15 Maj 2022, 15:25
Nga DOSJA
Foto ilustruese
KORÇË- Një person është vënë në prangat e Policisë së Shtetit, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht. 43-vjeçari, i identifikuar me iniciale G. V., banues në fshatin Belorta është prangosur, ndërsa u procedua penalisht A. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll. Nga informacione të siguruara në rrugë policore, Policia shkoi për kontrolle në fshatin Plasë, ku gjeti dhe sekuestroi kanabis, 323 fara dhe një peshore elektronike.
NJOFTIMI I PLOTË:
Korçë
Vijon puna për parandalimin e përgatitjes për kultivimin e bimëve narkotike dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi dhe një peshore elektronike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Korçë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit dhe shpërndarjes së tyre, goditën një tjetër rast si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. V., 43 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe u procedua penalisht shtetasi A. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll.
Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre shtetasve, në fshatin Plasë, Maliq, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike, e llojit kanabis. Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. V., në fshatin Belorta, Korçë, iu gjetën edhe disa doza të tjera me lëndë të dyshuar kanabis, 323 fara të dyshuara kanabisi dhe një peshore elektronike, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:22
FIER- Përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, makina inteligjente ka moni...
Aktualitet
15 Maj 2022, 15:01
Foto ilustruese
TIRANË- Një histori që jo çdo herë ndodh në Tiranë me vjedhjen e banesave, është regjis...
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:49
Foto ilustruese
TIRANË- Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka bërë me dije parashikimin e motit për javën që vjen në ...
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:24
Foto ilustruese
SARANDË- Erlind Rumani është plagosur për herë të dytë brenda disa orëve. 38-vjeçari, që...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:47
Fotot e targave të veçanta
TIRANË- Që shqiptarët duan të jenë ndryshe e tregojnë edhe në vende të tjera...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:56
Foto ilustruese
DIVJAKË- Prej më shumë se 14 ditësh, një 49-vjeçar nga fshati Bregas i Divjakës është zhduku...
Aktualitet
15 Maj 2022, 14:00
Aurel Latifi
TIRANË- Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Aurel Latifin, i cili tentoi t&...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:56
Foto ilustruese
TIRANË- Një familje nga Puka është kërcënuar nga një i ri që e humbi kontrollin menjëherë...
Aktualitet
15 Maj 2022, 13:46
Mike Pompeo
TIRANË- Ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo do të jetë nesër në Shqipëri për të mar...
Aktualitet
15 Maj 2022, 11:49
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 19-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se shp&...