LIVE UPDATES
Aktualitet

Kryhet riatdhesimi i emigrantit të parë nga kampi i Gjadrit, media italiane: 42-vjeçari ishte dënuar për disa akuza, përfshirë dhunën në familje

Piantedosi shkruan se operacionet e riatdhesimit të migrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim siç parashikohet nga strategjia e Qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm.

19 Prill 2025, 18:24 Nga r.ll
Kryhet riatdhesimi i emigrantit të parë nga kampi i Gjadrit, media
foto nga shengjini

ITALI- Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi ka njoftuar se është kryer riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj që ishte vendosur para pak ditësh në kampin e Gjadrit. Emigranti është kthyer në vendin e tij të origjinës. 

Në një postim në "X", Piantedosi shkruan se operacionet e riatdhesimit të migrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim siç parashikohet nga strategjia e Qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm.

Sipas medias italiane "ANSA", shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar nga Bangladeshi i ardhur në Itali në vitin 2009 dhe është dëbuar për shkak të rrezikut social. Ai ka disa dënime të mëparshme, duke përfshirë një episod të rëndë të dhunës në familje. 

Pak ditë më parë, kaosi dhe dhuna shpërthyer në kampin e Gjadrit ku janë vendosur 40 emigrantë nga Italia për riatdhesim pas dekreteve të dëbimit. 20 nga 40 emigrantët protestuan duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës dhe duke shkaktuar kaos. Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe shtëpitë e plaçkitura janë vetëm disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve. Ndërkohë pas hetimeve të kryera mbi këto trazira, 10 emigrantë janë futur në qelitë e burgut të ndërtuara brenda objektit posaçërisht për raste të tilla. Ata do të mund të takohen vetëm me avokatët e tyre.

Tre nga emigrantët e përfshirë në kaosin e dhunshëm brenda qendre janë plagosur duke i shkaktuar vetes plagë me thikë. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore nga personelit mjekësor. Fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk ishte serioz. 

Emigrantët e vendosur në Gjadër janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia. Ata zbritën nga anija të prangosur dhe të shoqëruar nga efektivë të shumtë policia. Mediat italiane kanë dhënë dhe detaje lidhur me veprat penale që këto emigrantë kanë kryer në Itali dhe janë dënuar me burg. Ndaj tyre është lëshuar urdhër dëbimi pasi konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë. 60% e tyre kanë një dënim për tentativë vrasje, pesë janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë prej tyre kanë dënime të formës së prerë për joshje të të miturve, drogë dhe krime kundër personit ose pronës. Një tjetër shkelje ligjore e përbashkët e tyre është dhënia e informacioneve të rreme për veten.

kampi i gjadrit matteo piantedosi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet