Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dhënë tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë "Alba Exotic Fruit" që sollën banane dhe kokainë në Shqipëri. Afati i shtyrjes së hetimeve është përcaktuar deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK thotë se po pret letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori lidhur me trafikun e grupeve kriminale. Ndërsa deri më tani të ndaluar janë dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.
SPAK ka dërguar letër porosi në Ekuador e Holandë për kontatet apo lëvizjet e Dautit, Gumenit dhe kontenierëve të tyre. Kësaj firme në harkun kohor 3 vite i janë kapur 6 sasi të ndryshme me kokainë. Dauti u arrestua rreth një muaj më parë për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas prokurorisë, në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.
Herën e fundit që në konteinerët e kompanisë u kap kokainë, ishte shtatori i vitit që lamë pas. 10 kilogramë e 185 gramë kokainë u sekuestruan në një nga konteinerët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, të cilës i janë kapur edhe pesë herë të tjera ngarkesa me drogë. Më 7 shtator 2021, gjithashtu u kapën 7.7 kg kokainë në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike tek konteinerët e “Alba Exotic Fruit”. Kokaina u gjet e ndarë në pako dhe të ngjitura në një nga kapakët e kontejnerit të kompanisë në fjalë më 29 korrik të këtij viti. Më 23 korrik u sekuestruan 6.5 kilogramë kokainë të fshehura në të njëtën mënyrë. Më 13 korrik u ndalua një kamion me banane në portin e Durrësit brenda të cilit u gjetën 12 kg kokainë, e ardhur nga Ekuadori.
Deri më tani në prangat e Policisë ka përfunduar shoferi i kamionit që kishte shkuar për të marrë dërgesën; Barjon Gumeni, një prej pronarëve të kompanisë “Alba Exotic fruit”, ndërsa në kërkim është shpallur pronari tjetër, Eduart Dauti. Ky i fundit është shprehur për mediat se ndodhej në Francë, por shtoi se do të kthehej në Shqipëri për të sqaruar gjithçka, por nuk dihet vijimësia e çështjes. Në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë e cila u zëvendësua me oriz dhe iu vendos GPS nga autoritetet për ta ndjekur.
Besnik Lamçja ITALI- Autoritetet policore italiane të Palermos kanë arrestuar në komunën Cefalu, një të shumëk&eu...
Elvis Kelmendi BOSNJE- Elvis Kelmendi u arrestua sot në një ‘mega-operacion’ të organizuar nga policia e Bosnjës që i ...
Foto ilustruese Emisioni Fiks Fare faktoi skandalin mbi analizat që i bëhen ushqimeve në një laborator në Fier. Ku djathin dhe gja...
Foto ilustruese TIRANË- Klevis Alla, bashkëpunëtori i parë i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) tregon minutat fillestare s...
Arma dhe karikatorët e sekuestruar ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet ...
Arme TIRANË- Policia e Tiranës pas disa sinjalizimeve të marra nga qytetarët kanë sekuestruar një armë zjarri të ti...
Droge Mirdite MIRDITË- Policia e Mirditës ka vënë në pranga babë e bir në finalizim të operacionit "Continues", t&e...
Pamje nga zjarri VLORË- Prej tre ditësh Mali i Çikës është nën pushtetin e flakëve të cilat po për...
Foto ilustruese VLORË- Dy makina janë përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Vlorë. Fillimisht...
Foto ilustruese TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka nisur procesin e konsultimit publik të ligjit për arsimin parauniversitar me...