Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kontrabandë me mallra, prcedohen penalisht dy persona në Dibër
Mësohet se dy personat nga 54 vjeç secili, u kapën me një makinë kamionçinë dke transportuar bagëti të imëta, të cilat ishin pa numër matrikullimi si dhe pa dokument shoqërues.
10 Shkurt 2023, 11:35Nga I.A
Policia
DIBËR- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Dibër për kontrabandë me mallra. Mësohet se dy personat nga 54 vjeç secili, u kapën me një makinë kamionçinë dke transportuar bagëti të imëta, të cilat ishin pa numër matrikullimi si dhe pa dokument shoqërues.
Njoftimi i Policisë:
Dibër Goditet një tjetër rast i dyshuar i kontrabandës, procedohen penalisht 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Dibër, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Bllatë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M.B., 54 vjeç; F.Z., 54 vjeç, banues në Dibër. Shtetasit e lartëpërmendur janë kapur në flagrancë, duke transportuar me një automjet tip kamionçinë bagëti të imëta, për të cilat nuk kishin numër matrikullimi dhe as dokument shoqërues për ta. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.