Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arrestimi i 3 personave dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike.
TIRANË- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Presidentin e 'BanaKing'. Ky veprim është marrë në kuadër të operacionit policor të koduar 'Again', pas zbulimit të një sasie të madhe kokaine në Portin e Durrësit.
Në pranga kanë përfunduar: administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", "Falsifikim kompjuterik". U shpall në kërkim pronari i kompanisë Trifon Murataj. Gjithashtu u shpall në kërkim Trifon Murataj, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane, i cili është duke u kërkuar nga Policia e shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË:
Port, Durrës - Vijon operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta. Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit. Vihet në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, brenda së cilës Policia gjeti 33.5 kilogramë kokainë.
Shpallet në kërkim presidenti i kësaj kompanie. Në pranga edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”; A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”; A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij. Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Ditën e djeshme, u zbuluan 33.5 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Lënda narkotike e cila ishte futur në kontejnerët e kompanisë ‘BanaKing’, në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj, u gjet pasditen e djeshme në Portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte ngarkuar me banane dhe vinte nga Ekuadori. U desh tre ditë kontrolle, që të zbulohej se në kontejner ishte fshehur sasia e madhe e lëndës narkotike. Qentë antidrogë ishin ato që zbuluan se ku fshihej droga. Kokaina ishte mbështjellë dhe futur brenda kutive të mbushura me banane. Në polici kanë përfunduar 8 persona, punonjës të kompanisë dhe portit, pasi skaneri e kishte nxjerrë të paste kontejnerin dhe dyshimet janë se ka pasur bashkëpunim me përgjegjësit.
Shqiptarët në Angli BRITANI E MADHE- Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzuan sot qeverinë...
Liman Morina HAS- Media britanike "Dailymail" ka bërë një shkrim për Hasin, një nga qytetet që ka "eksportuar" më së...
Porti Durres TIRANË- Përfaqësuesit e kompanisë 'Banaking' kanë mohuar të jenë të përfshirë në t...
KUKES BRITANI E MADHE- Gazeta e njohur 'The Telegraph' i ka kushtuar një vëmendje anës së errët të pasurisë që krij...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portale për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë p&e...
Kastriot Ismailaj TIRANË- Kastriot Ismailaj, biznesmeni i përfshirë në skandalin CEZ, ka paraqitur një kërkesë në G...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Bandat shqiptare të drogës po përdorin kampet e emigrantëve në Francën veriore si nj&eu...
Moti TIRANË- Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirash, të cilat m...
Ardit Spahiu BELGJIKË- Zbardhet vrasja e Ardit Spahiut! Vrasësi i shqiptarit Ardit Spahiu, i ekzekutuar në Molenbeek në vitin 2020, &eu...
Bledi Çuçi TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka pëgëzuar Policinë e Shtetit për operacionin...