LIVE UPDATES
Aktualitet

Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjirokastrës, Blerta Marku

Sipas Reporter.al, si burime krijimi të kësaj pasurie, Marku deklaroi të ardhurat e saj nga puna si gjyqtare dhe ato të bashkëshortit nga puna në Greqi në shumën 29 mijë euro. Relatorja Qirko konstatoi se subjekti nuk ka arritur të provojë të ardhurat e bashkëshortit nga puna në emigracion.

26 Shtator 2022, 10:21 Nga A.B
Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjirokastrës,
Seancë në KPK

TIRANË- Gjyqtarja e Gjirokastrës, Blerta Marku është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë. Vendimi është marrë sot nga KPK-ja, në seancën e mbajtur këtë paradite.

Marku akuzohet se ka fshehur blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 87.93 m2 në Gjirokastër.

Sipas Reporter.al, si burime krijimi të kësaj pasurie, Marku deklaroi të ardhurat e saj nga puna si gjyqtare dhe ato të bashkëshortit nga puna në Greqi në shumën 29 mijë euro. Relatorja Qirko konstatoi se subjekti nuk ka arritur të provojë të ardhurat e bashkëshortit nga puna në emigracion.

Në vijim ajo vërejti se në llogarinë e bashkëshortit të subjektit ishin kryer depozitime në vlerën rreth 40 mijë euro gjatë periudhës 2002-2006 dhe jo 29 mijë euro, sa kishte deklaruar Marku se ishin kursimet nga emigracioni. Nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në shumën 1.3 milionë lekë.

Po ashtu, u ngritën dyshime se apartamenti ishte blerë më lirë nga vlera e tij, ku sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave, EKB, duhej të ishte në vlerën rreth 2.5 milionë lekë.

Megjithëse Marku ka deklaruar se ka blerë apartamentin në gjendje karabina, KPK konstaton se nuk janë provuar me dokumentacion punimet e pretenduara. Po ashtu, ka rezultuar se pak kohë pas blerjes, bashkëshorti i subjektit ka lidhur kontratë me Albtelecom për vendosjen në apartament të një telefoni fiks.

Avokatja Reso i kundërshtoi konstatimet e KPK duke theksuar se kishin depozituar kontrata të shitjeve të apartamenteve të tjera në atë pallat, në vlera më të vogla nga sa e kishte blerë subjekti. Sipas Resos, regjistrimi i objektit ishte bërë karabina dhe se nuk kishte leje shfrytëzimi që nxirret kur përfundojnë të gjitha punimet.

E pyetur lidhur me lidhjen e kontratës për telefonin fiks, Reso Shpjegoi se bashkëshorti në atë periudhë kryente punimet në apartament, por për shkak të angazhimeve të shumta i ishte nevojitur të siguronte një mjet komunikimi.

Avokatja konstatoi se kishin dorëzuar deklaratë të ndërtuesit se apartamenti ishte shitur karabina dhe se kishin dorëzuar foto të katit të parë të pallatit që ishte ende në gjendje të tillë.

Reso solli në vëmendje të Komisionit jurisprudencën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për një rast sipas saj të ngjashëm, ku megjithëse objekti kishte qenë me leje shfrytëzimi, ishin pranuar shpjegimet e atij subjekti rivlerësimi se banesa ishte blerë në gjendje karabinaje.

Në vijim ajo vërejti se të ardhurat e përfituara nga bashkëshorti i subjektit nga puna në emigracion ishin “zeruar me një të rënë të lapsit”. Përfaqësuesja e Markut deklaroi se për emigrantët nuk kishte pasur në atë kohë kujdes prej punëdhënësve për pagesën e kontributeve dhe shtoi se ishin në pamundësi objektive për të siguruar dokumente prej vitit 1992.

Reso solli në vëmendje një rast kur KPK kishte pranuar pretendimet e një subjekti tjetër për të ardhura në vlerën 100 mijë euro nga puna në emigracion dhe kërkoi që të zbatohej i njëjti standard.

Po ashtu, Reso pretendoi se me të padrejtë subjektit nuk i ishte konsideruar një shumë prej 508 mijë lekësh nga puna e saj, vetëm pse gjykatat ishin djegur në vitin 1997 dhe nuk dispononin dokumentet e nevojshme.

Ajo kërkoi që shpenzimet jetike deri në vitin 2005 kur bashkëshorti i subjektit ishte kthyer nga emigracioni, të përllogariten për tre persona dhe jo për katër. Sipas Resos, nga analiza financiare e kryer prej tyre, rezulton balancë pozitive.

Gjyqtarja Marku shtoi se punimet në apartament ishin kryer gradualisht dhe privatisht. Lidhur me konstatimin për depozitimin në llogarinë e bashkëshortit të një vlere më të madhe nga ajo e deklaruar, ajo shpjegoi se veç shumës 29 mijë euro nga puna në emigracion, ishin shtuar edhe të ardhura nga punime e kryera në Shqipëri, si dhe nga pagat e saj.

Në seancë u relatua lidhur me një gjendje cash në vlerën 10 mijë euro, të deklaruar prej subjektit si të lënë në ruajtje nga babai i saj, shumë që është depozituar në bankë në vitin 2011 nga bashkëshorti i Markut.

KPK e ka konsideruar si person të lidhur babanë e subjektit dhe nga analiza financiare e kryer për mundësinë e prindërve të saj për krijimin e vlerës 10 mijë euro, ka rezultuar se ata mund të kursenin deri në shumën 108 mijë lekë.

Nisur nga ky konstatim, KPK ka verifikuar edhe mundësinë e familjes së gjyqtares Marku për të depozituar në vitin 2011 vlerën 10 mijë euro, nga ka rezultuar se ajo në fund të vitit 2010 ka deklaruar si gjendje cash shumën 700 mijë lekë, që është konsideruar në analizë si mundësi kursimi.

Avokatja Reso theksoi se vlera 10 mijë euro nuk ishte dhuruar apo hua dhe se për këtë arsye prindërit nuk mund të konsideroheshin persona të tjerë të lidhur dhe t’u kryhej analiza financiare.

Ajo sqaroi se ato para ishin lënë në ruajtje nga babai i subjektit, që të përdoreshin nëse ai do të ishte sëmurë. Sipas Resos, vlera e dhënë nga babai ishte ende në gjendje, e pashpenzuar.

Deklarimin e gjendjes cash në vitin 2010 në shumën 700 mijë lekë, ajo e cilësoi si pasaktësi të subjektit.

Sipas relatores Qirko, Agjencia Shtetërore e Kadastrës kishte njoftuar se në vitin 2012, në emër të nënës së subjektit ishte blerë në Selitë të Tiranës një apartament me sipërfaqe 95 m2, kundrejt çmimit 7.3 milionë lekë. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se bashkëshorti i Markut kishte transferuar për llogari të shoqërisë ndërtuese vlerën 56 mijë euro në vitin 2007.

Shoqëria ndërtuese ka konfirmuar pagesat e kryera, ndërkohë që ka rezultuar se librezat për pagesat e energjisë elektrike dhe ujin kanë qenë fillimisht në emër të bashkëshortit të subjektit.

Komisioni konstaton se Marku nuk e ka deklaruar asnjëherë këtë pasuri, si dhe pakësimin e vlerave të paguara në 2007-ën për llogari të shoqërisë ndërtuese.

Qirko tha se nga gjetjet e hetimit dukej se subjekti ishte bashkëpronare de facto në këtë pasuri, për të cilën nuk janë vërtetuar burimet e krijimit. Sipas relatores, mosdeklarimi i këtij apartamenti është fshehje pasurie.

Reso e kundërshtoi këtë konstatim duke argumentuar se subjekti dhe bashkëshorti kishin kontribuar në blerjen e apartamentit të nënës, pasi ajo u kishte rritur fëmijët kur kishin qenë në punë dhe emigracion.

Ajo pranoi se ishte gabim mosdeklarimi i pakësimit të vlerës së shpenzuar, por këmbënguli se nuk mund të kishte dyshime për fshehje pasi transaksionet ishin transparente.

“Paratë nuk janë dërguar me trasta, por me transaksione bankare”, deklaroi Reso dhe kundërshtoi që të kishte kontrata të nënshkruara nga bashkëshorti i Markut për furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Sipas saj, librezat ishin ndarë nga ndërtuesi dhe ai kishte shënuar emrin e bashkëshortit të subjektit pasi kishte pasur kontakt me këtë të fundit, për shkak se kishte ndjekur punimet për llogari të vjehrrës.

Në seancë u relatua se gjyqtarja Marku i ka bashkëlidhur deklaratës veting një kontratë porosie të vitit 2006 për një apartament në Sarandë të blerë për çmimin 3.2 milionë lekë. Transfertat e pagesave ka rezultuar të jenë kryer nga një llogari rrjedhëse e bashkëshortit në monedhën USD.

Nga verifikimi i lëvizjeve në këtë llogari ka rezultuar se janë transferuar vlera më të mëdha. “Duket se nuk është provuar se e gjithë vlera e transferuar ëhstë përdorur për apartamentin”, pohoi Qirko.

Reso deklaroi se kishin depozituar deklaratë noteriale të personit që kishte kryer depozitime në llogarinë e bashkëshortit, që deklaron se e ka marrë vlerën që konstatohet tepër.

KPK e cilëson të krijuar me burime të paligjshme një llogari të bashkëshortit të subjektit, ku janë depozituar shuma të ndryshme, ku në një rast është përshkruar se ishte pagesë për punimet që ai kishte kryer. Marku ka shpjeguar se bashkëshorti kishte punuar në izolimin e banesave në Shqipëri, nga kishte marrë pagesat në fjalë.

Qirko vërejti se nuk është vërtetuar që bashkëshorti i Markut të kishte paguar detyrimet tatimore për të ardhurat e deklaruara si të siguruara nga punimet e kryera prej tij dhe për këtë arsye janë konsideruar të paligjshme.

Reso deklaroi se bashkëshorti i subjektit kishte kryer vetëm punë të ndershme dhe të ligjshme. Ajo vërejti se në një rast rezultonte se ai ishte paguar nga një shoqëri lidhur me punimet për një punë të fituar me tender. Avokatja këmbënguli se në këtë rast nuk mund të quheshin të ardhura jo të ligjshme.

Nga hetimi ka rezultuar se Marku ka lidhur një kontratë qiraje fiktive për një apartament në Tiranë. E pyetur nga Komisioni, ajo shpjegoi se kontrata e qirasë ishte lidhur pasi kërkohej si kusht për transferimin në Tiranë, nëse do të mundësohej një gjë e tillë. Ajo këmbënguli se kjo kontratë simuluese nuk kishte sjellë asnjë pasojë, pasi nuk ishte përdorur.

Komisioni konstaton se gjyqtarja Marku nuk ka deklaruar periodikisht pjesën takuese në një apartament në Tepelenë të përfituar nga familja e origjinës në vitin 1993 nëpërmjet privatizimit, por e ka pasqyruar vetëm në deklaratën “veting”.

Reso këmbënguli se nuk mund të kishte asnjë indicie për fshehje të kësaj pasurie, pasi ishte përfituar me një vlerë simbolike nga familja e subjektit, kur ajo kishte qenë studente.

KPK vëren se bashkëshorti i Markut nuk ka deklaruar një truall 300 m2 në Sarandë të përfituar me vendim të këshillit të bashkisë në vitin 1996, si dhe në një apartament të privatizuar nga familja e tij.

Reso tha se nuk qëndronte konstatimi për mosdeklarim të truallit, pasi ishte deklaruar në vitin 2011. Ajo shtoi se kjo pasuri ishte krijuar para martesës.

Për apartamentin, u shpjegua se për arsye familjare bashkëshorti i subjektit kishte jetuar tek gjyshërit që në moshën 5-vjeçare dhe se nuk kishte pasur shumë kontakte me të atin. Gjyqtarja Marku tha se për ekzistencën e pjesës takuese në këtë pasuri, ishin vendosur në dijeni gjatë hetimit administrativ.

Nga analiza financiare përfundimtare, Komisioni konstaton balancë negative në vlerën 13.2 milionë lekë për kryerjen e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve.

Avokatja Reso vërejti se nga lista e pasurive të relatuara dukej sikur subjekti kishte shumë pasuri, por ajo theksoi se Marku zotëron vetëm apartamentin në Gjirokastër. Sipas avokates, analiza e tyre financiare rezulton me balancë pozitive.

kpk blerta cibuku

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë