LIVE UPDATES
Aktualitet

Komisioni i Ligjeve kalon me debate listën e kandidatëve për në Kushtetuese, Semini kryeson, ndiqet nga Dvorani, Ibrahimi dhe Vorpsi

Lista kryesohej nga Marjana Semini me 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë. Por komisioni u gjend para një ngërçi procedurial pasi Ibrahimi, i listuar i treti, ishte dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës disa ditë më parë.

19 Dhjetor 2022, 21:16 Nga k.m.
Komisioni i Ligjeve kalon me debate listën e kandidatëve për
Ardian Dvorani

Komisioni parlamentar i Ligjeve kaloi të hënën vetëm me votat e socialistëve 3 kandidatët që do të votohen në seancë plenare për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte dërguar në Kuvend një listë me 4 kandidatë të renditur sipas një pikëzimi të vlerësimit të tyre, nga të cilët sipas përcaktimeve ligjore Kuvendi voton një prej tre emrave të parë të listës.

Lista kryesohej nga Marjana Semini me 93.66 pikë, ndjekur nga Ardian Dvorani me 92.44 pikë, Gent Ibrahimi me 88.38 dhe Arta Vorpsi me 88.22 pikë. Por komisioni u gjend para një ngërçi procedurial pasi Ibrahimi, i listuar i treti, ishte dekretuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës disa ditë më parë.

Komisioni vendosi që të mos marrë parasysh emrin e tij dhe të zhvillojë seancë dëgjimore me 3 kandidatët e tjerë.

Semini dhe Dvorani u paraqitën në seancë dhe parashtruan platformat e tyre për Gjykatën Kushtetuese dhe arsyet pse kërkonin të ishin anëtarë të saj.

Ndërsa, Vorpsi nuk u paraqit në seancë dhe me anë të një emaili që u lexua nga kryetarja Klotilda Bushka,  ajo parashkronte argumentet e mungesës.

Duke iu referuar nenit përkatës në Kushtetutë, ku përcaktohet se fituesi zgjidhet mes 3 emrave të parë të listës, Vorpsi shkruan se “duke qenë se jam renditur e katërta, nuk e konsideroj me vend që të marrë pjesë më tej në procesin e përzgjedhjes nga ana e Kuvendit”.

Në këto kushte deputeti Gazmend Bardhi tha se kjo letër ishte shprehje e dorëheqjes nga gara dhe komisioni nuk mund ta çonte emrin e saj për votim në seancë dhe kësisoj procesi ishte i parregullt vetëm me 2 kandidatë.

“Kemi një ngërç kushtetues”- tha ai, duke shtuar se “nuk mund t’a fusim në garë zonjën Vorpsi kundër vullnetit të saj”.

Por, socialistët këmbëngulën se letra e Vorpsit nuk ishte tërheqje nga gara. Deputeti Damian Gjiknuri tha se dorëheqja do të ishte formuluar ndryshe dhe se Kuvendi ishte i detyruar të votonte listën e emrave të dërguar nga KED. Opozita po ashtu ngriti pretendime se njërit prej kandidatëve i mungonte verifikimi i figurës nga Autoriteti i Dosjeve. Duke iu referuar një raporti i të Avokatit të Popullit në dokumentet e sjellë nga KED në komision, Enkelejd Alibeaj tha se “një prej kandidatëve ka dorëzuar një certifikatë të marrë para vitit 1998 nga komisionet “Mezini”, “Bezhani”.

Por, sipas tij, ndryshimet ligjore të bëra së fundmi nga Kuvendi që nuk i njeh më si të vlefshme certifikatat e pastërtisë të dhëna nga këto komisione kërkojnë që kandidati të verifikohet nëse ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.

Raporti i referohej kandidatit Ardian Dvorani, për të cilin Avokati i Popullit kishte ngritur edhe pretendime të tjera për pasurinë dhe integritetin në punën si gjyqtar. Por, Bushka tha se Kuvendi nuk kishte tagrin të vinte në diskutim vendimet e KED-it dhe të kërkonte rikthimin e procedurës së vlerësimit.

“Verifikimin e bën KED në bazë të disa kritereve”- tha ajo. “Nëse mungon një nga këto elementë, përfshirë dhe pastërtinë e figurës, nuk do ta kalonte procesin. Ne nuk marrim dot kompetencat e një institucioni tjetër”- argumentoi Bushka.

Me shumicë votash komisioni kaloi në seancë të tre kandidatët, ndërsa deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Duke sqaruar procedurën ligjore të zgjedhjes, Bushka tha se, për tu bërë anëtar njëri prej kandidatëve duhet të sigurojë 84 vota në Kuvend.

“Nëse asnjëri prej tyre nuk arrin këtë shumicë të cilësuar, atëherë anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet automatikisht kandidati i renditur i pari në listë”- theksoi ajo./ BIRN

ardian dvorani komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë