LIVE UPDATES
Aktualitet

Klering mes bandave, masakra me protagonistë mafioz italian, Artan Hoxha tregon DETAJE

Në 27 Maj të vitit 2015, Tiranën e vizitoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ngjarja u prit me bujë pasi shënonte të parën vizitë të një udhëheqësi të këtij vendi me të cilin na ka ndarë historia dhe luftrat.

10 Maj 2023, 22:38 Nga k.m.
Klering mes bandave, masakra me protagonistë mafioz italian, Artan Hoxha
Artan Hoxha

Pajtimi i vrasësve të huaj për të kryer atentate mafioze në Shqipëri është një fenomen që shtrihet në vite përtej ngjarjes së Shëngjinit ku u ekzekutua Ardian Nikulaj. Një atentat i bujshëm ka ndodhur disa vite më parë në Tiranë që zbuloi fenomenin e kontraktimit të vrasësve të huaj nga bandat e fuqishme shqiptare.

Në 27 Maj të vitit 2015, Tiranën e vizitoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ngjarja u prit me bujë pasi shënonte të parën vizitë të një udhëheqësi të këtij vendi me të cilin na ka ndarë historia dhe luftrat. Por, një tjetër ngjarje mori vëmendje në orët e pasdites. Në Bulevardin “Zogu i Parë”, pranë Shkencave të Natyrës mbetën të vrarë 3 persona, në një shkëmbim zjarri që ngjasonte i njëjtë me filmat aksion. Tani, le të rindërotjmë të plotë ngjarjen e rëndë të asaj dite referuar dinamikës së zbardhur në dosjen hetimore që Inside Story e disponon të plotë.

Mentor Doçi Alias Lufi, dhe miku i tij Gerti Goxhaj, ishin ulur bashkë me disa miq në një lokal që ndodhet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Mentori, ishte njeri i njohur në botën e errët dhe lëvizte përherë i shoqëruar nga truproja, që ishin kryesisht të afërm të tij. Atë ditë, në një tavolinë ngjitur me të ishin ulur dy nipat Markeljan Doçi dhe Klejvi Doçi. Pasi kanë përfunduar kafen, të gjithë u janë drejtuar makinave të tyre.

Në makinën që drejtohej nga Gerti Goxhaj ishte pasagjer Mentor Doçi. Në momentin që kanë filluar lëvizjen, pranë makinës janë afruar dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar në drejtim të Goxhajt dhe Doçit. Si rezultat Gerti Goxhaj mbeti i vdekur ne vend ndërsa Mentor Doçi që ishte objektivi i atentatit ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në këtë kohë, Markeljan Doçi, nipi i Mentorit, i ka dhënë shpejtësi makinës së tij, duke përplasur një prej personave të maskuar. Personi që u godit rezultoi që të ishte Salvatore Letizia, një shtetas italian. Pasi mori goditjen Letizia, arriti të ngrihet duke u larguar me vrap në drejtim të një rrugice.

Ndërsa Markeljani me të vëllain ka zbritur nga makina dhe me pistoletë në dorë është vënë në ndjekje të Besnik Sulkut. Markeljani arrin ta qëllojë dhe ta lërë të vdekur në vend vrasësin që shndërrohet në viktimë.

Pajtimi i vrasësve të huaj për të kryer atentate mafioze në Shqipëri është një fenomen që shtrihet në vite përtej ngjarjes së Shëngjinit ku u ekzekutua Ardian Nikulaj. Një atentat i bujshëm ka ndodhur disa vite më parë në Tiranë që zbuloi fenomenin e kontraktimit të vrasësve të huaj nga bandat e fuqishme shqiptare. Ngjarja e rëndë e asaj dite, kishte si pikënisje një tjetër krim të ndodhur në Holandë në 6 Prill 2015.

Referuar dosjes hetimore, Besnik Sulku organizoi vrasjen e Mentor Doçit, për të marrë gjakun e vëllait të tij, Durim Sulku, i vrarë në Holandë më 6 prill 2015. Sipas hetimeve të realizuara nga drejtësia Holandeze rezulton se Durim Sulku ishte vrarë nga Markeljan Doçi, i njëjti person i përfshirë edhe në masakrën te bulevardi “Zogu I Parë”.

Porosia e vrasjes së Holandës mendohet se ishte nga xhaxhai i tij Mentori, i cili ishte objektivi i sulmit që e la të vdekur në Tiranë. Sulku do të ekzekutohej pranë banesës ku jetonte. Ngjarja, kishte disa dëshmitarë që ndihmuan porkurorinë holandeze të zbulojë autorët që importuan në Shqipëri jo vetëm konfliktin, por edhe një vrasës si Salvatore Letizzia.

“Ndodhesha në apartamentin e një shoqes time, që ndodhet në katin e parë të një pallati. Sapo po dilja jashtë te dera, kur pashë një burrë që theu xhamin e një automjeti. Dera e parë nga ana e shoferit u hap pas krismës së parë. Pas kësaj dëgjova 4-5 krisma të tjera. Në atë moment unë bërtita, hej idiot do marrë policinë në telefon! Personi me kapele në kokë ndodhej rreth 100 metra larg meje, ai u kthye dhe u largua me vrap”, është shprehur dëshmitarja Arie Johannes Donker.

Organizatori i vrasjes në Holandë Mentor Doçi dhe nipërit e tij u kthyen në atdhe, ku u ndoqën nga hasmi.

“Zbardhaje vrasjes ne Holandë ishte rastësi pasi njëri prej tyre e pranoi apo autoritete kishin rënë në gjurmët e tyre? Si e kujton atë ngjarje? Importimi i konflikteve por edhe i vrasësve”, u shpreh ish prokurori Eugen Beci.

Në zbulimin e ngjarjes me protagonist Markeljan dhe Klejvi Doçi ndihmoi edhe përgjimi i tyre. Ata kishin dhënë dëshmi para prokurorëve të cilit kishin përgatitur pyetje kurth, të cilat më pas u kryqëzuan me përgjimet./TopChannel

artan hoxha

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi