LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati ndaj Preng Palucës në Kamëz, ekstradohet nga Spanja autori me dy emra

Edmir Vlashi (Marku) u arrestua bashkë me Hektor Ndokën. Të dy thurën dhe vunë në jetë planin për të vrarë burrë e grua, por përpjekja e fundit dështoi në dhjetor të 2021.

18 Prill 2023, 15:55 Nga F.M
Atentati ndaj Preng Palucës në Kamëz, ekstradohet nga Spanja
Antoneta dhe Preng Paluca

TIRANË- Edmir Vlashi (Marku), 33 vjeç, banues në Lezhë është ekstraduar në Shqipëri pas arrestimit të tij në Barcelonë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Mataro’, pasi akuzohet se ka organizuar atentatin ndaj Preng dhe Antoneta Palucës, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 16.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” Vlashit për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Edmir Vlashi (Marku) u arrestua bashkë me Hektor Ndokën. Të dy thurën dhe vunë në jetë planin për të vrarë burrë e grua, por përpjekja e fundit dështoi në dhjetor të 2021. Policia shqiptare kërkoi asokohe në banesat e tyre ku gjeti dhe zbuloi një arsenal armësh dhe një sasi para kesh prej 90 mijë euro.

Historia e atentateve ndaj çiftit Paluca:

Preng Paluca u planifikua të vritej me mina të telekomanduara nga një grup kriminal rival, për shkak të prishjes së një pazari droge në Belgjikë e Spanjë. Porositësit kishin ‘kontraktuar’ për të bërë punën 3 persona; Hektor Sadiku (Ndoka), Edmir Vlashi (Marku) dhe Mark Lamkja. Këta të fundit planifikonin çdo gjë në lokalin e vjehrrit dhe vjehrrës së tyre, Nikoll e Marie Marku. Plani për atentatin u zbulua krejt rastësisht pasi Policia u informua se çifti Marku dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja posedonin arsenal armësh. Në këtë mënyrë policia ra në gjurmët e dy personave të cilët do të kryenin vrasjen. Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka kishin pak kohë që sapo ishin kthyer nga Belgjika. Ata kishin ardhur disa herë në Tiranë, ndërsa më datë 7 u nisën 'ekzekutorët'. Çifti Marku dhe dhëndrri i tyre Mark Lamkja u vunë në pranga, ndërsa Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka u shpallën në kërkim.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Bashkëpunim intensiv me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale. I akuzuar si bashkëposedues i një arsenali të përbërë prej 6 armësh zjarri, 1 arme gjahu dhe lëndë plasëse, kapet në Barcelonë dhe ekstradohet drejt vendit tonë, 33-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Mataro”, të finalizuar nga Policia e Lezhës, në dhjetor të vitit 2021. Gjatë këtij megaoperacioni, u sekuestrua arsenali i armëve dhe shuma 88 900 euro e dyshuar e përfituar nga tregtimi i armëve, si dhe u vunë në pranga 3 shtetas, të afërm të 33-vjeçarit të ekstraduar nga Spanja. Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe punës operacionale ndërmjet shërbimeve të ZQK Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, u bë i mundur lokalizimi në Barcelonë, kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. V. alias E. M., 33 vjeç, i lindur në Lezhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Më datë 07.12.2021, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Mataro”, në banesën e këtij shtetasi dhe në banesën e të afërmve të bashkëshortes së tij (prindërit dhe vëllai i bashkëshortes, të arrestuar në flagrancë në kuadër të këtij megaoperacioni), shërbimet e Policisë së Lezhës gjetën dhe sekuestruan 6 armë zjarri, 1 armë gjahu, 2 kuti me lëndë plasëse C4, shumën 88 900 euro, kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellëse, 2 radio si të Policisë, municion luftarak, 1 automjet dhe celularë. Shtetasi E. V. alias E. M. iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

preng paluca antoneta paluca edmir vlashi

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët