17 Korrik 2023, 13:58
Nga A.B
Makina e sekuestruar
ELBASAN- Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Policia ka vënë në pranga Marvis Peçin, ndërsa ka shpallur në kërkim Ambri Sinakoli e Erion Çapjan. Peçi është vënë në pranga pasi dyshohet për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Policia mori informacion se një konflikt i çastit kishte ndodhur mes 4 shtetasve, duke u qëlluar me armë zjarri në ajër. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin Sinakoli dhe Çapja.
NJOFTIMI I POLICISË:
U konfliktuan me 2 shtetas (vëllezër), për motive të dobëta, dhe gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit e implikuar në këtë rast. Vijon puna për kapjen e tyre. Vihet në pranga një 40-vjeçar, për përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi dhe përkrahje të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër).
Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale "Moskallëzim i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. dhe E. Ç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
konflikt ne elbasan elbasan marvis peci erjon capja
Aktualitet
17 Korrik 2023, 13:45
k.m.
Pamje nga aksidenti
KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin nacional Korçë-...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 13:06
k.m.
VAU I DEJËS- Një 28-vjeçar, i identifikuar si Mark Preka është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi ka k&...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 12:59
k.m.
Alma Felaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prok...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 12:49
I.A
Protesta e studenteve
TIRANË- Studentët e Fakultetit të Mjekësisë do të protestojnë më datë 20 korrik, pë...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 12:19
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 12:08
k.m.
Pamje nga aksioni
ITALI- Dy grupe kriminale të shpërndarjes së drogës janë goditur nga policia italiane, një ...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 11:50
f.i
pamje nga protesta
DURRËS- Banorët e pallatit nr.21 në lagjen numër 6, të shpërngulur në banesa të tjera ...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 11:40
k.m.
Arma e sekuestruar
DURRËS- Sherri mes një çifti mund të kishte përfunduar keq, por të mos ishte për ndërhyrjen e ...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 11:38
k.m.
Joana Duro
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet lidhur me dosjen e ko...
Aktualitet
17 Korrik 2023, 11:32
I.A
Foto nga mbledhja
TIRANË- Nisma për kultivimin e kanabisit për përdorime mjekësore ka sjellë debate në Komisionin e...