13 Shkurt 2025, 21:45
Nga B.Z
Policia
TIRANË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që u regjistrua këtë të enjte në Rinas, ku një i r8i hapi zjarr drejt patrullës së policisë.
Policia bën me dije se i riu Klajdi Buza, ka hapur zjarr nga subjekti i tij privat në Rinas, teksa policia kishte shkuar për një kontroll. Policia sqaron se nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
Buza është shoqëruar për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa arma dhe municioni luftarak që i riu mbante në banesë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.
34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.
Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.
Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
klajdi buza
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 21:37
B.Z
Klajdi Buza
TIRANË - Personi që shikoni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Klajdi Buza, i cili hapi zjarr drej...
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 21:16
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- I riu që ka sulmuar policinë me armë ditën e sotme në Rinas është vënë në pr...
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 21:10
I.A
Banka Botërore
Banka Botërore njoftoi të enjten se Bordi i Drejtorëve ekzekutivë të saj ka miratuar Programin e Dytë t&e...
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 20:45
I.A
Polici
TIRANË- Të shtëna me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rinas. Mësohet se një i ri ka qëlluar dre...
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 19:42
B.Z
Valentin Preçi
TIRANË - Gjatë seancës publike të zhvilluar në KPA për çështjen e prokurorit të Tiran&...
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 18:30
E. D
Fatos Ibishi
KOSOVË- Fatos Ibishi vëllai i Ismet Ibishit i cili u vra ditën e djeshme në Kosovë ka treguar detaje mbi ng...
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 18:14
B.Z
One, Vodafone
TIRANË - Autoriteti i Konkurrencës njoftoi sot se ka hapur hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve cel...
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 17:55
B.Z
Festa
POGRADEC - Gratë e dënuara në burgun e Pogradecit kanë organizuar një festë me rastin e Shën Valentinit. Edhe pse ...
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 17:48
B.Z
Arben Dosti
TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 13 shkurt vendimin e shkarkimit nga detyra të g...
Aktualitet
13 Shkurt 2025, 17:17
E. D
foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë zbuluar pas 17 vitesh vjedhjen e 4 milionë eurove në një bankë. Mediat vendase b&eum...