13 Nëntor 2022, 09:25
Nga I.A
Policia
ELBASAN- Babë e bir janë arrestuar në Elbasan për kultivin të lëndëve narkotike kanabis. Mësohet se në pranga kanë rënë Selim Beqari dhe djali i tij Zamir Beqari, pasi gjatë kontrollit nga ana e policisë u janë gjetur në tokën e tyre 17 bimë kanabisi të prera. Ndërsa në shtëpi policia kaarritur qeë të gjej 7 thasë të mbushur me 58 kilogramë kanabis. Nga ky operacion ka mbetur i prangosur kryeplaku i fshatit Bodin, Ramiz Beqari si dhe administratori i Njësisë Administrative Graçen Fadil Salla, për moskallzim krimi dhe shpërdorim i detyrës.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Sekuestrohen rreth 58 kg lëndë narkotike kanabis. Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Bodin”, i zhvilluar me metoda hetimore proaktive. Kultivonin bimë narkotike në tokën e tyre, në fshatin Bobin, dhe më pas i përpunonin ato, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir). Në pranga gjithashtu, administratori i Njësisë Administrative Gracen, si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan. Në kuadër të këtij operacioni, në hetim edhe 3 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH dhe ata të DVP Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore të realizuar me metoda proaktive, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, finalizuan operacionin policor antikanabis të koduar “Bodin”.
Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: - S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Bodin, dhe Z. B., 27 vjeç, banues në Sarandë (babë e bir). Nga kontrolli i ushtruar në tokën e këtyre shtetasve, në fshatin Bodin, Gracen, Elbasan, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 58 kilogramë. Njëkohësisht, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: - F. S., 58 vjeç , banues në Elbasan, administratori i Njësisë Administrative Gracen, Elbasan; - R. B., 62 vjeç, kryeplaku i fshatit Bodin, Gracen, Elbasan.
Po në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht 2 shtetas, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
zamir beqari selim beqari ramiz beqari fadil salla
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 08:54
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta e opozitës mbrëmjen e djeshme ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Duke nisur n...
Aktualitet
13 Nëntor 2022, 08:02
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira. Pjesa e parë e ditës do të jetë n&...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 23:02
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari i njohur Artan Hoxha ka treguar për punën e tij me personazhe të botës së krimit në Shqip&e...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 22:59
I.A
grate
TIRANË- Regjizori shqiptar Bujar Alimani, po sjell për publikun shqiptaro-amerikan filmin e tij të fundit “Fluturat”, nj&e...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 22:52
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari i njohur Artan Hoxha ka treguar për historinë e "vrasjes" së tij. I ftuar këtë të shtun&eu...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 22:13
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Këtë vit, gazetari investigativ Artan Hoxha e ka festuar ditëlindjen në Kolumbi, ku ndodhej për një ...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 22:25
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar se ka arritur të ‘mashtrojë’ Prokurorinë e Durrësit, në mome...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 22:19
F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer pa ‘dorëza’ atë që ka parë në botën e krimit. I ftu...
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 21:58
F.M
Gazetari investigativ Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se grupet kriminale po i pastrojnë paratë në koncerte....
Aktualitet
12 Nëntor 2022, 21:57
k.m.
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka treguar një histori të frikshme nga jeta e tij, ku kanë tentuar që ta vrasin. I ftuar ...