LIVE UPDATES
Bota

Kriza politike në Malin e Zi, Komisioni i Venecias rekomandon mosmiratimin e ndryshimit të Ligjit për Presidentin

Komisioni u bën thirrje institucioneve, deputetëve dhe partive politike që të marrin pjesë me përgjegjësi në zgjidhjen e ngërçit aktual dhe të gjejnë kompromise konstruktive për vendime të rëndësishme, përfshirë zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

9 Dhjetor 2022, 20:41 Nga d.a.
Kriza politike në Malin e Zi, Komisioni i Venecias rekomandon mosmiratimin
Mal i Zi

MAL I ZI- Komisioni i Venecias rekomandoi të premten që të “mos miratohen ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, pasi ato në thelb do të përfaqësonin një ndryshim të Kushtetutës, me një shumicë më të vogël parlamentare se sa parashikohej”, thuhet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Komisioni u bën thirrje institucioneve, deputetëve dhe partive politike që të marrin pjesë me përgjegjësi në zgjidhjen e ngërçit aktual dhe të gjejnë kompromise konstruktive për vendime të rëndësishme, përfshirë zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mendimin e Komisionit të Venecias, organ këshillues i Këshillit të Evropës, për këtë ligj e kishte kërkuar presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Ai e bëri këtë pasi shumica parlamentare, Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA, miratuan ndryshimet në Ligjin për Presidentin, me të cilat parlamenti malazez mori një pjesë të kompetencave të tij në fushën e propozimit të kandidatëve për përbërjen e qeverisë së re.

Në fillim të nëntorit, presidenti Gjukanoviq e refuzoi këtë ndryshim dhe ia ktheu parlamentit për rishqyrtim duke propozuar shkurtimin e mandatit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Komisioni i Venecias i vlerësoi këto procese si mosrespektim të institucioneve dhe praktikë të keqe politike.

“Heqja e kompetencave të presidentit për të propozuar një kandidat për kryeministër për të formuar qeverinë, ose për të emëruar një të propozuar nga shumica parlamentare, mungesa e konsultimeve politike ose refuzimi për të marrë pjesë në to, akuza të ndërsjella për sjellje antikushtetuese, kërcënime për bojkotimin e parlamentit apo shkarkim; Refuzimi për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, deri në ndryshimet në Ligjin për Presidentin, janë simptoma të mosrespektimit të institucioneve dhe qytetarëve, si dhe të praktikave të këqija politike dhe kushtetuese”, thuhet në opinion.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi vazhdon të jetë jofunksionale sepse ka vetëm tre nga gjithsej shtatë gjyqtarë. Më 12 dhjetor, deputetët do të votojnë për katër kandidatët e propozuar për gjyqtarë të asaj gjykate.

Zgjedhja e kandidatëve kërkon një shumicë prej tre të pestave, mbështetjen e 49 deputetëve, të cilën shumica parlamentare nuk e ka dhe opozita refuzon të mbështesë tani për tani kandidatët e propozuar.

Mali i Zi është tronditur nga një krizë politike që pasoi rënien e qeverisë së kryeministrit Dritan Abazoviq dhe refuzimin e shumicës parlamentare për të hyrë në një proces të ri zgjedhor.

Shumica aktuale fitoi pushtetin në zgjedhjet e gushtit 2020 dhe pas më se 30 vitesh e dërgoi partinë e presidentit Gjukanoviq në opozitë. Në parlamentin e Malit të Zi, i cili ka 81 deputetë, ata kanë një shumicë të vogël prej 41 deputetëve./VOA/

kriza politike ne mal te zi komisioni i venecias

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit