LIVE UPDATES
Aktualitet

Kontrollet në Shkodër/ "Ishte terror", vëllai i Eljon Hatos: 50 efektivë më bastisën shtëpinë, më vranë qenin

Hato thotë se nuk e ka idenë se ku ndodhet vëllai i tij që është i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza” dhe shton se nuk dorëzohet pasi edhe i vëllai nuk ka besim tek policia.

16 Janar 2024, 09:36 Nga r.ll
Kontrollet në Shkodër/ "Ishte terror", vëllai i Eljon
eljon hato

SHKODËR- Rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH por edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll të befasishëm në një fshat të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hato i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”.

Ky operacion nuk u finalizua pasi Hato nuk ndodhej në atë banesë. Shtëpia ku u bë kontrolli është e vëllait të Eljon Hatos, shtetasit Elkier Hato. Ky i fundit, Elkier Hato thotë se efektivët kanë zhvilluar një kontroll të dhunshëm në banesë si asnjëherë më parë dhe sipas tij pa mandat kontrolli ndërsa kanë qëlluar me armë zjarri ndaj qenve në oborrin e shtëpisë në të cilën nuk ndodhej askush.

Elkier Hato thotë se është detyruar që të largohet nga ajo banesë për shkak se shpesh herë familja e tij është terrorizuar nga kontrollet e policisë. 39-vjeçari ka frikë se dikush nga efektivët që mund të jetë i paguar nga grupe kriminale mund ta vrasë në aksion e sipër ndaj nuk ka besim tek shteti.

Hato thotë se nuk e ka idenë se ku ndodhet vëllai i tij që është i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza” dhe shton se nuk dorëzohet pasi edhe i vëllai nuk ka besim tek policia. Në fund 39 vjeçari ka edhe një thirrje për shefin e komisariatit të Shkodrës.

Intervista me Elkier Hato në News 24:

Çfarë ndodhi?

Rreth orës 5:30 kanë ardhur gjashtë mikrobuza policie. Kanë hypur në majë të murit dhe kanë qëlluar me armë qentë. Njërin e kanë vrarë dhe tjetrin e kanë plagosur. është e disata herë që vijnë këtu dhe unë nuk e di arsyen përse vijnë në këtë vend. Sa herë që kanë ardhur këtu nuk e kanë gjetur Eljonin. Unë i kam thënë se ku jeton Eljoni dhe nuk shkojnë atje ku ka shtëpinë e tij por vijnë direkt këtu. Këtë punë nuk e di se kush po e bën. Këtë veç shefi i komisariatit të Shkodrës është duke e bërë, nuk e di a ka marrë lekë prej ndokujt, a është duke e bërë në mendje të vet nuk por në këtë hall të Zotit që është bërë, pa mandat kontrolli, pa asgjë nuk di si t’ja vendos emrin kësaj pune.

Cili është problemi?

Problemi është se edhe kur nuk ka qenë vëllai në kërkim por edhe pasi u shpall në kërkim këtu policia e ka bërë raprezalje por asnjëherë në këtë gjendje si këtë herën e fundit. Nuk ka qenë askush në shtëpi dhe kanë hypur në murë për t’u futur brenda. As policia nuk kanë thënë por janë ngjitur dhe direkt kanë gjuajtur qentë. Nuk e di kush është ai që ka marrë mundimin për të qëlluar qentë. Sa herë që kanë ardhur i kam lënë numër kontakti. Kanë patur mundësi që të më merrnin në telefon dhe ia kisha lidhur qentë nëse i kanë bezdisur, jo t’i vrasin.

Si e cilësoni këtë kontroll?

Unë e cilësoj armiqësor se miqësor nuk mund t’i them. Në tre kontrollet e fundit kanë ardhur dhunshëm por si këtë radhë nuk kishte ndodhur asnjëherë. Mendoj se është e qëllimshme se me informacionet që kam di se është duke e bërë shefi i komisariatit gjithë këtë gjurolldi. A është paguar prej kujt apo e bën për miqësi të ndokujt këtë nuk e di. Jam i bindur 1 mijë përqind se këtu ka dorë dikush. Nuk po na lënë të qëndroj në qetësinë time. Kam ikur nga këtu se më kanë terrorizuar me fëmijë e familje. Unë këtu kam ardhur për sigurinë time. Këtë siguri nuk e gjej tek shteti. Kam patur frikë edhe herë tjera kur ka ardhur policia se ndonjë prej tyre që mund të jetë i paguar nga ndokush mund të qëllojë ndaj meje. Pastaj mund të thonë ishte aksidentale, këto gjëra i bën shteti si të dojë vetë. Jam detyruar që të iki nga këtu. Nuk kanë asnjë borxh fëmijët që t’i terrorizojnë, njëri është 13 vjeç dhe tjetri 3 vjeç. Nuk e di pse vijnë këtu sepse Eljoni nuk jeton këtu dhe ia kam treguar se ku e ka shtëpinë e tij por prap kanë ardhur dhe kjo më ka detyruar që të largohem.

Cila është kërkesa jote?

Kisha dashur që ta di se çfarë halli ka shefi i komisariatit që e ka marrë me kaq vrull, prej kujt është i shtyrë. Po të jetë burrë del e ballafaqohet. Më kanë marrë sa herë në komisariat dhe më kanë lënë ka 12 orë gjoja për verifikim. Kanë ardhur pa mandat kontrolli, kanë bërë kontroll si kanë dashur duke më thënë e kemi me ligj. Me ligj nuk e kanë pa mandat kontrolli kërkund. Edhe këtë radhë nuk kanë patur mandat kontrolli. Veç njehërë kanë patur mandat, asnjëherë tjetër.

A keni një apel për shtetin?

Unë nuk di kujt t’i besoj në shtet. Ata na akuzojnë ne por unë nuk kam fare besim tek ata. Kërkesa ime e di se shkon në vesh të shurdhër dhe unë dua që ta marrë vesh opinionin publik se çfarë po ndodh. Vetë shteti po i bën këto gjëra.

Ku është Eljon Hato?

Për momentin as unë nuk e di se ku është. Përderisa kanë qenë shumë herë tek kjo shtëpi edhe nuk e kanë gjetur Eljonin, nuk e di se çfarë duan këtu. Eljoni shtëpinë e ka në Kiras, atje ka jetuar me nënën. Mua nuk më ka marrë sot në telefon prej policisë, herë të tjera më kanë telefonuar dhe ia kam shpjeguar se jeton në Kiras. Madje kam marrë operativin e lagjes në telefon dhe i kam thënë deli para dhe adresoji tek shtëpia për të kryer kontrollin. Nuk jam bërë pengesë asnjëherë.

A keni komunikim me Eljonin?

Jo, nuk flas fare. Po shihet se çfarë ndodh dhe nuk kam besim as tek telefonat.

Shtëpia këtu është e rrethuar me tela me gjëmba, dyer të mëdha, në një fshat periferik mes rrugicash, përse ky lloj rrethimi?

Për shtetin nuk jam aspak i sigurtë. As shkjau nuk ja ka bërë shqiptarëve të Kosovës këtë që ka bërë policia në shtëpinë time. Gjithë këtë përgjegjësi ia vendos shefit të komisariatit. Nëse është burrë që ka këllçe mund të ballafaqohet përballë.

Çfarë do të thotë përballë?

Përballë do të thotë për të ditur se prej kujt është shtyrë, kush e ka paguar. Mos me na lënë të qëndrojmë në hallet tona, dyshimet e mia aty më çojnë.

E keni shprehur këtë shqetësim në polici?

Ia kam shprehur policëve që kanë ardhur këtu. Kjo po bëhet e përhershme dhe kur i pyes përse keni ardhur thonë na ka sjellë shefi, na ka sjellë me zor dhe kemi qenë të detyruar dhe për këtë ia ngarkoj vetëm atij.

Përse nuk dorëzohet Eljon Hato duke qenë se është në kërkim?

Nuk dorëzohet për të vetmen arsye se nuk ka besim. Janë çuar ta dëmtojnë me kohë por nuk ia kanë arritur qëllimit. Nuk e di se dora e kujt është duke vepruar përmes shtetit sidomos tek shefi i komisariatit.

Cila është thirrja juaj?

Thirrjen e kam për shefin e komisariatit që ta ulin vrullin se nuk bëhet kjo që ka bërë ai përmes policëve. Se prej kujt është i paguar dhe i shtyrë këtë nuk e di. Do ja thoja edhe ndër sy nëse ballafaqohem me të. Më është shmangur dhe më kanë lënë nga 2 orë kot në komisariat, procedurë, procedurë.

eljon hato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj