2 Qershor 2023, 11:30
Nga A.B
Policia
BERAT- Identifikohet një tjetër person i implikuar në rastin e tentativës për të kryer atentat ndaj një shtetasi, në qarkun e Beratit. Vihet në pranga 50-vjeçari nga Korça. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË:
Berat/Vijon operacioni policor i koduar “Objektivi”. Identifikohet një tjetër shtetas i implikuar në rastin e tentativës për të kryer atentat ndaj një shtetasi, në qarkun e Beratit. Vihet në pranga 50-vjeçari nga Korça. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u parandalua atentati ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal, strukturat e DVP Berat kanë vijuar hetimet e thelluara në lidhje me këtë rast. Në vijim të veprimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, gjatë 48 orëve të fundit, janë shoqëruar 13 shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë që mund të kenë dijeni mbi atentatin e mbetur në tentativë.
Si rezultat i hetimeve të thelluara u identifikua edhe një shtetas tjetër i implikuar, konkretisht shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në Korçë.
Falë koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i këtij shtetasi në ambientet e DVP Berat, ku në përfundim të veprimeve proceduriale u bë ndalimi i tij, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe monucioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Korcë dhe të DVP Tiranë, dhe në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, duke siguruar bashkëpunim me Policisë e Kosovës, vijojnë veprimet komplekse për kapjen e shtetasve në kërkim dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit G. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme
atentati ne berat
Aktualitet
2 Qershor 2023, 11:09
m.s
foto ilustruese
VORË- Një 60-vjeçar me inicialet M. M., ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në ambientet e nj&...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 11:01
m.s
foto ilustruese
FUSHË-MAMURRAS- Policia ka arrestuar drejtuesin e një mjeti, i cili dy ditë më parë aksidentoi për vdekje nj...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 11:00
A.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-deputeti socialist Vladimir Kosta është thirrur ditën e sotme pranë ambienteve të Prokurorisë ...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 10:48
A.B
Ambulance
SHIJAK-Sherri banal mes Ardjan Çyrbes dhe autorit të dyshuar Ervis Hodo ka nisur në pazarin e qytetit. Dy të përfshir&...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 10:50
m.s
foto ilustruese
SHIJAK- Ardjan Çyrbja, 50-vjeç, mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa autori i dyshuar i kësaj n...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 10:01
A.B
Municionet
LEZHË- Qemal Ajazi është arrestuar nga Policia. 60-vjeçari u vu në pranga pasi prodhonte mina me telekomandë...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 09:48
A.B
Policia
SHIJAK- Ardjan Çyrbja u plagos mbrëmjen e kaluar me armë zjarri nga Ervis Hodo. Ky i fundit ka shtënë tri herë me a...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 09:12
m.s
foto ilustruese
SKOCI-Një shqiptar në Skoci i cili dispononte foto të abuzimit seksual të fëmijëve, pritet të deportohe...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 09:19
A.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një plagosje brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Avni Kaca është plagosur me thik&e...
Aktualitet
2 Qershor 2023, 09:06
A.B
Ministria
TIRANË- Ministria e Brendshme ka reaguar pas arrestimit të Shkëlzen Gjonaj, efektivit në Shkodër, i cili u filmua duke v...