Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• 15 banesa dhe 600 hektarë tokë të përmbytura në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Ky është bilanci i përmbytjeve në vend, pas 24 orëve reshje të dendura. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në Shkodër, në Njësinë administrative Ana e Malit 400 hektarë tokë janë përfshirë nga uji. Pjesa tjetër është në Lezhë e Durrës. • Ndërkohë në Korçë është shënuar një viktimë. Artan Pishtari, 53 vjeç, me origjinë nga Voskopoja, po udhëtonte me mjetin e tij, kur u përball me rrugën e lagësht nga reshjet e shumta të shiut. Në momentin që mbërriti në urën e fshatti Polenë, Pishtari humbi kontrollin e mjetit dhe ra në lum. Për rrjedhojë, ai ka humbur jetën. • Në një tjetër njoftim, MM bëri me dije se situata duket se do të vijë drejt përmirësimit, pasi reshjet janë ndërprerë në disa zona. Sipas MM, kuotat në Drin, Bunë dhe Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. • Përmbytje ka edhe në banesa, në lagjen Sanxhak të Laçit uji përfshiu 15 shtëpi. Në vlorë gjithashtu në dy banesa është raportuar se ka hyrë uji. Nuk dihet ende nëse janë marrë masa në lidhje me evakuimin e familjeve. Edhe në qarkun e Durrësit janë raportuar probleme. • Lumi Ishëm dhe Erzen kanë dalë nga shtrati dhe në Bubq të Krujës dhjetëra hektarë tokë janë nën ujë. • Në Rrugën e Arbrit dhe në Shkopet ka pasur rrëshqitje dherash. Në aksin rrugor nacional Burrel-Shkopet si pasojë e rënies së gurëvë, kalimi bëhet vetëm në një sens. • Disa fshatra në rajonin e Shkodrës, Lezhës, Burrelit, Fierit, Korçës dhe Gjirokastrës kanë mbetur pa energji elektrike. OSHEE ka dalë në terren për të riparuar defektet.
28 artikuj për këtë temë.
KORÇË- Artan Pishtari, 53 vjeç, me origjinë nga Voskopoja, është viktima e aksidentit të rëndë që ndodhi sot në Korçë. Pishtari po udhëtonte me mjetin e tij, kur u përball me rrugën e lagësht nga reshjet e shumta të shiut.
Në momentin që mbërriti në urën e fshatti Polenë, Pishtari humbi kontrollin e mjetit dhe ra në lum. Për rrjedhojë, ai ka humbur jetën.
VLORË- Reshjet e shumta po sjellin sërish dëme të mëdha edhe në banesa. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati te Pazari i Mifolit dhe për pasojë uji ka hyrë brenda dy banesave. Niveli i lumit Vjosa te Ura e Mifolit ka arritur në 6.8 metër. Nuk dihet ende nëse janë marrë masa për të evakuuar personat që jetonin në ato shtëpi.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.
Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
KORÇË- Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Korçë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndpdhur këtë mbrëmje në Polenë. Mësohet se një makinë ka dalë nga ura e Polenës dhe ka rënë në lumë. Për rrjedhojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Zona është e rrethuar dhe pritet që të zbardhen rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se mjeti ka rrëshkitur për shkak të lagështirës në rrugës dhe ka humbur kontrollin. Nuk dihet ende identiteti i viktimës apo detaje rreth tij.
DURRËS- Moti i keq ka përmbytur dhe Durrësin. Fotoja tregon se gjatë orëve të vona të pasdites, në qytetin bregdetar ka nisur të bjerë breshër. Brenda pak sekondave, Durrësi është ‘zbardhur’ nga breshëri. Njerëzit kanë nisur të vrapojnë, ndërsa rrugët janë bllokuar duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.
Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
MAT- Kompania që ka privatizuar HEC-et Ulëz e Shkopet ka nisur shkarkimin e tepricave për shkak se prurjet janë më të larta se nevoja e tombinove për të punuar me kapacitet të plotë. Hapja e portave të shkarkimit në hidrocentralin e Shkopetit ka rritur rrezikun e përmbytjeve në zonën e Milotit për shkak të rritjes së nivelit të lumit Mat në rrjedhën e tij drejt detit Adriatik.
Prurjet në liqenin e Shkopetit u rritën pas prurjeve të shumta nga lumi i Matit që përgjatë përrenjve e luginave ka bërë që të rritet niveli në Ulëz. Por, tani zonat rrezikohen nga përmbytjet.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.
Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
TIRANË- Ministria e Mborjtjes pretendon se situata në Shqipri është normalizuar, pavarësisht reshjeve të shumta që kanë rënë në 24 orët e fundit. Në njoftimin e fundit, bëhet me dije se Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale. Sipas MM-së, është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të çullos. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.
Njoftimi:
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka përmirësim të dukshëm të situatës si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve të fundit. Kuotat e të gjithë lumenjve, veçanërisht e lumit: Drin, Buna, Vjosë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara. Niveli hidrik i kaskadave mbi lumin Drin paraqitet normale.
Është normalizuar gjendja në lagjen Granicë, në Gjirokastër, ku pati vërshim të përroit të çullos. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme, ndërsa në pak akse po punojnë në terren forcat e ARRSH, për të pastruar inertet, aty ku pati rrëshqitje të dherave si në rrugën e Arbrit, sipër tunelit apo edhe në rrugën midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, njësia Kurvelesh, Tepelenë.
Situata ka përmirësim sa i përket pranisë së ujit në rrugë apo sipërfaqe toke në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Dibrës. Po ashtu punonjësit e OSHEE po punojnë për riparimin e disa defekteve në disa zona rurale në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Elbasan, Korçë.
Të gjitha forcat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në zonat, ku mund të ketë probleme. Edhe gjatë natës do të ketë monitorim të vazhdueshëm të nivelit të lumenjve, me më shumë prurje.
TIRANË- Java e ardhshme pritet të jetë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar tabelën me të dhënat kryesore në lidhje me parashikimin e motit për javën që vjen. Moti për të gjitha ditët parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë lokalisht edhe alternimet me kthjellime. Për ditën e Hënë dhe të Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët. Ditën e Mërkurë reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe në orët e vona të mbrëmjes reshjet hera-herës fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ditën e Enjte përsëri reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Për ditën e Premte rikthehen përsëri reshjet me intensitet të lartë. Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu.
Njoftimi:
Duke lënë pas këtë fundjavë me reshje shiu të dendura; në një parashikim për javën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti për të gjitha ditët parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë lokalisht edhe alternimet me kthjellime. Për ditën e Hënë dhe të Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensite të ulët. Ditën e Mërkurë reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe në orët e vona të mbrëmjes reshjet hera-herës fitojnë itensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ditën e Enjte përsëri reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash. Për ditën e Premte rikthehen përsëri reshjet me intensitet të lartë. Zona e veriut dhe ajo e qendrës parashikohen me mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat pas orëve të mesditës do të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Zona e jugut parashikohet me mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale.
BURREL- Moti i keq ka sjellë pasoja dhe në zonën e Shkopetit. Mësohet se në disa pika të segmentit të Shkopetit deri në afërsi të urës së Ulzës ka patur rënie të vazhdueshme gurësh nga mali. Probleme nga moti i keq ka pasur dhe në aksin kombëtar Skuraj-Burrel.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.
Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
LUSHNJË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka dalë me një njoftim zyrtar për problemet me energjinë elektrike që u hasën gjatë ditës së sotme në disa qarqe të vendit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe motit të keq. Në njoftim sqarohet se situata paraqitet pa probleme në Vlorë dhe Lushnje, ndërsa po punohet për riparimin e defekteve në dy linja në Fier dhe Sarandë.
"Si pasojë e motit të keq në një pjesë të vendit, disa linja të OSSH pësuan defekt, kryesisht në zonat rurale ku rrjeti është ajror dhe përshkon distancë të gjatë. Në raport me mbrëmjen e djeshme, të dhënat nga terreni paraqesin situatë të normalizuar në 70% të fidrave të prekura. Raportohet se se rajonet me probleme të theksuara si Lushnja dhe Vlora, aktualisht paraqiten në gjendje stabël. Është punuar gjatë për riparimin e dy linjave 35kV nga ana e OSSH në zonat Fier dhe Sarandë. OSHEE njofton se saj përket furnizimit me energji elektrike të Hidrovoreve, të gjithë fiderat, Nst si dhe linjat 35 kV ndodhen në funksion të plotë", theksohet në njoftimin nga OSHEE.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al
LIBRAZHD- Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që prej mbrëmjes së djeshme të cilat kanë vijuar edhe sot kanë sjellë një sërë problemesh në qarkun e Librazhdit. Mësohet se gjatë natës u bllokuar aksi Elbasan-Qafë Thanë si pasojë e inerteve dhe gurëve që kanë rrëshqitur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Mëgjithatë mësohet se po punohet për pastrimin e tyre në mënyrë që të shmangen edhe aksidentet rrugore. Sakaq mësohet se në 2 njësi administrative, përkatësisht Rrajcë dhe Stërblevë ka probleme me energjinë elektrike për të cilat OSHEE është duke kryer punime. Aktualisht, prurjet e lumenjëve dhe përrenjëve nuk kanë shkaktuar ndonjë problem. Ndërsa në Rrapun janë hapur digat dhe deri tani nuk ka raportime për përmbytje.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al
DURRËS- Prefektura e Durrësit është tërhequr nga deklarata e bërë më parë, ku tha se përmbytjet në Fushë Krujë ishin shkaktuar nga hapja e Portave të Bovillës. Përmes një postimi tjetër të bërë në rrjete sociale, sqarohet se dalja e lumit Ishëm ka ardhur si pasojë e rreshjeve me intesitet të lartë gjatë natës dhe jo nga hapja e Portave të Bovillës. Ndër të tjera në njoftim thuhet se niveli në liqenin e Bovillës është -9m nga kuota maksimale e tij.
“Sqarojmë se lajmi i përhapur në media sot në mëngjes se përmbytjet në zonën e Fushë Krujës kanë ardhur si pasojë e hapjes së portës së liqenit të Bovillës NUK ËSHTË I SAKTË. Saktësojmë, se dalja e lumit Ishëm ka ardhur si pasojë e rreshjeve me intesitet të lartë gjatë natës. Edhe njëherë, konfirmojmë se niveli në liqenin e Bovillës është -9m nga kuota maksimale e tij. Institucioni i Prefektit kërkon ndjesë për këtë informacion të pasaktë që është përhapur në media. Ju Faleminderit” thuhet në postim.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al
LIBRAZHD- Reshjet e dendura të shiut gjatë që kanë nisur prej mbrëmjes së djeshme dhe kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kanë sjellë përkeqësim të situatës në Librazhd. Mësohet se në Polis 2 fshatra janë bllokuar Polis Sheh dhe rruga për në Fushë Bull nga prurjet e lumit Gostima. Në Rrapun-Togës-Kuturman është hapur digae Hec-it, duke shkaktuar përmbytjen e tokave dhe bllokimin e disa banesave. Gjithashtu si pasojë e reshjeve të dendura të shiut qarkullimi i automjeteve aktualisht është i vështirë.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar në vend për shkak të reshjeve të shiut. Ai ka bërë të ditur se aktualisht janë përmbytur fshatrat e Krujës për shkak se janë hapur portat e Bovillës. Vasili bën përgjegjës kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai thotë se në këtë situatë, shkarkimet duhet të jenë të kontrolluara.
POSTIMI I PLOTË I VASILIT:
Përmbyten fshatrat e Krujës se hap portat e Bovilles Veliaj ne Tirane! Shkarkimet e Bovilles se Erion Veliajt permbytin fshatrat e Krujes, kjo eshte “ndihma”, qe Bashkia e Tiranes po jep per permbytjet. Prefektura e Durresit thote se Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës. Prefektura e Durresit e gjendur para ketij problemi kaq kritik kerkon qe se paku shkarkimet e Bovilles te jene te kontrolluara. Ky Veliaj qe premtonte dikur se do ti lajmeronte qytetaret qe perpara per motin e keq tani nuk i njofton as kur hapin portat e Bovilles qe permbytin shtepi dhe qindra ha toke.
Hajde besoji këta po të duash!! Me poshte keni edhe informacionin e Sektorit te Planifikimit, Përballimit të Emergjencave civile dhe Krizave te Prefektures Durres per situaten me te fundit te rreshjeve:
“PREFEKTI I QARKUT DURRËS
Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave civile dhe Krizave. Nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore, si dhe ato të gadishmërisë së përhershme, kanë vijuar rreshjet me intensitet deri mesatar;
Lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve me intensitet gjatë natës. Nuk ka rrezik për banesa;
Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës;
Nuk ka problem me argjinaturat e ujëmbledhësve dhe rezervuarë; Niveli në Hidrovorin e Porto Romanos është -80cm kurse në Hidrovin e Hamallajt -1m; Ka prani uji por të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht;
Të gjitha strukturat gjatë gjithë natës kanë qenë në terren (pas edhe kërkesës së ditës së djeshme nga Prefekti) me të gjitha kapacitetet e tyre. Prefekti kërkon nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për një komunikim me administratorët e Liqenit të Bovillës për të pasur shkarkime të kontrolluar.
Institucioni i Prefektit është në monitorim çdo moment të situatës, bashkëpunim me të gjitha strukturat përgjegjëse vendore dhe të gadishmërisë së përhershme. Mbetemi në kontakt”.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al

TIRANË- Moti i keq në vend ka sjellë sërish probleme, ku disa akse rrugore janë bllokuar nga rrëshqitja e dherave, dhjetëra banesa në disa zona kanë prezencë të ujit ndërsa qindra hektarë tokë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe prurjeve. Emergjencat civile kanë bërë me dije se si paraqitet situata në territorin e vendit., ku në njoftimin zyrtar theksohet se në total 265 sipërfaqe toke në Lezhë ndodhet nën ujë. Sakaq në Laç 15 banesa kanë gjithashtu prenncë të ujit. Përroi i "Çullos" ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat. Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.
Në njësinë administrative Ana Malit ka permbytje ne nje sipërfaqe prej 400 ha.
Ka ndërprerje të energjisë elektrike në njësine administrative Ana Malit, fshatrat Beltojë, Mali Hebe njësia administrative Bërdicë, si dhe njësia administrative Shkrel në Malësinë e Madhe.
Në njësinë administrative Zejmen në Lezhë ka sipërfaqe toke të përmbytur, 50 ha në fushën e Treshit dhe 15 ha në Spiten, ndërsa në njësinë administrative Balldren, ish - këneta e Torovicës ka 200 ha tokë nën ujë.
Në Mirditë ka rritje të prurjeve të përroit të Zmejës, në afersi të qytetit Rrëshen, i cili është në kuotë kritike.
Eshte hapur diga në rezervuarin e Qafmollës në Rrëshen pasi ka arritur pikën kritike, nuk ka shkaktuar probleme deri tani.
Në Kurbin ka prezencë uji në lagjen Sanxhak, qyteti Laç në 15 banesa.
Në lagjen "Granicë" të qytetit të Gjirokastrës përroi i "Çullos" ka shtuar prurjet dhe rrezikon banesat, ndërkohë që është bllokuar lagjja Lenxat në fshatin Lazarat.
Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, 200 metra pranë tunelit të Skërficës kanë vërshuar ujërat e një përroi malor.
Midis fshatrave Bënçë dhe Lekdush, një masiv me dhera ka bllokuar rrugën po punohet për largimin e inerteve.
Në Shijak lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, njësia administrative Gjepalaj, ka dalë nga shtrati.
Në Krujë lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, njësia administrative Bubq, ka dalë nga shtrati.
Në Fier ka ndërprerje të energjisë në disa fshatra, ndërkohë që ka tendencë rritjeje të nivelit të lumenjeve Vjosë, Seman dhe Shkumbin.
Në Elbasan ka rënie inertesh ne aksin Elbasan-Qafe Thane, Elbasan-Gjinar, Gramsh-Moglice, po punohet nga firmat kontraktore.
Në aksin e Rrugës së Arbërit sipër tuneleve në hyrje të Baypassit në drejtim të Qafë Murrizës, ka rrëshqitje të dherave nga skarpatet në një segment rruge, po punohet për largimin e inerteve.
Në aksin rrugor nacional Burrel - Shkopet në Shkopet ka renie gurësh në rrugë në 2 segmente, kalimi bëhet në një sens.
Forcat e Armatosura, nën koordimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të gjitha kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, mbeten në gatishmëri në çdo rast nevoje.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga reshjet, të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike, të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në çdo rast dhe pa vonesë.
KOSOVË- Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) raportuan të dielën për incidente në veriun e vendit ku rrugët kryesore po mbahen të bllokuara nga grupe qytetarësh serbë.
EULEX-i tha se "një bombe tronditëse u hodh kundër një patrulle të këtij misioni” por pa dëme në njerëz.
“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve të policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë ato kundër komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e EULEX-it, në të cilin nënvizohet gatishmëria për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve.
“U bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përgjegjës të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t'i sjellin përpara drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Sulmi u dënua edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Shtetet e Bashkuara i bashkohen EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari para sistemit të drejtësisë në Kosovë”, shkroi ambasadori Hovenier.
The U.S. joins #EULEX in strongly condemning the attack on a @EULEXKosovo patrol last night. Violent attacks on Kosovo Police and international security personnel are unacceptable and those responsible must be held accountable through the Kosovan justice system. https://t.co/WZvtW5CE56
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 11, 2022
Policia e Kosovës raportoi për disa sulme ndaj pjesëtarëve të saj gjatë së shtunës por pa dëme në njerëz.
Grupe serbësh bllokuan rrugët pas njoftimit për arrestimin e një ish pjesëtari të policisë nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarëve policor gjatë javës, ndërsa po bëheshin përgatitje për zgjedhjet komunale në veri, të cilat kundërshtoheshin nga përfaqësuesit serbë të mbështetur nga Beogradi.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpalli të shtunën shtyrjen e zgjedhjeve për në muajin prill të vitit të ardhshëm për shkak të situatës së sigurisë në veri.
Zgjedhjet u shpallën pasi përfaqësuesit serbë u larguan nga vendet e punës në fillim të muajit nëntor duke kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për të ndaluar përdorimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Policët, prokurorët e gjykatësit serbë gjithashtu braktisën vendet e punës.
Beogradi tha se do të kërkojë nga NATO-ja kthimin e një numri të personelit ushtarak dhe policor serbë në Kosovë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndonëse pranoi që nuk beson se kjo kërkesë mund të plotësohet.
“Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke nënvizuar ndërkaq se “çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe SHBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”./VOA
KOSOVË- Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka kërkuar nga qytetarët në veri të lejohet lëvizja e KFOR-it dhe EULEX-it, duke thënë se “prania e tyre është në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më parë”.
KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar situatën në veri të vendit, ku, më 10 dhjetor, janë ngritur barrikada dhe janë bllokuar disa rrugë nga serbët lokal, pas arrestimit të një ish-pjesëtari të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se një shok bombë është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.
Lista Serbe ka bërë thirrje drejt qytetarëve për “paqe dhe vetëpërmbajtje”, teksa Policia e Kosovës ka shtuar së fundi prezencën në veri, me qëllim të, siç është thënë "sigurimit të qytetarëve".
“Të mos biem në provokime. Të gjithë kemi nevojë për paqen dhe vazhdimin e dialogut për t'u dhënë hapësirë negociatorëve të cilët do të arrinin zgjidhjen e kësaj situate me dialog dhe jo me lëvizje të njëanshme”, thuhet në këtë njoftim për media.
“Ne dëshirojmë që bashkëqytetarët tanë të arrestuar të lirohen, sepse të gjithë e dinë se këto janë akuza të sajuara, por gjithashtu kërkojmë që të parandalohet çdo depërtim i policisë së Kosovës apo njësive tjera në veri të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Policia e Kosovës ka raportuar gjithashtu për shtënie me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.
Këto sulme i ka dënuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi në Twitter. Ai ka kërkuar që përgjegjësit të ndëshkohen.
“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, shkroi Hovenier në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po punon me KFOR-in për ta adresuar situatën “shpejt dhe në mënyrë paqësore”, por ka cilësuar se për tensionimet e fundit në veri nuk ka “pretekst”.
Më 6 dhjetor u raportua për një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që po përgatitej për zgjedhje në veri – zgjedhje që të shtunën presidentja Vjosa Osmani i shtyu për në prill të vitit të ardhshëm. Në atë pjesë të Kosovës ishin planifikuar zgjedhje pas dorëheqjes të përfaqësuesve të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë në fillim të nëntorit. Lista Serbe kishte kundërshtuar vazhdimisht mbajtjen e tyre. Më vonë, më 8 dhjetor, u raportua edhe për plagosjen e një zyrtari të Policisë së Kosovës në veri./ REL
SARANDË- Lundrimi detar është pezulluar edhe në bregdetin e Sarandës. Mësohet se mjetet e lundrimit janë ndaluar të zbarkojnë në det pasi rrezikohen për shkak të motit të keq që ka përfshirë këtë qark dhe jo vetëm. Varkat e peshkimit në linjën Sarandë -Korfuz janë ndaluar gjithashtu të lundrojnë për shkak të mbizotërimit të erërave të forta. Reshjet e shiut prej 24 orësh kanë pushtuar qarkun e Sarandës, ndërsa sipas meterologëve situata pritet të përkeqësohet në vazhdim.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al
KRUJË- Aksi rrugor Burrel -Milot është bllokuar nga inertet dhe gurët si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Për pasojë ku aks aktualisht për automjetet që kalojnë, bëhet burim aksidentesh dhe duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve. Aktualisht po punohet për të pastruar rrugën. Mësohet gjithashtu se, reshjet e mëdha të shiut gjithashtu kanë fryrë edhe liqenin e HEC-it të Shkopetit.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve. Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar. Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike./Dosja.al

TIRANË- Prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë reshjet e dendura të shiut kanë pësuar një sërë problmatikash ku ndër më krytesorja është ajo bllokimit të rrugëve të cilat janë bërë të pakalueshme në disa zona, duke u bërë kështu edhe burim aksidentesh të rrezikshme. Siç shihet edhe në foto një makinë ka mbetur e bllokuar nën ujë te 'Vilat Gjermne' poshtë urës, teksa disa kalimtarë kanë ndaluar për të parë nëse ka të lënduar.
Nuk dihet ende nëse ka apo jo persona të lënduar ndërsa theksojmë se mospastrimi i kanalizimeve në kryeqytet kë sjellë përmbytje të rrugëve saherë që ka prezencë të reshjeve të shiut, duke shkaktuar pamje të tilla./ Dosja.al
KUKËS- Moti i keq i shoqëruar sot nga reshje të dendura shiu dhe stuhi kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun Kukës. Mësohet se në disa rrugë ka rënië inertesh dhe gurësh të cilat kanë sjellë bllokimin e disa fshatrave duke bërë të pamundur qarkullimin e banorëve. Më konkretisht, fshatrat të cilat janë bllokuar janë: Nimçë, Carnalevë, Pakisht, Zapot, Xhaferraj, Tërshenë, Çajë, Shkinak etj. Nga ana tjetër, në rrugët nacionale qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme, ndërsa subjektet kontraktore po punojnë për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të rrugëve të bllokuara. Sakaq, rezervuarët po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm në të gjithë qarkun Kukës.
Aktualisht, reshjet e shiut po bien me intensitet të lartë duke rritur edhe prurjet në hidrocentralet e vegjël të Kukësit, prurje të cilat po rrisin me shpejtësi edhe nivelin e ujëmbledhësit më të madh hidrik në vend, atë të Fierzës.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç./Dosja.al
KORÇË- Rreth 15 fshatratë njësisë administrative Lozhan dhe Maliq, Dardhas në Pogradec dhe Libonik në bashkinë e Maliqit në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq. Mësohet se energjia elektrike mungon edhe në disa fshatra të zonës malore. Gjithashtu, prej mbrëmjes së djeshme një ndërprerje të energjisë ka pasur në fshatrat e njësisë administrative të Moglicës. Mësohet se deri më tani nuk janë marrë masa për rregullimin e defektit në kabinate elektrike në këto fshatra dhe nuk dihet sesa do të zgjasë kjo situatë.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç./Dosja.al
GJIROKASTËR- Kritike paraqitet situata e motit të keq edhe në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se diga e përroit të fshatit Hundëkuq është çarë si pasojë e vërshimit të ujërave të shiut , duke rrezikuar kështu përmbytjen e rrugës që të çon në këtë fshat. Sakaq mes dy fshatrave në Labovë, rruga rurale shfaqet problematike si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Ndërsa mësohet se në disa zona mungon energjia elektrike.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç./Dosja.al
SARANDË- Qarku i Vlorës është gjithashtu një nga zonat e prekura nga moti i keq. Stuhia dhe rehsjte e dendura të shiut gjatë orëve të mbrëmjes kanë bërë që të pezullohet sërish lundrimi detar. Prej 3 ditësh si pasojë e stuhive lundrimi është pezulluar derisa të neutralizohet situata e motit të keq. Sakaq mësohet se, probleme janë hasur edhe në Brataj teksa ka patur prezencë të inerteve në akset rrugore dhe rrëshqitje masive gurësh por deri tani nuk janë hasur probleme.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç./Dosja.al
TEPELENË- Situata e motit te keq paraqitet kritike edhe në qytetin e Tepelenës. Mësohet se janë bllokuar disa rrugë që të çojnë drejt fshatrave të këtij qarku. Problematike shfaqen rrugët përmes të cilave bëhet kalimi, konkretisht në fshatrat e Kurveleshit. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, mësohet gjithashtu se është bllokuar rruga Bënçë-Lekdush, ku ka patur rënie masive të inerteve të cilat kanë bërë të paqarkullueshëm këtë aks rrugor. Si rrjedhojë ngelen të izoluara nga qarkullimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivice, Progonat, Lekdush dhe Bënçe.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç./Dosja.al
DIBËR-Reshjet dhe rrëshqitjet e djerave kanë bërë që qarkullimi në rrugën e Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit të bllokohet. Shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit, në të njëjtin vend ku është shembur edhe gjatë muajve të pranverës.
Kjo ka bërë që dhjetëra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen. Drejtuesit e mjeteve thonë që po presin prej kohësh për të kaluar, ndërsa është vënë në dispozicion një mjet për heqjen e dheut.
LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematika në disa zona në qarkun e Lezhës. Përmbytje ka në Zejmen, Spiten e Balldren. Në Bashkinë e Mirditës, është njoftuar hapja e digës së Qafmollës pasi niveli i ujit në rezervuar ka arritur në nivele kritike. Në Rrugën e Kombit ka rrëshqitje dherash dhe gurësh.
NJOFTIMI:
Në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri sot në këtë orë kemi patur rreth 60 mm reshje (Lezha 75 mm) Në Bashkinë Lezhë
Në Njësitë administrative Blinisht dhe Dajç nuk raportohen problem përmbytje, por kemi ndërprerje te furnizimit me energji.
Ne Nj.Ad. Zejmen ne keto momente eshte rritur shume dendesia e rreshjeve. Ne fushen e Treshit deri ne keto momente jane te permbytura rreth 50ha. Ne Spiten rreth 15 ha.
Jemi ne Zone dhe po ndjekim situaten bashke me drejtorin e bordit kullimit pasi gjithshka lidhet me kapacitetin e punes te hidrovorit Tale.
Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish Këneta e Torovicës. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën.
Grupet e punës së OSHE janë në terren për riparimin e difekteve.
Në Bashkinë Mirditë
Pas komunikimit me kryetaret e Nj.A ne bashkine Mirdite nuk raportohen probleme.
Ka nderprerje te energjise elektrike ne Perlat.
Jemi njoftuar ne cel per hapjen e diges ne Qafmolle, pasi niveli ujit ne rezervuar ka arrit ne nivele kritike, por pa krijuar problem deri tani. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën.
Në këtë bashki kemi problem përsa i perket rrugës së Kombit, ku ka rrëshqitje dherash dhe gurësh gati gjatë gjithë gjatesisë, por me problematike është në zonën e Repsit.
Në bashkinë Kurbin.
Gjate gjithe mbremjes se djeshme, dhe ne keto momente qe flasim, rreshjet e shiut vijojne te bien me intesitet te larte, ne gjithe territorin e Bashkise Kurbin. Sipas verifikimeve, kemi nje rritje te prurjeve ne gjithe perrenjte dhe KUL, te cilat ne rast se rreshjet vijojne me kete intesitet, mund te dalin nga shtrati. Kemi marre njoftime per prezence uji ne Lagjen Sanxhak. Strukturat e MC së bashkisë janë në terren, duke ndjekur situatën.
Hidrovoret janë në gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Në kuotën kritike janë Hidrovori i Tales, Balldrenit, Drojës dhe Shllinzave.
Kemi rritje të prurjeve të lumenjëve. Kuota e lumit Drin është 1.6 m, nga 2.0 m që është kuota kritike
SARANDË- Moti i keq ka shkaktuar probleme në akset rrugore. Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë rrëzuar disa pemë në disa zona të Sarandës, të cilat pasuan bllokimin e rrugës Dermish-Cerkovicë. Për disa kohë, rruga u bë e pakalueshme.
Me ndërhyrjen e zjarrfikësve të Finiqit, u bë e mundur hapja e rrugës dhe normalizimi i situatës.
ELBASAN- Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që prurjet e përroit 'Zaranikës' të kthehen në një rrezik për banorët. Shtrati i përroit nuk përballon dot intensitetin e prurjeve duke bërë që uji të vërshojë jashtë.
Ura në lagjen Vullnetari, rrezikon shembjen. Aktualisht reshjet e shiut kanë ndalur, por banorët e zonës pranë përroit të Zaranikës janë të frikësuar. Rritje të prurjeve ka dhe përroi i Namazderes dhe lumi Shkumbin, por deri tani nuk raportohen probleme serioze.