LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte dënuar me 13 vite burg

• Andrea Stase ka mbytur të aitin Dhimitër Stase, 85 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Remas të Divjakës. Nga informacionet paraprake, dyshohet se djali e ka mbytur babain me duar. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen për momentin. • Pas krimit të rëndë, Stase është arratisur nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutave ndjekjeje është vënë në pranga. • Shkaqet e ngjarjes dhe rrethanat nuk dihen ende. • Andra Stase është person me precedent penalë. Ai rezulton të jetë dënuar më herët me 13 vite burg.

7 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Mbyti babanë në Divjakë, banorët e zonës flasin për autorin: Këtu njihet si Kujtim, s'vuan nga shëndeti mendor

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte
Foto ilustruese

DIVJAKË- Banorët e fshatit Remas kanë dhënë detaje lidhur me marrëdhënien e Dhimitër Stases dhe djalit të tij, Andreas që pasditen e sotme e mbyti. Në prononcimet e tyre për mediat, banorët kanë dhënë versione të ndryshme se përse i biri kishte dy emra. Si arsye për identitetin e dyfshitë, banorët e zonës kanë dhënë dënimin e 58-vjeçari për drogë në Itali. Duke zbuluar se e njihnin me emrin Kujtim. 

"Ku nuk ka qenë, edhe mund të ketë bërë burg. Nuk e di, emrat e drogës janë nga 5-6 po këtu e thërrasim Kujtim. Unë isha pastruese erdha për ta ndihmuar për t'i pastruar shtëpinë. I ati e ka emrin Dhimitër Stase ndërsa i biri Kujtim,"-thanë banorët.

Po ashtu, ata kanë mohuar faktin se autori kishte probleme të shëndetit mendor.

"Nuk ishte me probleme. Për të kujdesej nusja e vëllait e Agronit shumë e mirë ajo. Kujtim e quajnë atë po s'kam dëgjuar ndonjë gjë të keqe. Jo nuk kanë qenë të rrezikshëm, nuk dimë gjë. Pyesni njerëzit e familjes,"-shtuan ata. 

4 VITE ME PARE

12 vite burg në Itali për drogë, edhe vjet u prangos nga Policia, kush është 58-vjeçari nga Divjaka që vrau të atin

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte
Pamje nga Divjaka

DIVJAKË- Divjaka u trondit sot nga një krim i rëndë, ku djali vrau të atin e tij të moshuar duke e dhunuar brutalisht, e më pas e mbyti. Deri më tani raportohet se 58-vjeçari Andrea Stase, rezulton me precedent penalë dhe nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu në Itali. Stase ka qenë i dënuar me 12 vite burg në Itali, për çështje droge. Madje një vit më parë ka qenë i arrestuar në Shqipëri për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Megjithatë, po ashtu raportohet se autori vuante probleme të shëndetit mendor, por krimin e ka kryer kur ka qenë në gjendje të dehur.

4 VITE ME PARE

Mbyti babanë/ Djali s'flet para policisë, ende nuk i ka dalë alkooli

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte
Pamje nga vendi i ngjarjes

DIVJAKË- Mbyti babanë, por Andrea Stase ende nuk e ka dhënë versionin e tij lidhur me çfarë ka ndodhur në Policinë e Divjakës. Kjo për shkak se ende nuk i ka dalë alkooli. Deri më tani raportohet se vrasja e 85-vjeçarit Dhimitër Stase ka ndodhur gjatë një konflikti me të birin e dehur, i cili i ka tërhequr vëmendjen të birit për përdorimin e alkoolit. Kështu ka nisur dhe dhuna ndaj tij nga i biri, që i mori dhe jetën. 

4 VITE ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet nga banesa në Divjakë, djali i mori jetën babait

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte
Pamje nga banesa në Divjakë

DIVJAKË- Pamjet që po shihni janë nga vrasja në Divjakë ku Andrea Stase, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor mbyti babanë e tij 85 vjeç, Dhimitër Stase në një kanal. Sipas burimeve, viktima ka pasur të 2 djemtë me probleme të shëndetit mendor, të dy me kartelë shëndetësore.

Shkak i zënkës dyshohet të ketë qenë gjendja e dehur e djalit, i cili nuk i ka pranuar kritikat e të atit dhe e ka dhunuar, e më pas mbytur derisa i ka marrë jetën. 58-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg.

4 VITE ME PARE

VD-Djali mbyti babanë në Divjakë, flet i afërmi: Kanë patur debate, s'e di ç'ka ndodhur

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte

DIVJAKË- Njëri prej të afërmve të familjes Stase ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e 85-vjeçarit nga djali i tij, pasditën e sotme. Në një prononcim për mediat, i afërmi tha se të dy kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin prej kohësh, derisa situata ka degraduar në këtë pikë.

“Kanë patur debate, por unë nuk kam qenë prezent, djali jetonte këtu, nuk mund të jap informacion të saktë, unë e kisha xhaxhanë tim, ata bashkë jetonin,”-tha ai për mediat, duke mos preferuar që të identifikohej. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Remas të Lushnjës, ku Andrea Stase, dhunoi dhe mbyti të atin e tij.

4 VITE ME PARE

Dhunoi dhe mbyti babain me duar, arrestohet 58-vjeçari në Divjakë, ishte bërë ‘tapë’

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte
Komisariati i Divjakës

DIVJAKË- Policia e Shtetit ka bërë me dije detaje lidhur me ngjarjen e rëndë në Divjakë, ku djali vrau babanë e tij, duke e mbytur në banesë. 58-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, e shtohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur Andrea Stase ka qenë në gjendje të dehur kur ka kryer krimin e rëndë.

"Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë. Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur. Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", -njofton Policia.

4 VITE ME PARE

Mbyti në kanal babanë e tij, kapet i riu në Divjakë, ishte dënuar më parë me 13 vite burg

Djali vret babain në Lushnje, arrestohet nga policia, i riu ishte
Foto ilustruese

DIVJAKË- Andrea Stase ka mbytur në një kanal të atin e tij 85 vjeç, Dhimitër Stase. I moshuari ka ndërruar jetë në vend për shkak të asfiksisë, ndërsa i biri i tij sapo është shoqëruar nga forcat e policisë në komisariatin e Divjakës. Deri më tani është bërë me dije se Stase është person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi rezulton i dënua me 13 vite burg. Por megjithatë ende nuk dien detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur.

djali vret babain ne divjake andrea stase dhimitër stase

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet