LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kush më pagoi 50 mijë euro për ta hequr“, Henrik Hoxhaj del pas atentatit ndaj “të fortit” të Tropojës: E kishte sharë në telefon

Ka marrë porosi nga Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky person mësohet se i ka ofruar 50 mijë euro Henrik Hoxhajt për të eliminuar fizikisht Filip Gjeloshin.

23 Maj 2022, 13:17 Nga DOSJA
“Kush më pagoi 50 mijë euro për ta hequr“, Henrik
Filip Gjeloshi

TIRANË- Henrik Hoxhaj “killeri” i arrestuar bashkë me Nuredin Dumanin, ka rrëfyer një tjetër krim të ndodhur vite më parë. Ai është shprehur para hetuesve se në shkurt të viti 2011, ka marrë porosi nga Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky person mësohet se i ka ofruar 50 mijë euro Henrik Hoxhajt për të eliminuar fizikisht Filip Gjeloshin.

“Më ka dhënë 10 milion paradhënie për shpenzimet” është shprehur Henrik Hoxhaj para hetuesve.

Arsyeja se pse donte ta vriste Filip Gjeloshin kishte qenë një kërcënim që ky i fundit kishte bërë ndaj Ardian Ozunit. Sherri mes tyre ka ndodhur pasi Ozuni kishte rrahur nipin një person të afërt të Filipit.

“E kam mbikëqyrur disa herë shënjestrën tek lokali i tij “Lekbibaj”, derisa vendos momentin e duhur për ta kryer punën. Unë kam pasur një Fiat Punto të bardhë pa dokumente me targa italiane dhe brenda makinës kam pasur kallashnikovin me silenciator. Kallashin ma ka gjetur Ardiani i cili njihej edhe si “Cufi” dhe përveç armës ai më bleu edhe një silenciator që e provuam nëse punon tek karburanti i tij në Allias.”

“Ditën e ngjarjes mbaj mend që ka qenë  errësirë dhe unë isha parkuar afër lokalit që ky person kishte tek rruga “Siri Kodra” në Tiranë dhe po e prisja Filipin të vinte. Ai ka ardhur me një Mitsubishi me targa angleze. Ai ndaloi në kthesë dhe kam dalë nga makina ime dhe kam qëlluar me breshëri ndaj tij. Kam parë një femër në makinë dhe duke qenë se nuk doja ta dëmtoja atë kam ndaluar zjarrin dhe nuk kam qëlluar më. Jam futur në makinë dhe jam larguar nga drejtimi i sipërm pasi i trembesha postblloqeve në Paskuqan. Më pas pashë në televizor se ai ishte plagosur nga atentati por nuk u mora më me atë punë.” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

Filip Gjeloshaj është një emër i përmendur gjatë në kronikat e zeza të medias. Që në moshën 20-vjeçare është akuzuar për një vrasje në qytetin e tij të Tropojës, akuzë për të cilën u arrestua por nuk u provua asnjëherë. Në vitin 2003 ishte në burg kur i ka dalë në krah të dënuarit përjetë Zani Caushi, në hasmërinë që vijon edhe në burg mes tij dhe Gaxhait. Për këtë shkak në burg u plagos me thikë. Gjeloshi ishte në burg i arrestuar për plagosjen e elektricistit Shpëtim Beqiri fare pranë banesës së tij në rrugën “Siri Kodra”. Pas lirimit edhe nga arrestimi i vitit 2006, kur akuzohej për tentativën e vrasjes së një personi në Allias, Gjeloshaj në vitin 2011 do t’i shpëtonte mrekullisht një atentati me armë ku mbeti i plagosur.

Marrë nga AbcNews

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet