27 Maj 2024, 10:14
Nga B.Z
Pamje nga gjetja e kokainës
DURRËS - Fatbardh Cuni, 37-vjeç është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet si i implikuar në sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar dy ditë më parë në Portin e Durrësit. Sipas policisë, sasia prej 7.3 kg kokaine e gjetur në një automjet tip furgon kishte destinacion Anglinë, dhe dyshohet se Cuni do të ishte "pritësi i mallit".
Si rezultat 37-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërkohë drejtuesi i furgonit ku u gjet kokaina është vënë në pranga nga Policia.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Vijon operacioni policor i koduar "Pakot", i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me autoritetet doganore të portit.
Si rezultat i hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, identifikohet dhe shpallet në kërkim pritësi i 7.3 kg kokainë që u sekuestruan në portin e Durrësit, gjatë operacionit.
Gjatë operacionit "Pakot", i zhvilluar 2 ditë më parë, u vunë në pranga pronari i furgonit dhe drejtuesi i furgonit ku u gjet lënda narkotike. Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e rastit të tentativës për të trafikuar 7.3 kg kokainë, nga porti i Durrësit drejt Anglisë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, kanë thelluar hetimet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i hetimeve u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. C., 37 vjeç, i cili dyshohet se do të priste lëndën narkotike, në Angli. Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
policia durres
Aktualitet
27 Maj 2024, 09:48
B.Z
Pamje nga kazino
ITALI - Një ngjarje e pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku protagonist është sërish n...
Aktualitet
27 Maj 2024, 09:37
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
POLIÇAN- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Malinat në bashkinë...
Aktualitet
27 Maj 2024, 08:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku mësohet se mëngjesin e sotëm, ...
Aktualitet
27 Maj 2024, 07:59
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Bradashesh-Elbasan ku mësohet se...
Aktualitet
27 Maj 2024, 07:31
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kosto e shërbimeve të komunikimit për shqiptarët u rrit vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Unio...
Aktualitet
27 Maj 2024, 07:26
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vitin e shkuar, në ato që njihen infrastruktura kritike, u menaxhuan të paktën 49 incidente kibernetike nga t&e...
Aktualitet
27 Maj 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Aurel Grabocka ka krijuar platformën e parë të bujqësisë inteligjente në Korçë. N&e...
Aktualitet
27 Maj 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për javën që presim përpara vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferik...
Aktualitet
26 Maj 2024, 18:26
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar nga Interpol Tirana për ...
Aktualitet
26 Maj 2024, 17:50
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë. Bëhet me dije se n&eu...