LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhgënjimi i Ermonela Jahos, ‘shpërthen’ rrjeti në reagime: Ulëritëse! Në cilin vend të botës të rinjtë do silleshin si hajna para një mundësie të tillë? E keni mendjen tek BBV

Anisa Ymeri, Arian Galdini, Altin Prenga dhe shumë emra të tjerë shkruajnë se fakti që asnjë pedagog apo student nuk e ndoqi nga afër aktivitetin e Jahos që mbush sallat nëpër botë, tregon se shqiptarët janë të fokusuar në reality show si Big Brother.

18 Prill 2023, 19:11 Nga F.M
Zhgënjimi i Ermonela Jahos, ‘shpërthen’ rrjeti në
Ermonela Jaho

TIRANË- Zhgënjimi i sopranes Ermonela Jaho që gjeti sallat bosh kur erdhi për të dhënë mësim në Tiranë është pasuar me një valë reagimesh. Pedagogë, artistë e emra të medias kanë komentuar mungesën e interesit të shqiptarëve ndaj një masterclasi të Jahos. Anisa Ymeri, Arian Galdini, Altin Prenga dhe shumë emra të tjerë shkruajnë se fakti që asnjë pedagog apo student nuk e ndoqi nga afër aktivitetin e Jahos që mbush sallat nëpër botë, tregon se shqiptarët janë të fokusuar në reality show si Big Brother.

“Në Shqiperi te gjitha punet behen dhe zgjidhen ne kafene. I ke te gjithe tek kafeneja gjate paradites dhe pasdite te gjithe duke pare te famshit e "Perputhen" dhe "BBV". Te gjithe me celulare ne dore. Nuk perdoret me celulari per te folur, vetem per Ëhats'app dhe mesazhe. Shkruajne dhe duke drejtuar makinen dhe kur vijne per vizite tek doktori. Tani eshte dhe fushata, i ke te gjithe ne takime elektorale, u paguajne dhe kafen aty, keshtu me 2-3 takime te ndryshme, i nxorren kafet e dites. Ne vendet e zhvilluara kane si loje per te kaluar kohen, shahun, ne kemi dominon. Eshte dallim i madh,”- shkruhet në një prej reagimeve.

REAGIMET:

Elbenita Kajtazi: Do të them edhe unë nja dy fjalë për rastin e masterklasit të Ermonela Jaho Për të gjithë ata student që studiojn kanton dhe synim kanë skenat e mëdha botërore e nuk kanë shkuar në këtë masterclass ju them më vjen shumë keq për ju sepse keni humbur një rast jashtëzakonisht të rëndësishëm të karrierës tuaj. Unë Ermonelen e kam si motër tani por sahere e takoj përveç që flasim për gjëra të ndryshme private une Monen e lodh me pyetje për rolet që interpretoj, dhe nuk do të kem kurrë mundësin ta falemnderoj mjaftueshëm që ka qëndruar dhe qëndron pranë meje në rrugëtimin tim.  Pedagoge e imja e cantos është Caroline Merz, por asnjëherë nuk më ka penguar të mbaj mësim edhe me Ermonelen, përkundrazi , ka pasur raste kur kam punuar me të dyja në të njëjtën kohë, prandaj edhe ju pedagog të dashur keni humbur shumë me mos shkuarjen tuaj në këtë masterclass sepse gjëja e parë që do mësonit është se si duhet trajtuar një student këndimi gjatë orës së mësimit , e jo thjesht të bëni disa vokaliza dhe pastaj një arie që zoti e din se a e dini se nga cila operë vjen ose nga cili shekull , nga cila periudh, nga cili kompozitorë e shumë e shumë gjëra tjera. Sa i përket interpretimit mos të flas hiq sepse disa nga ju përfshirë Kosovën, Maqedonin e Shqipërinë as nuk keni shkel në një skenë teatri asnjëherë e le më të interpretoni një rol nga fillimi deri në fund, prandaj ju them edhe një herë keni HUMBUR SHUMË. Kur ke dashuri e passion të madh për këtë profesion aty nuk ka vend për inate por duhet të hapësh veshët mirë që të thithësh sa më shumë dituri sepse më besoni po flas nga përvoja ime personale nga fillimet e mia, kur të mateni me botën do e shikoni se sa larg jeni…

Albana Bufi: E dashur Ermonela Jaho mos prit nga një vend kur fatkeqësisht në 24 orë media diskuton vetëm BB.Kultura është e vetmja gjë që nuk importohet. Ti vjen e jep një pjesë nga dija e kultura jote në këtë vend e kjo është shënjë fisnikërie, por mbi të gjitha jep nga koha jote e cila është shumë e çmuar për këdo. Të uroj suksese e gjithmonë të ndriçosh me zërin e shpirtit e dashurinë për artin. Ata që i vlerësojnë vlerat që ka arti e kultura gjithmonë do të Duan e do të japin respektin maksimal.

Sotir Lako: Sopranoja me e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, organizoi ne TOB per 4 dite rresht nje Masterclass, per mesimin e teknikave profesionale, pa asnje pagese. Ajo qe e merziti Ermonelen dhe ne, ishte pjesmarrja e ulet. Asnje nga pedagoget dhe studentet e fushes perkatese ne Universitetin e Arteve, nuk kishte marre pjese.  Ermonela, ne Shqiperi te gjitha punet behen dhe zgjidhen ne kafene. I ke te gjithe tek kafeneja gjate paradites dhe pasdite te gjithe duke pare te famshit e "Perputhen" dhe "BBV". Te gjithe me celulare ne dore. Nuk perdoret me celulari per te folur, vetem per Ëhats'app dhe mesazhe. Shkruajne dhe duke drejtuar makinen dhe kur vijne per vizite tek doktori. Tani eshte dhe fushata, i ke te gjithe ne takime elektorale, u paguajne dhe kafen aty, keshtu me 2-3 takime te ndryshme, i nxorren kafet e dites. Ne vendet e zhvilluara kane si loje per te kaluar kohen, shahun, ne kemi dominon. Eshte dallim i madh.

Altin Prenga: E nderuar Ermonela Jaho po te ishte ndryshe ky vend ne sot do ishim zvicerr por të lutem mos u ndal duke këmbëngulur. Historikisht në këtë vend janë relativizuar vlerat absolute sipas interesave. Te lutem mos u ndal se ti je vlere absolute shqiptare ne mbare boten. Personalisht nderkohe qe kemi pasur artikuj nga e gjithe bota, nje gazetaruc tha nuk na dinte emrin,  dhe nje "pronar" shoqate someljerie solli ne shqiperi nje gazetar te konkursit me te madh nderkombëtar te verave, ku Mrizi ishte i vetmi qe merrte pjese dhe e devijoi nga ne. Te lutem kembengul sa me shume per te miren e te rinjve, te ardhmes qe breza tjere ta kene me te lehte.

Arian Galdini: Ermonela Jaho si dëshmia e një të vërtete që nuk e pranon dhe nuk e shqipton askush... Ne edhe "elitat" i kemi skuthokratike....Prandaj jemi këtu në këtë pikë e derexhe ku jemi... Nëse je "mediokër i famshëm" ngase je nipi, djali, krushku, mbesa e dikujt apo "limfa e ndonjerës prej 3 Partive të Mëdha", të gjithë të duan, lëvdojnë, ndjekin, përmendin, e të ngrenë aq lart sa nuk kuptohet a je "i famshëm katundi" apo je VIP nga Hollywoodi apo Cinecitta.... Nëse je i talentuar, i zoti, kreativ, plot arritje e realizime personale, por që vjen nga një familje e thjeshtë e nuk je pjesë e "listëporosive të 3 partive të mëdha", ti je askushi, nuk të vlerëson kurrkush, madje të shpërfillin e mohojne bojkotojnë masivisht e plotësisht të gjithë...Ermonela Jaho ia ka dalë mbanë jashtë Shqipërie, por nuk ka asnjë lidhje me "elitat skuthokratike të Tiranës" e as me "listëporostë e 3 Partive të Mëdha"...Ndaj nuk i shkon askush sepse nuk e duan e nuk e vleresojnë këtu në Tiranën tonë politike, institucionale, kulturore, artistike apo elitare, dikë që është vetëbërë pa qenë pjesë e tyre....Ermonela Jaho shkëlqen jashtë "katundit tonë", por këtu të gjithë duan ose koketat e Partive ose të Elitave Skuthokratike ose Përputhen...Kaq

Anisa Ymeri: Në cilin vend të botës do të ndodhte që të mbante një masterclass Ermonela Jaho dhe artistët e rinj të mos “dyndeshin”? Në cilin qytet që ka një shkollë arti, studentët nuk do të mësynin për të mësuar? Në cilin metropol, njerëzit e kulturës do të silleshin si hajna ndaj një mundësie të tillë? Unë s’kam asnjë dyshim që ky është një sabotim i dirigjuar në perfeksion ndaj kësaj artisteje por sikur 1 e 1000-ta e energjive të shpenzuara për të sabotuar, të shfrytëzoheshin për të ndërtuar, Tirana do të ishte një qytet ku ka vlera dhe jo vulg. 8 artistë të rinj kanë qenë pjesë e masterclass-it me Ermonela Jahon! Ulëritëse.

Junida Katroshi: Karma is a bitch! Mos u merzit zonje fare! Je shume e famshme dhe e zonja por nuk ke ndihmuar njeri, ato qe te njohin e dine! Shpesh njerzit sillen me te tjeret ashtu sic jane sjelle te tjeret me ato! Ne Shqiperi ka nje fryme negative te rrenjosur prej kohesh, artistet e rinj nuk i suporton njeri dhe nuk i hapen dyert sepse si Maestrot ne Teatri i Operas dhe Baletit (TOB) si dhe Maestrot tek Akademia e arteve (Tirana) i kane bere qokat mire dhe vazhdojne i bejne! Pedagoget e kantos si ne Liceu Artistik ashtu edhe tek Akademia e arteve (Tirana) nuk kane nevoje te bejne asgje, madje edhe oret e mesimit me studentet sepse nuk i shqeteson njeri, jane te perjetshem! As ato qe duhet te dalin ne pension nuk dalin! Mua me vjen shume keq per te gjithe ato te rinj qe kane ende endrra te behen kengetare lirik.

anisa ymeri ermonela jaho altin prenga elbenita kajtazi sotir lako

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit