Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vijimi i Bordit do të jetë në duart e qeverisë.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ia ka kaluar ‘topin’ qeverisë për shkrirjen e Bordit të Karburanteve. Në dispozitivin e publikuar në faqen zyrtare bëhet me dije se ka pranuar pjesërisht padinë e bërë nga Partia Demokratike duke shfuqizuar vetëm një nen që deri më tani e lejonte Bordin që të vendoste se kur përfundon ‘situata e veçantë’ që nënkupton ngritjen dhe jetëzimin e vetë Bordit. Tashmë, kjo gjë do të jetë në duart e Këshillit të Ministrave, të vetë qeverisë.
Bordi me 12 anëtarë, pesë prej të cilëve janë përfaqësues të shoqërive hidrokarbure u ngrit përmes të firmosur nga qeveria më 12 mars të vitit 2022, për caktimin e çmimit të karburanteve. Koha ku u ngrit ishte vetëm një muaj pas luftës së nisur në Ukrainë që solli dhe rritjen e çmimit të karburanteve, kryesisht të naftës.
Por, Opozita e ka kundërshtuar gjithmonë ngritjen e këtij bordi dhe 29 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike depozituan padinë përmes të cilës kërkonin shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Ata u shprehën se asnjë prej Bordeve nuk i ka ruajtur interesat e qytetarëve dhe se ai i Karburanteve cënonte lirinë ekonomike e parimin e konkurrencës në treg. Sipas PD-së, në asnjë prej përbërjeve të bordit nuk ka asnjë konsumator, që të mbrojë të drejtat e tyre.
Njoftimi:
Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë . Shfuqizimi i ligjit nr. 42/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë .
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e nenit 21/10, pika 2, fjalia e dytë, të ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Sherri TIRANË- Pamjet që po shikoni tregojnë momentin kur babë e bir dhunojnë 32-vjeçarin pasi makinat e tyre u përpla...
Ermonela Jaho TIRANË- Zhgënjimi i sopranes Ermonela Jaho që gjeti sallat bosh kur erdhi për të dhënë mësim në...
E reja e dhunuar TIRANË- Motra e 31-vjeçarit Gleard Gusholli, i cili ndodhet pas hekurave pasi ka dhunuar e torturuar të dashurën e t...
Britani e Madhe BRITANI E MADHE- Një 38-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shpend Hakili ka dalë në gjyq pasi akuzohet se ka vrar&eum...
Foto ilustruese ITALI- Një 35-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar së fundmi në Itali pasi kishte fshehur drog...
Policia greke GREQI- Arbër Muçaj, një 17-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Greqi pasi akuzohet ...
Foto Ilustruese TIRANË- Një 32-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga dy persona, babë e bir. N&eu...
Dorjana Bezat TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezat, e cila ka treguar me detaje ngjarjen që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit...
Aksidenti TIRANË- Dy aksidenti kanë ndodhur ditën e sotme në hyrje të Tiranës nga autostrada Tiranë-Durrës. M&...
Fqinji TIRANË- Banesës së Muhamet Dukës në zonën e Freskut i është vënë në orët e para të ...