LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ky është dëbim"/ BIRN: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës 

Një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të këtij viti, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të ulëta se tregu. Banorët e prekur e kundërshtojnë këtë vendim, ndërsa pohojnë se nuk kanë marrë asnjë sqarim dhe nuk janë bërë pjesë e dëgjesave publike.

1 Nëntor 2025, 12:48 Nga E. D
"Ky është dëbim"/ BIRN: Projekti TID shemb
foto ilustruese

DURRËS- Në rrugën që përshkon qendrën historike të Durrësit, gjurmët e historisë rrethohen nga kaosi i tranzicionit. Mes amfiteatrit antik, forumit dhe termave romake gjenden ndërtesa të ngritura në dekada të ndryshme. Shumë prej këtyre banesave kanë mbijetuar më shumë se një shekull, por tashmë do të shemben për t’i hapur rrugë një projekti rijetëzimi, të njohur si TID Durrës.

Një vendim qeverie, i publikuar në Fletoren Zyrtare në gusht të këtij viti, parashikon shpronësimin e 74 pronarëve, me çmime që vlerësohen se janë disafish më të ulëta se tregu. Banorët e prekur e kundërshtojnë këtë vendim, ndërsa pohojnë se nuk kanë marrë asnjë sqarim dhe nuk janë bërë pjesë e dëgjesave publike.

“Ne nuk jemi vënë në dijeni. As dëgjesë publike, as konsultim siç parashikohet në ligj nuk është respektuar,” thotë Senada Laçi, banore e lagjes nr.1 të Durrësit, banesa e së cilës është në projekt për t’u prishur.

Edhe Artur Velja thotë se është njoftuar nga fqinjët për prishjen e banesës së tij.  Më pas, kryetari i njësisë bashkiake ka komunikuar vendimin, duke urdhëruar lirimin e banesave brenda një afati 3-mujor.

Avokati i Popullit ka marrë në shqyrtim ankesat e banorëve dhe ka konstatuar se ligji për shpronësimet nuk i mbron ata. Ky institucion u ka sugjeruar banorëve që të ndjekin rrugën gjyqësore për dëmshpërblimin, duke kundërshtuar vlerën që ofron VKM-ja.

Në zonën më të shtrenjtë të Durrësit, ku siç thonë banorët, çmimi i tregut arrin nga 1500 deri në 3000 Euro për metër katror, qeveria u ofron atyre dëmshpërblime në vlera të ulëta.

Mirjeta Kazazi i tha BIRN se ishte duke finalizuar një kontratë për shitjen e pronave të saj, një shtëpi me oborr dhe një dyqan anash bulevardit Epidamn, kur doli lajmi i prishjeve.

“Kishim rënë dakord për ta shitur rreth 300 mijë euro. Kur një ditë të bukur vjen zotëria dhe më thotë, shiko se këtu do të ketë një plan. U prish marrëveshja,” thotë e irrituar Kazazi, banore e lagjes 3 në Durrës.

Ndryshe nga vlera e tregut, qeveria e ka vlerësuar pronën e saj me 8 mijë lekë.

“Me 80 milionë [të vjetra] që më ka dhënë mua, ku do shkoj? Nuk blej dot asnjë garsonierë…,” shton ajo.

Ngjashëm edhe Edmond Balla humbet pronën dhe të gjitha investimet e jetës së tij. Mbi dy banesat e vjetra të familjes së tij, Balla ka ndërtuar biznesin, që përbëhet nga një hotel dhe një restorant.

“Kam katër kate ndërtim, tre kate janë nga 200 metra dhe një është 220 metra… Ata më kompensojnë mua me 47 milionë lekë të vjetra,” ankohet ai.

Amfiteatri i Durrësit, ndërtuar në fillim të shekullit II të erës sonë, u zbulua në vitin 1966 dhe sot rrethohet nga banesa që datojnë mbi 100 vjet më parë. Sipas projektit TID, disa prej tyre do të prishen, disa të tjera do të rindërtohen, por banorët dyshojnë se përzgjedhja është selektive.

Armando Rufa jeton në Belgjikë, por erdhi brenda 12 orësh kur mësoi planet e qeverisë për shtëpinë e tij. Projekti shtrihet mbi oborrin dhe murin rrethues të shtëpisë, për të cilin Rufa thotë se është gati 400 vjeçar.

“Kam një muaj që rri këtu dhe merrem me këto gjëra… thjesht i vi rrotull,” thotë ai, ndërsa ankohet se nuk ka marrë ende asnjë sqarim.

Edhe Isuf Mehmeti u kthye me urgjencë nga Italia për të shpëtuar pronën e tij nga shembja.

“Erdha me shpejtësi, sepse prona ka lidhje me jetën e njeriut. Para një viti kam investuar 50 mijë euro në pronën time. Tani banesa ime prishet dhe shteti më shpronëson me vlerën qesharake 41 mijë euro,” thotë ai.

Në grupin e banorëve, ka prej atyre që nuk iu njihet prona, edhe pse jetojnë prej pesë brezash aty.

Eduard Bardaku i tha BIRN se shtëpia e ndërtuar nga gjyshi i tij dhe shtëpia ku ai banon janë në listën e prishjeve, por ai cilësohet si “pronar i pavërtetuar” nga autoritetet. Bardaku thotë se shtëpia e tij është ndërtuar në vitin 1970 nga ndërmarrja shtetërore NSHN. Ai ka nisur një proces gjyqësor me institucionet.

Në të njëjtën pozitë është edhe Kliton Doko, i cili jeton me nënën e tij 90-vjeçare në lagjen 3 të Durrësit. Banesa është ndërtuar në vitin 1964 nga institucionet shtetërore të kohës së komunizmit.

“Kam lindur e po plakem në këtë shtëpi. Banesën ma ka dhënë shteti dhe jam taksapagues prej 35 vitesh. Tani po shteti nuk më konsideron si pronar të banesës. Na kanë thenë të largohemi e të lirojmë shtëpinë. Unë nuk largohem, sepse nuk kam ku të shkoj,” shtoi më tej Doko.

Përkundër pretendimeve të banorëve, Bashkia e Durrësit i tha BIRN se ka dëgjuar dhe trajtuar çdo kërkesë të ardhur në bashki nga banorët e prekur. Por Bashkia sqaron se nuk është ajo përgjegjëse për hartimin e projektit, por Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Edhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim  distancohet nga të gjitha përgjegjësitë, duke sqaruar se ka vetëm rol financues në projekt.

“Ne jemi në dijeni të situatës dhe të protestave që janë zhvilluar, por e shohim veten të distancuar nga kjo pjesë, për shkak se roli ynë nuk është vendimmarrës në hartimin e projektit dhe nuk është vendimmarrës edhe për gjithë gjërat që rrjedhin pas miratimit të projektit,” tha Sibel Pipa, menaxhere e marrëdhënieve me Publikun në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

“Roli ynë është vetëm financues dhe nuk ka përgjegjësi për dhënien e çmimeve për dëmshpërblimet,” shtoi ajo.

Sipas Avokatit të Popullit, ligji i padrejtë për shpronësimet dhe praktika të tjera të shtetit ndaj qytetarëve kanë krijuar këtë realitet të braktisjes – në një histori që përsëritet pas çdo projekti të madh të zhvillimit.

Ndërsa rrezikon të dalë mes katër rrugëve, Altin Xhogu thotë se qeveria po i dëbon nga pronat e tyre. “Ky është dëbim, është dëbim. Ik largohu, se do ta marr unë pronën, duke e ditur që zoti i pronës jam unë more zotëri,” përfundoi ai./BIRN

tid

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj