Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Trupa e KPK me kryesuese Genta Tafa ( Bungo), anëtare Suela Zhegu dhe relator Roland Ilia, vuri në dukje se bazuar në vendimine formës së prerë Margjeka gjendej se kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të hënën, pas një seance që zgjati vetëm 30 minuta gjyqtaren Mimoza Margjeka. Margjeka, e cila është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për korrupsion, nuk qe e pranishme në seancë, por Komisioni vuri në dukje se ajo kishte paraqitur argumentet e veta me email. Komisioni po ashtu bëri me dije se Margjeka kishte bërë një kërkesë për shtyrje të procesit, duke pretenduar se ai i mbivendosje një procesi të nisur nga Ispektori i Lartë i Drejtësisë, por kjo ishte rrëzuar.
Procesi ndaj Margjekës u bazua tërësisht në faktin e dënimit të saj nga Gjykata e Posaçme. Trupa e KPK me kryesuese Genta Tafa ( Bungo), anëtare Suela Zhegu dhe relator Roland Ilia, vuri në dukje se bazuar në vendimine formës së prerë Margjeka gjendej se kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.
Ilia lexoi në relatim se gjykimi ndaj Margjekës i ishte vënë në dispozicion Komisionit si gjetje e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Po ashtu në relatim bëhet me dije se procesi ndaj gjyqtares u shty përkohësisht gjatë gjykimit të saj. Procesi rifilloi me kërkesë po të ONM-së pas vendimit të Apelit.
Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, u dënua se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec. Tre të pandehurit e tjerë në këtë proces, Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj, u arrestuan pasi u dyshuan se i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh.
Pesë të pandehurit u deklaruan fajtorë për korrupsion në dhjetor të vitit 2022. Mimoza Margjeka u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, por u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur, si dhe u caktua në provë për 3 vjet. Po ashtu, i'u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar. Bashkëshorti i saj, Arben Cara u dënua me 4 vjet burgim; i pandehuri Klaudio Zhilla me 3 vjet heqje lirie; avokati Skënder Demiraj u dënua me 3 vjet, por u pezullua dënimi dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet; i pandehuri Nejton Bali u dënua me 1 vit e 2 muaj burgim, por edhe ai u vendos në shërbim prove për 2 vjet e 4 muaj.
Gjatë procesit në Apel të pandehurit pretenduan se ishin dënuar pa prova dhe se ishin të pafajshëm.
Marrë nga Reporter.al
Ritello TIRANË- Kompania Ritello, e cila disa kohë më parë u bë kryefjalë e medias në Shqipëri për shkak t&eum...
Policia LEZHË- Një 25-vjeçar nga Kosova është proceduar sot, i cili tentoi që të korruptonte një polic rrugor p&e...
grida duma KOSOVË- E ftuar në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, moderatorja dhe ish-politikanja Grida Duma është...
femijet dhe pellumb meta DURRËS- Ngjarja makabre e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët vranë dhe grop...
edi rama dhe volodymyr zelenskyy TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për her&eum...
SPAK TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marshuar drejt godinës së Prokurorisë së Posaçne kundër Kri...
jetnor zhaboli TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur shtyrjen edhe për 20 ditë të tjera të masës së sigurisë a...
avokatja DURRËS- Avokatja e tre fëmijëve të Pëllumb Metës, të cilët akuzohen se kanë bashkëpunuar me nj&e...
Granit Gjana TIRANË- Ish-prefekti i Kukësit Granit Gjana është paraqitur në SPAK i shoqëruar edhe nga avokatët e t...
tre femijet DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për tre fëmijët që vran&eu...