20 Korrik 2022, 09:05
Nga e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Një 48-vjeçar i identifikuar si Agim Hoxha ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kishte mbjellë një parcelë me kanabis në fshatin Zallbastar. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet dhe vëllai i tij pasi sipas policisë ishte bashkëpunëtor në mbjelljen e parceles në zonën e njohur si 'Kodër Lucë'
Burime thonë se Hoxha është kryetar i PS-së për zonën e Zallmnerit. Po ashtu burimet thonë se ai është pjesë e grupit që ka punuar edhe më herët në këtë zonë, duke rekrutuar njerëz në këmbim të votave. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë
Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Kodër Lucë", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.
Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zallbastar.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë".
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A. H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.
Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
tirane policia e tiranes
Aktualitet
20 Korrik 2022, 08:24
Vjehrri
BELGJIKË- I dyshuari për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar, Ilir S. në Diksmuide në Flanders Perëndimore ësh...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 07:48
A.B
Aktore
TIRANË- Aktorët e Teatrit Kombëtar i kërkojnë Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës Elva Margariti rri...
Aktualitet
20 Korrik 2022, 07:20
A.B
Moti
TIRANË- Territori Shqiptar mbetet në ndikimin e të nxehtit Afrikan duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe temperaturave...
Aktualitet
19 Korrik 2022, 23:58
I.A
Pamje nga dhuna
TIRANË- Videoja e mëposhtme është nga përplasja mes efektvëve të policisë dhe tifozëve të...
Aktualitet
19 Korrik 2022, 23:36
I.A
Aeroporti i Rinasit
TIRANË- Sulmi kibernetik në Shqipëri ka bërë që gjithë qytetrët të shqetësohen pë...
Aktualitet
19 Korrik 2022, 23:04
I.A
Pamje nga ngjarja
TIRANË- 25 tifozë boshnjakë janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici për shkak të trazirave...
Aktualitet
19 Korrik 2022, 23:13
I.A
Pamje nga ngjarja
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga përplasja e tifozëve boshnjakë me policinë shqiptare te stadiumi A...
Aktualitet
19 Korrik 2022, 23:05
I.A
Makina e Policise
VLORË- Dy inspektorët në Policinë e Vlorës, të cilët po shkëmbenin puthje në makinën e ...
Aktualitet
19 Korrik 2022, 22:45
Pamje nga Air Albania
TIRANË- Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, janë nga stadiumi Air Albania, ku pas përfundimit...
Aktualitet
19 Korrik 2022, 22:40
I.A
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara të martën e vendosën Rusinë në listat e vendeve të përfshira në një "politik&eu...