Tragjedi në Turqi/ Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu, humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
66 viktima në Turqi/ "Kanë vdekur para syve tanë," zbardhen dëshmitë tronditëse për zjarrin në hotel: Dy...
"A do paraqiteshit në SPAK nëse merrni fletëthirrje për 21 Janarin"? Berisha: Mbështes çdo lloj hetimi të k...
14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Drejtësia vonon po nuk harron, fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër...
Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ARRSH apel shoferëve: Kujdes në këto akse rrugore! Pajisuni me g...
Por Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e saj.
SHBA- Këngëtarja e njohur nga Kavaja, e cila bëri bujë në Shqipërinë e viteve '80, Parashqevi Simaku, u largua si shumë shqiptarë të tjerë jashtë vendit dhe u mbulua nga pluhuri i harresës, ndonëse populli e donte shumë. Por Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi fatin e saj. Në një mesazh drejtuar gazetares Mira Kazhani ajo tregon betejën me shëndetin, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë që iku nga kjo jetë një vit më parë.
Gazetarja ka kërkuar një nismë për të ndihmuar Parashqevi Simakun, këngëtaren e madhe shqiptare e cila u largua herët në SHBA, dhe prej asaj kohe shumë pak dihet për fatin e saj. Një video e postuar së fundmi në televizionin amerikan “ABC 7”, duket se tregon Parashqevi Simakun teksa pranon një çantë me ndihma që u shpërndahen të pastrehëve.
Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut:
Pershendetje Zonja Mira! Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët. Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t'i qëndruar pranë djalit. Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën. Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë.
Ndërsa gazetari Blendi Fevziu, i cili shpërndau sot videon duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, thotë se tashmë e ka konfirmuar që bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare. Ai thotë se është në kontakt me avokatë dhe biznesmenë në SHBA për ta identifikuar dhe ndihmuar dhe shprehet se ajo largohet sa herë i afrohen persona të cilët i flasin në gjuhën shqipe.
pamje nga vendngjarja RUSI- Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë në qytetin rus të Novosibirsk në Siberi. Pam...
droga ANGLI- Tre shqiptarë janë dënuar me 27 muaj burg në Angli, pasi u kapën në një fermë kanabisi me vlerë 1...
Abigeila Voshtina TIRANË- Qeveria ka miratuar sot vendimin për shkarkimin e Abigeila Voshtina nga detyra e Drejtores së Përgjithshme t...
BUKURESHT- Byroja Kombëtare e Hetimit ka nënshkruar një marrëveshje me Qendrën e Evropës Juglindore për Zbatimin ...
babai i 17-vjeçarit FIER- Babai i i 17-vjeçarit i cili u plagos me thikë në oborrin e shkollës së mesme "Mustafa Hox...
foto ilustruese FIER- 17-vjeçari Ydai Xhafaj që mbeti i plagosur në shpatull gjatë një sherri në oborrin e shkollë...
Ura TIRANË- Siç ishte njoftuar mëngjesin e sotëm IKMT ka hedhur në erë ura e Babrroit në Tiranë. Shpërthimi ...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO ka pranuar kërk...
Foto ilustruese SIRI- Rënia e regjimit të Bashar al Assadit në Siri është një lajm shumë i mirë për popullin e...
pamje nga arrestimi DIBËR- Një 60-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërko...