LIVE UPDATES
Aktualitet

Kolegji i Europës, FSHZH tender rreth 17 mln euro për lotin e parë të projektit

Vendndodhja e projektit do të jetë në hapësirën përballë fakultetit ekonomik ku është i vendosur terminali në afërsi me Qytetin Studenti. Referuar raportit teknik hartua nga Atelier 4, terreni i saktë i pronës shtrihet në kryqëzim të rrugës “Arben Broci “ dhe rrugës “Gramoz Pashko”, Tiranë. Relievi nuk ka pjerrësi.

22 Gusht 2024, 12:52 Nga N.F
Kolegji i Europës, FSHZH tender rreth 17 mln euro për lotin e
Foto ilustruese

TIRANË- Projekti i Kolegjit të Europës ka avancuar një fazë më tej pas deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë. Këtë të enjte Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi për hapjen e procedurës me objekt kontrate “Ngritja e infrastrukturës arsimore te Kolegjit te Europes, Loti 1- Infrastruktura” me një fond limit 1.69 miliardë lekë apo rreth 17 milionë euro.

Vendndodhja e projektit do të jetë në hapësirën përballë fakultetit ekonomik ku është i vendosur terminali në afërsi me Qytetin Studenti. Referuar raportit teknik hartua nga Atelier 4, terreni i saktë i pronës shtrihet në kryqëzim të rrugës “Arben Broci “ dhe rrugës “Gramoz Pashko”, Tiranë. Relievi nuk ka pjerrësi.

“Kolegji Europian në Tiranë do të jetë një objekt që do t’i shërbejë jo vetëm arsimit, por edhe publikut. Në fokus të këtij projekti qëndrojnë studentët të cilët do të jetojnë, ndërveprojnë dhe formësohen së bashku në ambientet e përbashkëta dedikuar atyre, duke përfituar një përvojë të vërtetë multikulturore dhe do të jenë të përgatitur për të dhënë një kontribut ndërkombëtar.

Trualli në të cilin do të zhvillohet objekti zë një sipërfaqe prej 8 850 m2. Objekti që parashikohet të ndërtohet mbi të do të jetë një Strukturë e organizuar në 3 volume kryesore me 6 dhe 8 kate, të ndara sipas funksioneve, si dhe në një kat përdhe të përbashkët për të gjitha volumet së bashku me ‘agora’ – në qendrore. Objekti parashikohet të ketë 3 kate nëntokë që do të kenë funksion kryesor parkimin. Kampusi parashikon një sipërfaqe ndërtimi mbi tokë prej 12 293 m2 dhe 22 229 m2 nën tokë” thuhet në dokument.

Sipas të njëjtit koncepti i kampusit të Kolegjit përfaqëson jo vetëm një hapësirë universitare, por një kompleks territorial me një profil shumëfunksional, i cili nga pikëpamja arkitekturore do të ofrojë një model të ri në integrimin e institucioneve arsimore në mjedis, si dhe infrastrukturën e nevojshme për jetesë dhe edukim cilësor.

“Koncepti i propozuar volumor ka në thelb 3 volume kryesore të cilat u shërbejnë funksioneve të tyre specifike. Tre volumet lidhen në bazën e tyre duke formuar një hapësirë qendrore shume funksionalë që do t’i shërbejë jo vetëm Kolegjit, por edhe gjithë “Qytetit Studenti” si dhe zonës përreth.

Baza që lidh të treja volumet është lehtësisht e aksesueshme përgjatë perimetrit të saj në formën e një kolonade që bën një ndarje gjysmë transparente mes kampusit dhe kontekstit në të cilin pozicionohet objekti. Në brendësi të konturit që përcakton kolonada strehohen funksione të ndryshme me karakter publik.

Kjo bazë që përbën katin përdhe do të shërbejë edhe si një mbulesë për t’u mbrojtur nga dielli e shiu në mënyrë që të sigurojë mirëfunksionimin e kampusit gjatë gjithë vitit, si dhe do të shërbejë në të njëjtën kohë si një tarracë gjelbëruar e cila jep imazhin e një zgjatimi të parkut sportiv në krah të tij.

Në qendër të bazës pozicionohet pika e takimit për të tre volumet, që do të jetë edhe elementi kryesor në programin hapësinor të kampusit. Ky element evokon qendrën e vendit edhe nga pikëpamja e imazhit duke u shfaqur si një agora e cili do të strehojë një auditor për leksione universitare, adresime diplomatike, por edhe shfaqje artistike.

Zgjedhja e ngjyrave, materialeve dhe trajtimit të fasadave është bërë si një konkluzion i analizave mbi peizazhin arkitekturor të Tiranës, historisë, kulturës shqiptare, flamurit shqiptar dhe ideologjisë së Kolegjit të Evropës. Pjesë e interiereve dhe eksteriereve të volumit janë gjithashtu përdorimi i muraleve si simbol i Tiranës pas viteve 2000’” thuhet në relacion./ Monitor

kolegji i europës fshzh

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet