijë sëmurë, ai i dorëzoi policisë një raport mjekësor . “Por raporti mjekësor për fëmijën që iu gjet në xhep ishte i vitit 2014 dhe aspak aktual – shton policia në rrugë jo zyrtare .

Ai rezulton se kishte përfunduar duke vjedhur disa herë, pasi askush nuk e merrte në punë. “Por duke mbajtur në konsideratë rrezikshmërinë  shoqërore të veprës , ndonëse ai u shfaq i penduar dhe pranoi krimin, arrestimet e shumta tregojnë se F.H nuk bëri asnjë përpjekje për t'u rehabilituar dhe për të mos e përsëritur më vjedhjen", - komenton policia për kryefamiljarin i cili ka përsëritur se stresi ju shkaktua nga varfëria.

Marrë nga Gazetasi

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet