LIVE UPDATES
Aktualitet

Pavarësia e magjistratëve, Metani: Krijimi dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës nuk është i lehtë

Metani deklaroi se drejtësia ka kontributin e vet në jetën dhe cilësinë e çdo shoqërie. Mirëpo ai shtoi se krijimi apo konsolidimi i shtetit të së drejtës nuk është një proces i lehtë.

24 Qershor 2022, 09:25 Nga A.B
Pavarësia e magjistratëve, Metani: Krijimi dhe konsolidimi i shtetit
Artur Metani

TIRANË-  Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në konferencën ndërkombëtare “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve” deklaroi se drejtësia ka kontributin e vet në jetën dhe cilësinë e çdo shoqërie. Mirëpo ai shtoi se krijimi apo konsolidimi i shtetit të së drejtës nuk është një proces i lehtë pasi është në evoluim të vazhdueshëm për gjetjen e mekanizmave të duhur, të cilat sigurojnë respektimin e një sërë standardesh apo vlerash për një sistem drejtësie efikas, të përgjegjshëm dhe të pavarur.

Sipas Metanit, Shqipëria ka kryer një reformë të thellë ligjore dhe institucionale në sistemin e drejtësisë. Metani e konsideron konferencën e sotme të rëndësishme pasi sipas tij përcjell një kontribut real për vizionin dhe punën e përditshme të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

FJALA E PLOTË E METANIT:

Mirëmëngjes dhe mirë se erdhët në Shqipëri të gjithë të ftuarit dhe mirë se erdhët të gjithë në këtë konferencë. Sot, ndihem shumë i privilegjuar, që në cilësinë e vendit organizator të hap punimet e kësaj konference dhe shumë i vlerësuar nga të gjithë të pranishmit dhe kolegët e mi të shërbimeve të inspektimit evropian të drejtësisë, të cilët kanë siguruar pjesëmarrjen dhe janë pjesë e kësaj konference! Faleminderit të gjithëve!
Në të njëjtën kohë, Sot ndihem besimplotë, që ndërmarrja e kësaj iniciative kaq ambicioze, ka vlerë për të gjithë ne dhe zhvillimi i saj ishte mëse i nevojshëm.

Ideja e zhvillimit të këtij aktiviteti lindi krejt natyrshëm, duke ndarë disa mendime me homologun tim rumun z. Lucian Netoroju, mbi disa çështje lidhur me administrimin e drejtësisë, pavarësinë e magjistratëve, si dhe rolin e shërbimeve të inspektimit në këtë proces. Të dy ndamë të njëjtin qëndrim: pavarësisht dallimit dhe diversitetit të kulturave tona politike, juridike, sociale apo ekonomike, historia në Evropë dhe jashtë saj po tregon se pavarësia e magjistratëve nuk duhet marrë si e mirëqenë, por mbetet një çështje që i përket të gjitha vendeve. Ky është standard i një dimensioni të përbashkët të shoqërive tona. Ky është një standard ndërkombëtar.
Sot të gjitha vendet duhet të shtojnë përpjekjet për forcimin e kësaj pavarësie, por nga ana tjetër edhe rritjen e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë së organeve të sistemit të drejtësisë. Të dyja nuk mund të ecin, përveç se bashkë. Sa më i përgjegjshëm një magjistrat, aq më i garantuar është qytetari për të drejtat e veta. Sa më i pavarur magjistrati, aq me demokratikisht ecën shoqëria. Të dyja këto standarde, cilësia e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve janë prioritet i të gjitha vendeve.

Në këtë kuadër, gjetja e balancës midis interesit publik për administrimin e drejtësisë nga një anë dhe pavarësisë së magjistratëve nga ana tjetër, mbetet një sfidë permanente sepse pavarësia e magjistratëve dhe përgjegjshmëria e tyre, janë vlera dinamike. Zhvillimet shoqërore sjellin padyshim edhe transformime shoqërore dhe ekonomike dhe raporti pavarësi/përgjegjshmëri mbetet përherë sfidë profesionale dhe institucionale.
Me këtë mendim, ka nevojë që të gjithë ne të gjejmë rrugën e duhur për të bashkëpunuar dhe për të identifikuar mundësitë dhe metodat më të mira të komunikimit dhe shkëmbimit me njëri-tjetrin.
Kështu u konceptua kjo ide dhe dita-ditës me kontributin e RESIJ dhe CEPEJ, të cilët dua t`i falënderoj fort, sot kjo ambicie u bë realitet.

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj! Drejtësia ka kontributin e vet në jetën dhe cilësinë e çdo shoqërie. Krijimi apo konsolidimi i shtetit të së drejtës nuk është një proces i lehtë. Në çdo vend ky është një proces dinamik dhe në evoluim të vazhdueshëm për gjetjen e mekanizmave të duhur, të cilat sigurojnë respektimin e një sërë standardesh apo vlerash për një sistem drejtësie efikas, të përgjegjshëm dhe të pavarur.
Shqipëria ka kryer një reformë të thellë ligjore dhe institucionale në sistemin e drejtësisë. Pikërisht për të gjetur këto mekanizma dhe për t`u përshtatur me stadin e zhvillimit të shoqërisë së saj. Kjo reformë u mbështet fort në çdo kuptim nga partnerë të vyer si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë sfida e zhvillimit të kësaj reforme është përgjegjësia e aktorëve të drejtësisë. Në këtë kuadër, një konferencë si e sotmja në Tiranë me këtë tematikë të rëndësishme përtej diskutimeve me njëri-tjetrin, është një kontribut real për vizionin dhe punën e përditshme të institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, por besoj edhe për organet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës përbëjnë një aset kryesor për Bashkimin Evropian dhe ruajtja apo sigurimi i tyre përbën një përgjegjësi të përbashkët për të gjitha institucionet e BE-së, si dhe shtetet anëtare të tij. Megjithatë qasja ndaj tyre, nuk duhet të shihet si kufi, pengesë apo kusht ndaj shteteve të tjera jo anëtare, por si një simbol, i cili na bashkon të gjithëve ne. Evropa para se të jetë një projekt politik është një sistem vlerash njerëzore. Pasi në fjalët e Jean Monnet, Bashkimi Evropian nuk ka për qëllim bashkimin e shteteve, por mbi të gjitha bashkimin e njerëzve të cilët besojnë dhe jetojnë në sistemin e vlerave evropiane. Në këtë kuadër, besoj se të gjithë ne sot duhet të bashkëpunojmë. Të gjithë ne duhet të analizojmë, të marrim modelet më të mira të njëri-tjetrit, si dhe bashkërendojmë metodat e kontrollit dhe të vlerësimit të institucioneve të drejtësisë në përputhje me vlerat tona të përbashkëta evropiane, pavarësisht dallimeve tona politike, ligjore apo sociale. Shpresoj që ky organizim për herë të parë në Shqipëri sot, jo vetëm t’i arrijë këto qëllime, por edhe të jetë pikënisja e një tradite, e cila të vijojë më tej. Duke ju falënderuar edhe një herë për vëmendjen dhe praninë tuaj në Tiranë, më lejoni t’i uroj konferencës suksese dhe punime të mbara!

konferenca e ild 24 qershor 2022 artur metani

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë