LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kriza e agrumeve’ si ajo e vajit të ullirit

Në anën e majtë të gardhit ndërhyn një zonjë me shami të bardhë. Fqinj, e njëjta familje me Rrafmanin. Nusja e të vëllait.

7 Shkurt 2023, 08:56 Nga k.m.
‘Kriza e agrumeve’ si ajo e vajit të ullirit
Foto ilustruese

TIRANË- Rrahman Kuqi jeton me të shoqen. Fëmijët i ka në emigracion. Frymën e mbajnë me bujqësi. Kryesisht me agrume. Por ka katër vjetë të paktën, sipas tij që bujqësia është në krizë të thellë. Rrafmani jeton në Jazgjias të Lushnjes.

“Kam sh penzuar qimet e kokës duke i vaditur, ujë, plehra kimike dhe energji elektrike. Hakun e punës dhe nuk i shes dot. Nuk ka treg”- shpjegon Rrafmani për Gazetasi.al.

Ai ka vjelë këtë vit 20 kuintalë limonë dhe ka shitur 7 kuintalë për vetëm 20 lekë/ kg që do të thotë 14 mijë lekë për 4 muaj punë.

“Ne jemi duke vdekur. Shikoje pjesën tjetër të limonëve dhe portokalleve që janë në pemë. Bien çdo ditë e kalben në tokë. Aktualisht janë me 10 lekë/kg dhe nuk i blen njeri”- thotë Rrafmani për Gazetasi.al.

Në anën e majtë të gardhit ndërhyn një zonjë me shami të bardhë. Fqinj, e njëjta familje me Rrafmanin. Nusja e të vëllait.

“Nuk ka shtet, prandaj nuk ka treg. Na kanë lënë të vdesim. Unë kam fabrikë të vajit të ullirit. Kam humbur deri tani 300 mijë lekë (të reja). Sepse ata që e kanë prodhuar na e kanë shitur me kg dhe ne na i kërkojnë klientët me litra dhe humbasim 3 litra për kg. Aty në fabrikë e kemi. 100 kuintalë vaj ulliri. Edhe pse më i lirë se vaji i lulediellit, nuk e blen njeri”- shpjegon Luljeta Kuqi.

Ajo tregon se gjithë jetën me kredi për të mbajtur punën gjallë, po rezulton në dështim për faj të politikës.

“Ne limonët dhe portokallet i kemi falur me trasta klientëve që kanë marrë vaj ulliri. Ata janë mrekulluar sepse limonët shiten shtrenjtë në treg, janë importi”- thotë Luljeta Kuqi.

Një kg limonë në Tiranë kushton 250 lekë. Një kg mandarina 150 lekë dhe janë të importit. Ndërsa limonët, mandarinat dhe portokallet e vendit po kalben në tokë.

Kjo situatë nuk është vetëm në Myzeqe, por edhe në Vlorë, Sarandë e në të gjithë vendin.

Vetëm në Bashkinë e Konispolit janë mbi 800 ha të mbjella me agrume.

Kjo zonë që përfshihet në qarkun e Vlorës ka nivelin më të lartë të prodhimit të agrumeve në Shqipëri, sipas të dhënave zyrtare gjatë 2022 u prodhuan rreth 30 mijë tonë, afro 60% e prodhimit kombëtar të agrumeve. Gjatë 2021 u prodhuan mbi 50 mijë ton agrume.

Sipas Eurostat, Institutit Europian të Statistikave, Shqipëria është një nga shtatë prodhuesit më të mëdhenj të agrumeve në Europë. Megjithëse prodhimi këtë vit është konsideruar i mbarë nga fermerët, sfidat e tyre kanë qenë gati të papërballueshme. Ata janë përballur me problematika si vjelja e prodhimit dhe gjetja e tregut, sidomos për eksport.

Emigrimi, shpopullimi i vendit dhe plakja e popullsisë ka bërë që të mos ketë fuqi punëtore. Shtimi i prodhimit ka rritur pasigurinë e tregtimit, shtoji kësaj situate koston e rritur të prodhimit nga krizat e njëpasnjëshme që kanë shpënë në rritjen e çmimeve të karburantit dhe plehrave kimikë.

Sipas ekspertëve, problematikë për këtë situatë mbetet TVSH-ja (tatimi mbi vlerën e shtuar). Në 2019-n, hyri në fuqi përsëri skema e vjetër me 6% kompensim për fermerët.

Agropërpunuesit nuk kanë asnjë leverdi të marrin produktet e fermerëve me këtë tatim.

Në të njëjtën kohë ka disa biznese agroturizmi që bashkëpunojnë me fermerët duke ua marrë atyre në sasi të mëdha agrumet dhe e kanë bërë traditë që në baret dhe restorantet e tyre nuk ofrojnë më pije industriale, por pije të frutave të freskëta, pasi kushtojnë më lirë.

Shoqata Shqiptare e Agroturizmit thotë se Toka dhe klima janë në favor të fermerëve por tregjet në disfavor të fermerëve. Sipas Uran Derri, ekspert në fushën ushqimore dhe financier njëkohësisht, kjo situatë nuk është e re, por ka disa vite që përsëritet.

“E para është mungesa e certifikimeve në tregun europian. E dyta mungesa e kompanive të përpunimit që mund të shfrytëzojnë sezonin e prodhimeve për përpunimim. E treta është cilësia relativisht e ulët krahasuar me Turqinë dhe Greqinë.

E katërta moskoordinimi në mbjellje. Pra; një vit mbjellin të gjithë patate, vitin tjetër meqë nuk e shesin dot, mbjellin shumë pak dhe rritet çmimi. E pesta; mungesa e legjislacionit për formalizimin e këtij sektori. Pra nuk kanë se si të shesin me faturë dhe rrjedhimisht nuk bëjnë dot eksport”.

Ekspertët mendojnë se nëse prodhimi i agrumeve vijon të rritet në vitet në vazhdim dhe nuk do të ketë një direktivë nga Ministria e Bujqësisë, rrezikon të kthehet në një rreth vicioz, pasi mungon tregu i brendshëm për shitje, ndërsa eksportet vijojnë të jenë në sasi të ulëta.

Ata këmbëngulin që ndërhyrja e shtetit është me rëndësi. Sipas tyre mungon një agjenci informuese për fermerët e cila ekziston në vendet e Europës dhe rajonit. Sipas tyre kjo agjenci duhet të jetë në Ministrinë e Bujqësisë, e cila të monitorojë dhe drejtojë mbjelljet me këshilla.

Në tregun e brendshëm, informaliteti vijon të mbetet i lartë në sektorin prodhues bujqësor. Shumë fermerë shesin agrumet në tregun e zi me qese, në anë të rrugës.

Dëmtimi i konkurrencës nga informaliteti i lartë, po ashtu edhe kostot e larta i kanë kthyer produktet të paleverdisshme për sa i përket çmimit. Në dyqanet e fruta – perimeve në vend vëren mandarinë dhe portokalle importi.

“Nuk bën mandarina e vendit. Është pa lëng”- shprehet një shitës fruta-perimesh për të justifikuar mandarinën spanjolle që e shet me 150 lekë / kg, teksa mandarina e vendit shitet prej fermerëve 20-28 lekë kg.

Sipas ekspertëve shteti duhet të rrisë taksën doganore për produktet e importit që të nxisë prodhimin vendas./GazetaSi

bujqesia ne shqiperi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët