Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndër të tjerash, ai tregoi se çfarë u ka thënë pesë emisarëve për njohjen “de fakto” mes dy Gjermanive.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka raportuar në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi. Ndër të tjerash, ai tregoi se çfarë u ka thënë pesë emisarëve për njohjen “de fakto” mes dy Gjermanive. Sipas Kurtit, Kosova është një komb me dy shtete me Shqipërinë dhe jo Serbinë.
”Unë u kam thënë pesë emisarëve, po e them shumë hapur, unë e kuptoj idenë e tyre, për njohjen ‘de facto’ midis dy Gjermanive. Por konteksti historik dhe raportet janë krejtësisht të tjera. Unë ua kam thënë në secilin takim atyre, se nëse janë duke menduar gjermano-gjermane Kosova me Serbinë, unë filloj të ndjehem menjëherë francez. Kjo ka qenë fjala ime, nëse ju besoni gjermano-gjermane Kosovë-Serbi, unë filloj të ndjehem francez, sepse dy shtete, një komb, jemi me Shqipërinë, jo me Serbinë. Por, formulimet që merren legalo-juridike dhe futen në këtë propozim, unë i trajtoj të dekonteksualizuara historikisht edhe ata nuk ia kanë vënë titullin mbi bazën e modelit të dy Gjermanive sepse ka edhe gjëra të ndryshme siç dihet”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takuan më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Në përfundim të takimit nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe bisedimet për çështjen u shtynë më 18 Mars në Maqedoninë e Veriut. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë. Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre të gjashtin me radhë si më të rëndësishmin. Propozimi, i cili u është dorëzuar atyre që në fund të verës, përkrahet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Propozimi evropian nuk e përmend në mënyrë specifike Asociacionin, por përfshin zotimin e të dyja palëve për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, e ku bën pjesë edhe ajo për Asociacionin.
Gjykata Tirane TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dalë me një sqarim për mediat dhe opinionin publik lidhur me vendimin për lirimin...
Protestuesi TIRANË- Një qytetar gjatë protestës së sotme para ministrisë së Drejtësisë, hodhi akuza se i kan&e...
Protesta TIRANË- Pas vrasjes së trefishtë në Tiranë një ditë më parë ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre g...
Shqiponja Milla Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 2 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të...
Dan Hutra TIRANË- Dan Hutra ekzekutoi me armë zjarri dje edhe Etleva Kurtin, 31-vjeçaren, e cila është motra Vladimir Kurtit, q&...
Familjaret e autorit TIRANË- Fqinjët e familjarëve të Dan Hutrës në zonën e Vaqarrit në kryeqytet kanë dhë...
Policia ELBASAN- Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar, pasi dyshohet si autor i kanosjes së një personi tjetër...
Foto ilustruese Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja A. H., 61 vjeçe, aktiviste, e cila ka kallëzuar ...
Policia TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 12 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. I arrestuar &...
Dan Hutra TIRANË- Një çështje penale e hapur nga prokuroria e Durrësit, e cila vijon të jetë ende në proces gjyki...