2 Mars 2023, 17:09
Nga A.B
Protesta
TIRANË- Pas vrasjes së trefishtë në Tiranë një ditë më parë ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre gra, sot po zhvillohet një protestë para Ministrisë së Drejtësisë. Me thirrjet ‘Siguri për vajzat dhe gratë’ një grup protestuesish ngritën një sërë pyetjesh se pse Dan Hutra lihej i lirë, pas gjithë këtyre krimeve që kishte bërë.

Disa nga deklaratat:
‘Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars. Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike.’- u shpreh një nga protestueset.
'Si mund të lirosh dikë që ka vrarë. Hajde ta bëjmë këtë vend, pasi ka shkuar për dreq'-tha një prej aktivisteve.
'Lulet e Shën Valentinit, 8 Marsit po na i kthejnë në lule mortesh. O gra, po na vrasin. Mjeti i vetëm duket se është vetëmbrojtja. Në vend të telefonave, hajde të qarkullojmë me thika në brez.'-shtoi protestuesi tjetër.
“Jetën ta ka falur zoti dhe drejtësia duhet të ngushëllojë familjarët e viktimave. Gjykata është baras me kriminelin. Mua më kanë vrarë motrën me 4 shtator 2022. I kemi paraqitur provën prokurorisë dhe gjykatës dhe me datë 29 Dhjetor e kanë liruar nga burgu nga autori. Me motivin se ka pasur marrëdhënie të mira me komunitetin, kur në fakt marrëdhënie të mira ka pasur vetëm me alkoolin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Ne pritëm që ato të arrestohen. Ka qenë gjyqtar po ky Gerd Hoxha. Ma ka vrarë motrën për së dyti. Jetën e ka falur vetëm zoti. Ka pasur një kod, kur hasmit i zije pritë kurrë nuk e vrisje nëse ishte i shoqëruar me një grua. Sepse ajo është nënë. Sot bashkëpunëtor i krimit edhe drejtësia. Jeta e një njeriu vlen më shumë se jeta e Big Brother. Fokusohen te Big Brother dhe nuk fokusohen te jeta e njeriut. Populli shqiptar duhet të jetë më i ndërgjegjshëm për atë që ndodh në Shqipëri”, tha një protestues, motra e të cilit u vra nga burri.
Kjo protestë vjen pas masakrës që ditën e djeshme në Paskuqan, ku Dan Hutra shkoi në banesën e familjes dhe qëlloi me breshëri gratë, ku vdiqën Hasime Dafku dhe Mevlute Hysa, ndërsa Elena Hysa me të ëmën, Kujtimen u plagosën rëndë. Me largimin nga Paskuqani, ai shkoi në Kamëz ku ekzekutoi Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosi një nga të dashurat që kishte lidhje intime, shtetasen Marjana Gurakuqi./Dosja.al
masakra e paskuqanit
Aktualitet
2 Mars 2023, 17:04
k.m.
Shqiponja Milla
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 2 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të...
Aktualitet
2 Mars 2023, 17:00
A.B
Dan Hutra
TIRANË- Dan Hutra ekzekutoi me armë zjarri dje edhe Etleva Kurtin, 31-vjeçaren, e cila është motra Vladimir Kurtit, q&...
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:46
A.B
Familjaret e autorit
TIRANË- Fqinjët e familjarëve të Dan Hutrës në zonën e Vaqarrit në kryeqytet kanë dhë...
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:41
A.B
Policia
ELBASAN- Policia ka vënë në pranga një 60-vjeçar, pasi dyshohet si autor i kanosjes së një personi tjetër...
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:33
Foto ilustruese
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja A. H., 61 vjeçe, aktiviste, e cila ka kallëzuar ...
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:33
A.B
Policia
TIRANË- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 12 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. I arrestuar &...
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:27
A.B
Dan Hutra
TIRANË- Një çështje penale e hapur nga prokuroria e Durrësit, e cila vijon të jetë ende në proces gjyki...
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:25
A.B
Kastriot Gramshi
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten vendimin për çështjen ndaj gjyqtarit Ka...
Aktualitet
2 Mars 2023, 16:16
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur marrjen e masave për protestën e nesërme të opozitës, e cila nis në o...
Aktualitet
2 Mars 2023, 15:51
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- I dëbuar dhe kthyer në Itali me mbiemrin e bashkëshortes, Ervin Grebeshi, është 36-vjeçari shqiptar ...