7 Korrik 2026, 14:58
Nga E.d
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Prokurorët në Kosovë kanë ngritur të martën aktakuzë kundër një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) nën dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen, torturimin dhe plaçkitjen e civilëve shqiptar gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99.
Prokuroria Speciale e Kosovës e identifikoi të pandehurin vetëm me inicialet R.D., i cili ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar dhe është mbajtur në paraburgim prej atëherë.
Ai akuzohet për vrasjen e një personi me inicialet SH.D., më 22 maj të vitit 1999 në Vushtrri, qytet në verilindje të Kosovës.
Në një pikë tjetër të aktakuzës, R.D., dyshohet se si pjesëtar i MUP-it, në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të forcave serbe, kishte marrë pjesë në vrasjen e 71 civilëve, në trajtim çnjerëzor, torturë, plaçkitje dhe dëbim të popullsisë civile shqiptare.
Së voni, autoritetet kosovare i kanë shpeshtuar aktakuzat dhe arrestimet e personave të dyshuar për krime lufte gjatë luftës së fundit në vend.
Aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të MUP-it vjen një javë pasi gjykata në Prishtinë e dënoi me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviqin, në rigjykimin e tij për krime lufte kundër popullsisë civile në fshatrat e Istogut më 1999.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i ia dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë./REL
kosova
Aktualitet
7 Korrik 2026, 13:49
E. D
TIRANË- Një person është arrestuar nga policia e Tiranës dhe katër të tjerë janë shpallur në kërki...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 13:35
E. D
GJKKO
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për Aleks Pepën, i dënuar...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 13:23
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykimin katër persona, të cilët akuzohen për pastrim paras...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 12:32
G.M
Foto ilustruese
SUEDI- Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar, Gent Maksutaj, ka tronditur opinionin publik në Suedi, ndërsa dalin detaje të r...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 11:39
G.M
Foto ilustruese
GREQI- Një rast jashtëzakonisht serioz dhe i ndjeshëm që përfshinte abuzimin me të mitur u ...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 11:26
E. D
Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deklaroi se gjatë viteve të fundit ka pasur rritje t...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 11:25
G.M
Kanye West dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një publikim mëngjesin e sotëm në rrjetin e tij në Fa...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 11:01
G.M
Pamje
KËLCYRË- Banorët e fshatit Topojan, në njësinë administrative Sukë të Bashkisë Këlcyrë, ...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 10:51
G.M
Pamje
GJIROKASTËR- Një vatër zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Pazarin e Gjirokastrës, pranë godinë...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 10:43
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Erzen Tola, është larguar nga detyra pas dor&e...